
12:00/12 shkurt/2025
Shkup - Ambasadori Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup në takim me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova e ka informuar për aktivitetet e planifikuara të Misionit në vitin 2025, duke i theksuar, si fusha prioritare: sundimi i ligjit, të drejtat themelore të njeriut dhe kohezioni social, qeverisja e mirë, politikat rinore dhe barazia gjinore. Presidentja, siç bëri të ditur Kabineti i saj, e ka informuar ambasadoren për organet e reja: Këshillin e Sigurimit, Këshillin Rinor, Komisionin e Faljes dhe Komisionin për ndarjen e dekoratave dhe mirënjohjeve. Ka shpjeguar se gjatë nominimit, në radhë të parë është udhëhequr nga kompetenca, ekspertiza dhe integriteti, pa neglizhuar përfaqësimin e drejtë dhe të duhur, si dhe dimensionin gjinor.
Shkup - Zëvendëskryetari i parë të Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti lidhur me vendimin e Qeverisë të fillojë procedurë për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Lupço Kocevski thotë se ajo është rezultat i shkeljeve të vazhdueshme juridike të Kocevskit. "Fillimisht, kjo procedurë është në përputhje me frymën e faktorit ndërkombëtar dhe partnerëve strategjikë, për të ndërhyrë aty ku ka shkelje. Së dyti, besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor është në nivelin më të ulët që nga vitet 1990 dhe është pothuajse nuk ekziston. Së treti, prokurori publik Kocevski ka vazhduar me shkelje të vazhdueshme ligjore, duke krijuar një situatë që e ka bërë të pashmangshëm vendimin për shkarkimin e tij", ka theksuar Mexhiti për televizionin Alsat.
Shkup - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot dhe nesër në Bruksel do të marrë pjesë në takimet e Këshillit Veriatlantik të NATO-s, në nivel të ministrave të Mbrojtjes. Siç njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes, sot ministri Misajllovski do të marrë pjesë në takimin e Kontakt-grupit për Ukrainën, për herë të parë të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar. Gjatë ditës së nesërme, ministri Misajllovski së bashku me kolegët - ministra të mbrojtjes nga vendet aleate do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s, ku do të bisedohet për një gamë të gjerë temash nga përforcimi i mbrojtjes së Aleancës dhe qëllimeve të parandalimit dhe aftësive, deri te investimet në mbrojtje dhe përforcim të industrisë mbrojtëse.
Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, sot realizoi video konferencë me Oleksi Kuleba, zëvendëskryetar i Kabinetit të ministrave të Ukrainës, kumtoi Ministria e Transportit. Dy nënkryetarët, në emër të qeverive të dy vendeve e nënshkruan Protokollin për ndryshim të Marrëveshjes mes Maqedonisë së Ukrainës për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave. "Me ndryshimet e Marrëveshjes parashihet, dy vendet të vendosin liberalizim për transportin bilateral dhe tranzitor në qarkullimin ndërkonbltar rrugor të mallrave, përkatësisht i njejti të zhvillohet pa leje", ceket në kumtesë.
Shkup - Ministri i Tranformimit Digjital, Stefan Andonovski realizoi takim bilateral me Mohamed Hamad Al Kuvaiti, udhëheqës i sigurisë kibernetike për Qeverinë e Emirateve të bashkuara Arabe dhe kryetar i Këshillit për siguri kibernetike të EBA-së. Ministria informon se bashkëbiseduesit folën për mbrojtje në sferën e sigurisë kibernetike, bashkëpunimin ndërkombëtar në përballjen me sulmet hibride dhe kërcënimet kibernetike. "Al Kuvaiti është i njohur për atë që e çoi EBA-në në pesë vendet e para më të mbrojtura nga sulmet kibernetike. Dr. Al Kuvaiti zhvillon edhe nisma të shumta të cilat sollën rekorde të Ginisit për ngritjen e vetëdijes për siguri kibernetike dhe organizim të stërvitjeve më të mëdha kibernetike të sigurisë, me çka dukshëm e rriti rezistencën e kombit në haplsirën kibernetike", ceket në kumtesë.
Shkup - Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski informon se ndalesa për përdorimin e telefonave celularë gjatë mësimit funksionon në mënyrë të shkëlqyer në të gjitha tetë shkollat fillore. "Ndalimi i përdorimit të celularit gjatë orëve të mësimit po jep rezultate. Ne kemi dy vjet që e zbatojmë këtë masë në shkollën fillore "Shën Cirili dhe Metodi" dhe është e dobishme. Studentët janë plotësisht të përkushtuar ndaj të mësuarit dhe cilësia e procesit arsimor është përmirësuar. Me rekomandimet që i kanë pranuar të tetë shkollat fillore në Qendër, ne po ofrojmë kushte më të mira mësimore dhe po kontribuojmë në zhvillimin e një atmosfere pozitive shkollore. Duke reduktuar përdorimin e celularëve gjatë orës së mësimit, nxënësit do të mësojnë rëndësinë e disiplinës personale dhe do të kenë shoqërizim më të madh me bashkëmoshatarët e tyre", thekson Gerasimovski.
