• сабота, 03 јануари 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 20 qershor/ 2025

Shkup - Kreditë e përgjitshme shënojnë rritje prej 12,1 për qind në bazë vjetore, ndërsa depozitat e përgjithshëm prej 12,2 për qind, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore. Në maj, kreditë e përgjithshme janë rritur për 1,1 për qind të nivel mujor, për shkak të kreditimit të rritur në dy sektorët, me kontribut më të madh në sektorin "amvisëri", ndërsa depozitat e përgjithshëm shënojnë rritje prej 1,4 për qind në nivel mujor, i cili i përket depozitave më të larta në dy sektorët me kontribut më të shprehur të depozitave në sektorin korporativ.

Shkup - Pasqyra makroekonomike për ekonominë e vendit nuk ka ndryshuar dukshëm në krahasim me projektimet e tetorit, vlerëson Këshilli i Bankës popullore. Në mbledhjen e rregullt, siç informojnë nga banka qendrore, ishte miratuar raporti më i ri i tremujorit në kuadër të të cilit janë prëfshirë edhe projektimet makroekonomike.

Strugë - Kryetari i Strugës, Ramiz Merko sot do ta dëgjojë aktgjykimin rreth lëndës që zhvillohej kundër tij para Gjykatës Themelore në Strugë, në të cilin ai akuzohet për "punë jo të ndërgjegjshme në shërbim" dhe parregullsi gjatë emërimit të ushtruesve të detyrës drejtorë të shkollave fillore në fshatrat e Strugës, Labunishtë, Radolisht ëdhe Podgorcë.

Romë - Në Itali sot mbahet grevë e përgjithshme 24 orëshe e quajtur "E premtja e zezë" të cilën e shpallën pesë sindikata, ndërsa kërkesat kryesore janë ulja e mjeteve buxhetore për mbrojtje dhe ridrejtimi i parave në shëndetësi, arsim, transport publik dhe siguri në punë.

Kiev - Të paktën një person është vrarë, ndërsa së paku 14 persona në sulmin rus me dronë ndaj qytetit ukrainas Odesa në Detin e Zi gjatë natës, me ç'rast janë dëmtuar ndërtesa të larta dhe infrastrukturë hekurudhore, njoftuan autoritetet lokale. Odesa është porti më i madh i Detit të Zi në Ukrainë, qendër kyçe për import dhe eksport dhe është nën sulme të vazhdueshme raketore dhe me dronë nga Rusia nga fillimi i luftës.

Moskë - Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme është e rrezikshme jo vetëm për rajonin, por edhe për të gjithë botën, deklaroi zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov.  "Zgjerimi i numrit të pjesëmarrësve në konflikt është potencialisht edhe më i rrezikshëm, ai vetëm do ta çojë në një raund tjetër konfrontimin dhe përshkallëzimin e tensioneve në rajon”, tha Peskov në një intervistë për kanalin televiziv britanik Skaj njuz.

Geteborg - Një tramvaj në qytetin suedez jugperëndimor Geteborg doli nga binaret në mëngjes dhe goditi në një piceri, me ç'rast u lënduan shtatë persona, duke përfshirë edhe shoferin, kumtoi policia lokale.

Teheran - Izraeli aktualisht po përballet me pasojat e agresionit të tij ndaj Iranit, deklaroi lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei. "Armiku sionist është ndëshkuar. Ai është dënuar pikërisht tani", shënoi Hamnei në një kumtesë nga shërbimi i tij për media në rrjetin "X".

Teheran - Ndërtesa kyçe në centralin bërthamor të Iranit janë dëmtuar gjatë sulmit izraelit, kumtoi Agjencia ndërkombëtare për energji bërhamore (ANEB). Në orët e hershme të mëngjesit, sulmi izraelit i shënjestroi fabrikën për ujë të rëndë dhe reaktorin në Hondab.

Tel Aviv - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, ka paralajmëruar sot grupin libanez Hezbollah që të jetë i kujdesshëm, duke thënë se durimi i Izraelit ndaj "terroristëve" që e kërcënojnë po i mbaron. Udhëheqësi i Hezbollahut të mbështetur nga Irani, Naim Kasem, tha dje se grupi do të veprojë siç e sheh të arsyeshme përballë asaj që ai e quajti "agresion brutal izraelito-amerikan" kundër Iranit.

Tel-Aviv - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi dje se ndryshimi ose rënia e udhëheqjes së Iranit nuk është qëllimi i sulmeve të Izraelit, por mund të jetë një rezultat. "Çështja e ndryshimit të regjimit ose e rënies së këtij regjimi është para së gjithash një çështje për popullin iranian. Askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë. Prandaj nuk e paraqita si shënjestër. Mund të jetë një rezultat, por nuk është një qëllim i deklaruar ose zyrtar që kemi", tha Netanjahu në intervistën për transmetuesin publik izraelit Kan.

Uashington - Sekretari shtetëror i SHBA-së, Marko Rubio, dje u takua me ministrin britanik të punëve të jashtme, Dejvid Lami, dhe pati biseda të veçanta telefonike me ministren australiane për punë të jashtme Peni Vong, ministrin francez për punë të jashtme Zhan-Noel Baro dhe ministrin italian të punëve të jashtme, Antonio Tajani, për të biseduar për luftën mes aleatit amerikan Izraelit dhe armikut rajonal Iranit.

Pekin - Presidentët e Kinës dhe Rusisë, Si Xhinping dhe Vlladimir Putin, sot biseduan në telefon për situatën jostabile në Lindjen e Afërt, kumtuan mediumet kineze. Putini e prezantoi qëndrimin e Rusisë për situatën në Lindjen e Afërt, duke cekur se sulmi izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane është "shumë i rrezikshëm" dhe se skalimi i konfliktit "nuk është në interes të asnjërës palës", thuhet në kumtesë.

Bagdad - Milicia shiite e fuqishme nga Iraku, e cila mbështetet nga Irani, publikoi se do të sulmojë bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme nëse administrata e Trampit përfshihet në konfliktin izraelito-iranian. "Konfirmojmë, me një qartësi ende më të madhe, se nëse SHBA hyn në këtë luftë, Trampi i shpërqendruar do t'i humb të gjitha trilionat nga ky rajon për të cilin ëndërron. Për atë qëllim janë vendosur plane operative", tha Abu Ali al-Askarim shefi për siguri i Kataib Hezbollahut.

Pasadena - Futbollistët e Botafogos mbrëmë në Pasadena triumfuan ndaj kampionëve të Evropës, PSZH me rezultatin 1-0, në  ndeshjen nga raundi i dytë i Grupit B të Kupës së Botës për Klube. Goli i fitores për ekipin brazilian u shënua nga Igor Zhesus në minutën e 36-të. Në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Grupit B, Atletiko Madrid mposhti Sietlin me rezultatin 3:1.

Majami - Klubi spanjoll, Real Madridi kumtoi sot se sulmuesi i tyre, reprezentuesi franceu, Kilian Mbape, është liruar nga spitali në Majami, pasi që u hospitalizua të enjten për shkak të gastroenteritisit të cilin e mori në Kampionatin botëror të klubeve që u mbajt në SHBA. "Lojtari ynë Kilian Mbape u lirua nga spitali dhe u kthye në kampin trajnues. Mbape do të vazhdojë me trajtim të posaçëm mjekësor dhe gradualisht do t'u kthehet aktiviteteve ekipore", kumtoi Reali.

Остани поврзан