MIA Flesh
- Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski përmes rrjeteve sociale informoi se në kuadër të përpjekjeve strategjike për përmirësimin e kushteve në institucionet e fëmijëve dhe rritjen e cilësisë së arsimit parashkollor, ka filluar një rikonstruksion rrënjësor i institucionit arsimor parashkollor IKPKF "Majski Cvet" në lagjen Taftalixhe 1 - një nga kapacitetet më të rëndësishme për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve në Komunën e Karposhit.
12:00/ 2 janar/ 2026
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski përmes rrjeteve sociale informoi se në kuadër të përpjekjeve strategjike për përmirësimin e kushteve në institucionet e fëmijëve dhe rritjen e cilësisë së arsimit parashkollor, ka filluar një rikonstruksion rrënjësor i institucionit arsimor parashkollor IKPKF "Majski Cvet" në lagjen Taftalixhe 1 - një nga kapacitetet më të rëndësishme për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve në Komunën e Karposhit.
Shkup - Prokuroria Publike ka lëshuar urdhër për kryerjen e autopsisë mbi trupin e një fëmije dyvjeçar i cili vdiq si pasojë e një lëndimi të marrë gjatë natës së Vitit të Ri. "Lidhur me fëmijën e vdekur dyvjeçar, Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi urdhër për autopsi të trupit", njoftoi sot Prokuroria.
Shkup - Tani për tani nuk ka informacione shtesë për shtetasin maqedonas, i cili rezulton i zhdukur pas zjarrit në resortin dimëror zviceran Kran Montana. "Informacioni i fundit që morëm nga institucionet kompetente është se është një person me shtetësi maqedonase. Jemi në kontakt me autoritetet zvicerane dhe policinë dhe presim më shumë detaje në lidhje me këtë, pas së cilës do ta informojmë opinionin publik", tha sot zëdhënësja e qeverisë Marija Mitevska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit në konferencën për shtyp në Qeveri.
Shkup - Aktiviteti fizik mund të ndihmojë në pastrimin e organizmit pas festave. Ecja është mënyra më e mirë për qytetarët e zakonshëm, deklaroi për MIA-n, specialisti Isa Muça nga ISHP Klinika Universitare për Toksikologji në Shkup. Për të pastruar trupin pas festave, kur zakonisht konsumohet më shumë ushqim dhe alkool, Muça rekomandon ushqim më të lehtë, më të lëngshëm, pa yndyrë, perime të ziera, pa brumë, pa shumë sheqer, me çajra dhe lëngje, fruta të freskëta, suplemente si vitamina - nga grupi B dhe C.
Shkup - Pas një hetimi, Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ngriti akuza kundër tetë personave fizikë dhe një personi juridik për keqpërdorime në lidhje me procedurat e prokurimit publik në REK Manastir, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Prokurorisë Publike.
Shkup - Trafiku hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave në vend është pjesërisht i ndërprerë për shkak të bojkotit të shumicës së personelit makinerik dhe ekzekutiv në HM Transport, deklaroi sot për MIA-n Toni Dimovski, kryetar i Organizatës sindikale të makinistëve të Maqedonisë dhe përfaqësues i stafit të motorëve dhe drejtuesve në HM Transport.
Shkup - Mëngjesin e sotëm në Maqedoni janë matur temperatura shumë të ulëta minimale, me ç'frast më ftohtë ka qenë në Berovë -13 gradë. Në Shkup-Petrovec dhe Strumicë u matën -11 gradë, në Manastir -10, ndërsa në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Veles, Kriva Pallankë, Tetovë, Prilep dhe Gjevgjeli temperatura ka rënë në -9 gradë. Në Shtip, Demir Kapi dhe Kavadar, mëngjesin e sotëm u matën -8 gradë, në Ohër -7, në Kodrën e Diellit -6, në Pretor, Vinicë dhe Krushevë -5, si dhe në Hanet e Mavrovës -4.
Bern - Spërkatësit nëpër shishe janë shkaku i mundshëm i zjarrit që shpërtheu gjatë festes së Vitit të Ri në barin "Konstelejshën" në vendpushimin zviceran Krans-Montana, ku humbën jetën më shumë se 40 persona dhe u plagosën 115 të tjerë, raportoi sot stacioni televiziv francez BFM.
Kran Montana - Kanali francez i lajmeve "BFM TV" ka publikuar pamje që tregojnë momentin e saktë të shpërthimit të zjarrit në klubin e natës në Kran-Montana. Pamjet tregojnë shishe shampanje të ngritura të pajisura me qirinj piroteknikë, shkëndijat e të cilëve ndezin sfungjerin akustik në tavan.
Bern - Pronarët e bar kafesë "Konstelejshën" në resortin e famshëm zviceran të skijimit Kran-Montana, ku ndodhi tragjedia në natën e Vitit të Ri, janë gjallë, raportuan mediat franceze. Ata janë Xhesika dhe Zhak Moreti, me origjinë nga Korsika. Sipas disa portaleve onlajn franceze, çifti mori bar kafenë e njohur në resortin e skijimit në vitin 2015. Përveç "Konstelejshën", ata drejtojnë edhe një tjetër lokal ushqimi në Lens.
Moskë - Ministria ruse e Mbrojtjes dje bëri të ditur se kishte deshifruar të dhënat e navigimit nga një dron ukrainas që pretendon se tregojnë një sulm të planifikuar ndaj rezidencës së presidentit Vladimir Putin dhe se ua kishte dorëzuar materialin përfaqësuesve amerikanë.
Moskë -Të paktën pesë persona, përfshirë edhe tre fëmijë, kanë humbur jetën në një zjarr në një fshat në Jakutia, Rusi, bënë të ditur autoritetet lokale. Sipas Ministrisë së Emergjencave të Jakutias, zjarri u shkaktua nga një kontakt i shkurtër, raportuan mediat ruse.
Teheran - Protestat në Iran për shkak të përkeqësimit të situatës ekonomike u përhapën dje në brendësi të vendit, dhe numri i të vdekurve në përleshjet me autoritetet u rrit në shtatë persona. Intensiteti i protestave në Teheran është ulur, por ato janë përhapur në pjesë të tjera të Iranit.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi sot se nëse Irani vazhdon t'i "qëllojë" dhe "vrasë" protestuesit, SHBA-ja "do t'i shpëtojë". "Jemi të përgatitur të veprojmë", tha kreu i shtetit në një postim në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.