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Dogana nga mbrëmë realizojnë aksion në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Sipas disa mediave, bëhet fjalë për drogë që është zbuluar në një kamion me targa të Maqedonisë. Sipas informacioneve të para, kamioni me letra të ricikluara ka hyrë nga Kosova dhe është dashur të shkojë në Greqi, ndërsa destinacion të fundit ka pasur Turqinë.
Shkup - Për shkak të defektit të gypit lidhës në rrugën "4" numër 27 në Studeniçan, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të rrugëve "3", "4", "5" rrugës "10". Siç informojnë nga Ndërmarrja Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi ndërprerja e furnizimiz me ujë do të jetë nga ora 10:20 deri në riparimin e defektit.
Shkup - Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Berovë ku janë matur -10 gradë, - 8 në Kriva Pallankë dhe Kodrën e Diellit, -6 në Veles, -5 në Shtip dhe Shkup-Petrovec, - 4 në Hanet e Mavrovës, Strumicë, Krushevë, Vinicë dhe Shkup-Zajçev Rid, - 3 në Manastir dhe Kavadar, -1 në Prilep dhe Ohër, 0 në Pretor dhe Gjevgjeli. Lartësia e shtresës së dëborës në orën 7 të mëngjesit ishte 31 centimetra në Kodrën e Diellit dhe 13 në Hanet e Mavrovës. Siç informon DPHM, mëngjesi është i ftohtë, gjatë ditës me vranësira mesatare deri në të mëdha. Pasdite dhe kah fundi i ditës kryesisht në rajonet malore lindore dhe perëndimore do të ketë paraqitje të borës së dobët të përkohshme.
Shkup - Gjatë natës dhe nesër, kryesisht nëpër rajonet malore do të ketë reshje të dobëta të kohëpaskohshme të borës, ndërsa në viset më të larta në pjesët perëndimore reshje të shiut të cilat mund të ngrihen në tokë dhe më pas do të kalojnë në reshje të borës. Siç paralajmërojnë nga DPHM, më pas do të vazhdojë moti i dnryshueshëm me vranësira kryesisht në rajonet malore me kushte për paraqitje të reshjeve të dobëta të shiut, ndërsa në male me kushte për reshje të kohëpaskohshme të borës. Të premten do të përforcohet era nga drejtimi juglindor.
Tiranë - Kryeministri ukrainas Denis Shmigal dhe homologu i tij shqiptarë Edi Rama, kanë biseduar për bashkëpunimin në mbrojtje dhe rritjen e presionit të sanksioneve ndaj Rusisë, përfshirë edhe përpjekjet për të kundërshtuar "flotën në hije" të Rusisë. Termi "flota në hije" zakonisht përdoret për t'iu referuar cisternave që përdoren për të anashkaluar sanksionet dhe/ose kufizime të tjera në tregtinë e naftës dhe produkteve të naftës. "Shmigali shprehu mirënjohjen e tij për Shqipërinë për trajnimin e personelit ushtarak ukrainas. Shmigali veçanërisht theksoi se Ukraina pret të vazhdojë dhe përhapë këtë program në përputhje me marrëveshjen për bashkëpunim afatgjatë dhe mbështetje të nënshkruar në janar", njoftuan mediat shqiptare.
Tiranë - Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryetare e autorizuar, nga dje pasdite është Anuela Ristani. Lajmin e ka bërë të ditur komuna e Tiranës, por edhe vetë Ristani, pas takimit të dytë që gjatë ditës së djeshme, me pesë zëvendëskryetarët e bashkive dhe kryetarin e Këshillit të Komunës së Tiranës i realizoi kryeministri Edi Rama në hapësirat e bashkisë. Ristani (43) e lindur në Tiranë, shkollimin e mesëm e kreu në Shqipëri dhe SHBA, ndërsa ka diplomuar për biznes në universitetin amerikan në Bullgari.
