• петок, 02 јануари 2026
MIA FLESH

9:00/2 janar 2026

Shkup, 2 janar 2026 (MIA) - Jetëgjatësia në Maqedoni u rrit për një vit dhe arriti në 76,6 vjet, por vendi vazhdon të përballet me rritje natyrore negative. Në vitin 2024 kanë lindur 16.061 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 20.201 persona, që do të thotë një rënie e popullsisë prej mbi 4.000 banorësh. Rritje pozitive ka pasur vetëm rajoni i Shkupit, ndërsa në rajonet e tjera numri i vdekjeve e tejkaloi ndjeshëm numrin e lindjeve.

Shkup, 2 janar 2026 (MIA) -  Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në hapjen çerdhes së re në Koçan. Ky objekt do të ofrojë mundësi për akomodim të njëqind e katërmbëdhjetë fëmijëve, nga nëntë muaj deri në gjashtë vjeç

Shkup, 2 janar 2026 (MIA) - Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë shi të dobët lokal, ndërsa në pjesët malore borë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -14 deri në -6, ndërsa maksimalja do të jetë në interval nga -4 deri në 6 gradë.

Shkup, 2 janar 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Moskë, 2 janar 2026 (MIA) - Mbrojtja ajrore ruse (PVO) ka rrëzuar 64 dronë ukrainas gjatë natës në mbi 10 rajone ruse, njoftoi këtë mëngjes Ministria ruse e Mbrojtjes. Në deklaratë thuhet se 20 dronë ukrainas u rrëzuan mbi Samara, ndërsa nga tetë mbi rajonet Voronezh dhe Saratov. Theksohet se shtatë dronë u rrëzuan mbi rajonin e Moskës, përfshirë pesë që fluturonin drejt kryeqytetit.

Bern, 2 janar 2026 (MIA) - Zvicra ka shpallur pesë ditë zie pas një zjarri që përfshiu një bar të njohur në qendrën e skive Kran-Montana në natën e Vitit të Ri, ku humbën jetën më shumë se 40 persona, ndërsa 115 të tjerë janë lënduar ndërsa qytetarët i bëjnë homazhe viktimave, ndërsa hetimi dhe identifikimi i viktimave vazhdojnë.

Karakas, 2 janar 2026 (MIA) - Qeveria e Venezuelës ka liruar 88 persona të tjerë që u arrestuan në protestat pas zgjedhjeve presidenciale në korrik të vitit 2024. Ky veprim shënon lirimin e dytë masiv të të burgosurve brenda dy javësh, në kushte të rritjes së presionit nga ShBA mbi qeverinë e presidentit Nikolas Maduro. 

Los Anxhelos, 2 janar 2026 (MIA) - Ndërsa vuan dënim me burg katërvjeçar, reperi amerikan Shon Didi Kombs e ka tërheq nga shitja rezidencën e tij të famshme për festa në Los Anxhelos, pasi nuk arriti të gjente një blerës pas më shumë se një viti.

Остани поврзан