12:00/ 23 janar/ 2025
Shkup - Gjykata Themelore Penale- Shkup ka pranuar kërkesën për amnisti ndaj të akuzuarve në rastin "Organizatorët e 27 prillit" - respektivisht për ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Risteski, ish kryeparlamentarin Trajko Veljanovski dhe ish drejtorin e DSK-së, të akuzuarin Vlladimir Atanasovski. Gjykata miratoi vendimin me çka kërkesa për amnisti ndaj të akuzuarve pranohet dhe ndërpritet procedura ndaj të akuzuarve për veprën penale të rrezikimit të rendit kushtetues të shtetit. Gjykatësi Ilija Tërpkov theksoi se ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017 nuk janë as të prera e as të montuara, por reale, duke shtuar se ky është vend demokratik dhe secili ka të drejtë të thotë atë që mendon, ndërsa gjykatësit duhet t’u rezistojnë proceseve.
Shkup – Gjatë muajit dhjetor, në Institutin e Shëndetit Publik, kanë arritur gjithsej 1.623 raporte për persona të sëmurë nga sëmundje ngjitëse akute – pa Kovid-19, grip, tuberkulozë, SIDË, AFP dhe hepatit B dhe C dhe HIV, me incidencë të përgjithshme prej 88.4 në 100.000 banorë. Numri i përgjithshëm i personave të regjistruar në muajin dhjetor është rritur për 92,8 për qind në krahasim me muajin e kaluar, nëntor. Sa i përket muajit dhjetor 2023, është regjistruar rritje e personave të regjistruar nga sëmundje ngjitëse akute për 4,6 për qind, ndërsa sa i përket mjedisit aritmetik për periudhën dhjetëvjeçare, regjistrohet rritje prej 8,0 për qind. Siç informojnë nga Instituti, në dhjetor, sëmundje ngjitëse akute më shpesh e regjistruar ishte lija e dhenve me gjithsej 1.025 persona të regjistruar.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski gjatë ditës së djeshme realizoi një takim pune me ambasadorin e Republikës së Austrisë, Martin Pamer. Siç informojnë nga MPB-ja, është diskutuar për reformimin e sistemit për menaxhimin e krizave, lufta kundër kontrabandimit të njerëve dhe migracioni i paligjshëm, kundër terrorizmit dhe krimit kibernetik. "Në takim u vërtetua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve tona miqësore, përfshirë edhe bashkëpunimin ndërmjet ministrive të punëve të brendshme dhe përkushtimin e përbashkët në realizimin e sigurisë rajonale dhe globale", theksohet në kumtesën e MPB-së.
Shkup - Një kamion me targa bullgare dhe një makinë me targa të Kosovës janë në mesin e pjesëmarrësve në aksidentin zinxhiror që ndodhi mbrëmë në qarkoren e Shkupit në afërsi të liqenit të Smillkovës, ku mbetën të lënduar tre persona, njëri prej të cilëve mori lëndime të rënda. "Me datë 22.01.2025, rreth orës 20:30, në SPB Shkup është raportuar se në autostradën - qarkoren e Qytetit të Shkupit në afërsi të udhëkryqit Smillkovc, ka ndodhur një aksident trafiku mes një makine të pasagjerëve ‘folksvagen golf’ me targa të Shkupit i drejtuar nga K.S (54) nga f. Haraçinë e Shkupit, automjetin ‘hjundai’ me targa të Kosovës i drejtuar nga B.B.(54) nga Kosova, automjetin ‘bmv’ me targa të Shkupit i drejtuar nga M.D.(27) nga f. Radishan, rajoni i Shkupit, kamionin ‘skania’ me rimorkio me targa bullgare i drejtuar nga D.D.V (55) nga Bullgaria dhe një autobusi të parkuar ‘sanos’ me targa të Shkupit", thonë nga MPB.