Athinë - Ish-kryetari i Kuvendit dhe kandidat nga Demokracia e Re në pushtet, sot pasdite me 160 vota "për" të deputetëve u zgjidh president i Greqisë gjatë votimit të katërt në Parlament për shef të shtetit, ku duhej njëri nga katër kandidatët të marrë së paku 151 vota, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Për Tasulas votoi i tërë grupi i deputetëve të Demokracisë së Re, gjithsej 156 deputetë, dy ish-anëtarë të partisë në pushtet, tani të pavarur, si dhe dy deputetë të pavarur. Kumtimi i rezultateve nga kryetari i Parlamentit, Nikitas Kaklamanis dhe zgjedhja e Konstantinos Tasulait u shoqërua me duartrokitje nga deputetët e Demokracisë së Re.
Athinë - Një tërmet me intensitet prej 5 ballëve është regjistruar menjëherë pas orës 3 sipas orës lokale në afërsi të Santorinit, ndërsa seria e tërmeteve në pjesën e detare mes ishujve Santorini dhe Amorgos vazhdon edhe gjatë natës, por edhe paradite, njofton korrespondetja e MIA-s nga Athina. Konform të dhënave zyrtare nga Instituti gjeodninamik i Observatorit kombëtar në Athinë, përveç tërmetit më të fuqishëm janë regjistruar edhe një lëkundjesh me intensitet prej mbi 4 ballë. Paradite në periudhë prej më pak se një orë, gjegjësisht nga ora 10:29 e mëngjesit sipas orës lokale deri në orën 11:20, janë regjistruar nëntë tërmete me magnitudë 3,9 dhe 4,9 ballë, tetë prej të cilëve ishin mbi 4 ballë.
Zagreb - Platfoma "Alo inspektor", e cila me vite organizon bojkot të dyqaneve, tani bën thirrje në bojkot të ri në Kroaci. Pasi që të martën publikuan se i kanë kontaktuar nxënëxit e shkollave të mesme të revoltuar nga produktet e shtenjta në furra, platforma në Fejsbuk publikoi që bojkotojnë më tej. "Ta mbëshgtesim nismën e nxënësve të shkollave të mesme! ta bojkotojmë blerjen në furra dhe dyqane: bukë, byrek, pasta, donats dhe produkte të tjera furre. Le ta ndërprejmë blerjen për një ditë". Ai bojkot është rezultat i paralajmërimeve tuaja të përhershme dyvjeçare për shtrenjtimin enorm të bukës, byrekut, pastave, donatsave... Si dhe pesha e zvogëluar, cilësia, mosdhënia e faturave, etj.
Bruksel - Grevë kombëtare kundër politikës ekonomike të qeverisë së re federale është caktuar për nesër në Belgjikë, publikuan mediat lokale. Është planifikuar në protestë të përfshihen edhe kontrollorët e fluturimeve, që do të çojë në mbylljen e hapësirës ajrore. Për këtë arsye nesër nuk do të ketë fluturime të rregullta në dhe nga Belgjika, ndërsa aeroplanët të cilët fluturojnë mbi vend në lartësi mbidetare prej mbi 7.500 metra do të servisohen nga kontrollorët në vendet fqinje.
Bruksel - Bashkimi Evropian pret që Kosova t'i zbatojë obligimet e saj që dalin nga Marrëveshja për përpjekjet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, si dhe të gjitha marrëveshjet paraprake të Dialogut Prishtinë-Beograd, pa vonesa shtesë ose paragjykime, porositën përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë Kaja Kallas dhe eurokomisari për zgjerim Marta Kos në një deklaratë të përbashkët me rastin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. "Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është mënyra e vetme që Kosova të arrijë progres në rrugën e saj evropiane. Nuk ka alternativa për dialogun me ndërmjetësim nga BE-ja", citohet në mesazh.
Berlin - Një person ka humbur jetën, ndërsa 25 të tjerë janë lënduar, gjashtë prej të cilëve më rëndë, në përplasjen mes një treni të shpejtë dhe një kamioni në një periferi të qytetit të Hamburgut në Gjermani, bëri të ditur policia. Në momentin e përplasjes me trenin (ICE) ka pasur 291 persona. Policia kumtoi se pasagjerët që pasuan pa dëmtime u evakuuan dhe u dërguan me autobus deri te stacioni pranë. Një udhëtar (55) ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Kiev - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski sot tha se "vetëm hapa të fuqishëm dhe presion ndaj Moskës mund ta ndalin Rusinë", dhe bëri thirrje në unitet dhe mbështetje nga të gjithë partnerët e Ukrainës në përballjen me agresionin rus". "Ky terror rus kundër Ukrainës nuk do të ndalet vetvetiu. Putini nuk po përgatitet për paqe - ai vazhdon të vrasë ukrainas dhe të shkatërrojë qytete. Vetëm hapa të mëdha dhe presion ndaj Rusisë mund ta ndalin këtë terror. Për momentin na nevojitet unitet dhe mbështetje nga të gjithë partnerët tanë në luftën për fund të drejtë të kësaj lufte", publikoi Zelenski në Telegram.
Strasburg - Gjatë rritjes së pasigurisë dhe konkurrencës globale, ne nuk mund të vazhdojmë të sillemi sikur çdo gjë është si zakonisht, por ne kemi nevojë për veprime të guximshme për të forcuar sigurinë, prosperitetin dhe demokracinë dhe të përgjigjemi në çështjet që janë më të rëndësishme për evropianët, porositi eurokomisari për tregti, siguri ekonomike, marrëdhënie ndërinstitucionale dhe transparencë, Marosh Shefçoviq gjatë prezantimit të Programit për punë të Komisionit Evropian për vitin 2025 para Parlamentit Evropian në Strasburg."Këtë nuk mund ta arrijmë, nëse nuk e ruajmë avantazhin tonë ekonomik. Prandaj, për qëllim kemi të forcojmë konkurrencën e bizneseve evropiane dhe të forcojmë qëndrueshmërinë tonë ekonomike. Na nevojitet edhe qasje e përbashkët, prandaj së bashku me Programin e punës, miratuam një vizion për një agjendë ambicioze për zbatimin dhe thjeshtimin e tij", theksoi Shefçoviq.
Dubai - Zhvendosja e palestinezëve nga territoret e tyre në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor është "e papranueshme" për rajonin, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abul Geit. "Është e papranueshme për botën arabe e cila e ka luftuar këtë ide për 100 vjet", tha ai në një samit të qeverive botërore në Dubai, në pyetjen për planin e presidentit amerikan Donald Tramp për të zhvendosur banorët e Gazës.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Trampi sot deklaroi se "ndoshta do të nevojitet të merremi me gjykatësit", të cilët, siç tha, po i bllokojnë përpjekjet për uljen e shpenzimeve të agjencive qeveritare. Gjatë një fjalimi të përbashkët nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë, Trampi dhe shefi i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) Ilon Mask thanë se kishte "shumë rezistencë" në qeveri.
Uashington - Byroja Federale për Hetime (FBI) ka gjetur mijëra dokumente të reja lidhur me atentatin e ish-presidentit Xhon Kenedi pasi presidenti amerikan Donald Trampi bëri thirrje për publikimin e dokumenteve konfidenciale të inteligjencës në lidhje me ngjarjen e vitit 1963. FBI-ja njoftoi se është zbatuar hetim i ri për dokumentet pasi Trampi në janar nënshkroi urdhër ekzekutiv për publikimin e tyre. Ai kërkim rezultoi me rreth 2.400 dokumente të reja, të paidentifikuara më parë dhe të digjitalizuara, të cilat tani janë të lidhura me dosjen e atentatit.
Madrid - Sulmuesi i Real Madridit, Vinisius Zhunior ka komentuar informcionet për interesim për të nga Arabia Saudite. "E ardhmja ime? As une nuk di gjë. Ende nuk kam folur me askënd. Mendoj se duhet të flas me kryetarin. Shpresoj se mund të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Real është shtëpia ime", tha Vinisiusi për "Football Espana". Real Madridi ka mposhtur mbrëmë Mançester Sitin (3:2) në ndeshjen e parë të raundit plejof të Ligës së Kampionëve.
Madrid - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, pas fitores ndaj Mançester Sitit (3:2) në ndeshjen e parë të rundit plejof të Ligës së Kampionëve, theksoi se skuadrat kanë një revansh përpara dhe se asgjë nuk ka përfunduar. "Kemi fituar në fushë si mysafir, por do të ishte gabim të mendoni se tashmë kemi përfunduar punë. Kjo ishte vetëm ndeshja e parë nga përballja. Reali u mbrojt mirë, të gjithë punuan shumë. Skuadra tregoi efikasitet në sulm. Nuk u dorëzuam kur humbëm në dy herë. Kemi mundur edhe më mirë. Na pret edhe një duel më i rëndë mes vete. Nuk duhet ta humbim fokusin", deklaroi Ançeloti.
Riad - Drejtori komercial i Al Nasr, Zhordi Durante ka thënë se liga e Arabisë Saudite është një projekt afatgjatë dhe nuk do ta ketë fatin e njëjtë si kampionati kinez."A mund të largohen 'yjet' nga liga e Arabisë Saudite si në ligën kineze? Ky është një rast krejtësisht tjetër. Arabia Saudite ka një pasion të fortë për futbollin. Ne do të jemi nikoqir në Kupën e botës në vitin 2034, kështu që ky është projekt afatgjatë”, ka thënë Durante për "RB Sport".