Shkup - Nëse realizohen paralajmërimet e presidentit amerikan Donald Tramp për dogana Kinën dhe Evropën, sipas profesorit universitar nga Instituti i Vjenës, Branimir Jovanoviq, kjo do të thotë fillim të luftës tregtare, pasi me siguri është se Kina dhe Bashkimi Evropian do të përgjigjen me masa të ngjashme. Kjo, siç thotë Jovanoviq, do të thotë çmime më të larta për produktet inportuese, më pak import dhe eksport, inflacion më të lartë dhe aktivitet më të ulët ekonomik. "Në çfarë mase, do të varet nga ajo deri ku shkojnë punët, por në ndonjë skenar të butë, modelet tregojnë se rritja globale do të ngadalësohej për rreth 0,3 pikë procentuale, ndërsa në rastin më të keq, për një pikë të plotë. Duke marrë parasysh atë se BPV botëror është rreth 110 trilionë dollarë, kjo do të thotë se çmimi i luftës tregtare do të ishte mes 350 dhe 1.100 miliardë dollarë në vit", thotë Jovanoviq në deklaratë për MIA-n.
Shkup – Më ftohtë sot në mëngjes është në Berovë ku janë matur -6 gradë celsius, ndërsa më ngrohtë në Ohër dhe Veles me 2 gradë. Sipas DPHM, -4 gradë celsius janë matur në Kodër të Diellit, -3 Manastir, Prilep, Strumicë, -2 Llazaropolë, Vinicë, Tetovë, -1 Kriva Pallankë, 0 Kavadar, Krushevë, Kumanovë, Shkup – Petrovec, Shkup – Zajçev Rid, Gjevgjeli, ndërsa 1 gradë celsius në Demir Kapi, Shtip, Hanet e Mavrovës, Pretor, Dibër. Më së shumti borë ka në Kodër të Diellit, ku herët në mëngjes lartësia e shtresës së borës ishte 47 centimetra, në Hanet e Mavrovës ishin matur 38, në Krushevë 20, në Manastir 13, në Tetovë 5, në Berovë 2 dhe një centimetër në Shtip.
Shkup - Nëse realizohen paralajmërimet e presidentit amerikan Donald Tramp për dogana Kinën dhe Evropën, sipas profesorit universitar nga Instituti i Vjenës, Branimir Jovanoviq, kjo do të thotë fillim të luftës tregtare, pasi me siguri është se Kina dhe Bashkimi Evropian do të përgjigjen me masa të ngjashme. Kjo, siç thotë Jovanoviq, do të thotë çmime më të larta për produktet inportuese, më pak import dhe eksport, inflacion më të lartë dhe aktivitet më të ulët ekonomik. "Në çfarë mase, do të varet nga ajo deri ku shkojnë punët, por në ndonjë skenar të butë, modelet tregojnë se rritja globale do të ngadalësohej për rreth 0,3 pikë procentuale, ndërsa në rastin më të keq, për një pikë të plotë. Duke marrë parasysh atë se BPV botëror është rreth 110 trilionë dollarë, kjo do të thotë se çmimi i luftës tregtare do të ishte mes 350 dhe 1.100 miliardë dollarë në vit", thotë Jovanoviq në deklaratë për MIA-n.
Ohër - Nga kontrolli i kryer te prodhuesi i lakrës së sapo kthyer nga Kroacia për shkak të gjoja parregullsisë së saj dhe analizave të kryera rezultoi se në kulturën bujqësore të theksuar nuk është detektuar përdorim i substancave të ndaluara për mbrojtje. Këtë e theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarësi dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, i cili ndodhet në Ohër. "Për dërgesën e kthyer nga Kroacia është intervenuar menjëherë, është kontrolluar se kush është prodhuesi, e kush eksportuesi. Nëpërmjet Inspektorati për bujqësi janë kryer kontrolle shtesë, janë marrë mostra nga produkti i eksportuar. Analizat e bëra dolën negative, përkatësisht treguan se një preparat i tillë nuk është përdorur në kulturat bujqësore", tha Tripunovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me rastin.
Athinë – Në deklaratën e tij në Nju Xhersi të SHBA-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut zgjodhi të flasë për çështjen e “pazgjidhur” dhe “ekzistuese” të Maqedonisë. Kjo paraqet provokim për Greqinë, në përpjekje për ta rikthyer në plan të parë çështjen që tashmë është zgjidhur, siç dihet, përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë lidhur me deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Greqia rikujton se për përparimin e mëtejshëm në marrëdhëniet bilaterale me Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimin e papenguar të rrugës evropiane të vendit fqinj, parakusht është respektimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe natyrisht, përmbajtja nga deklaratat dhe pretendimet irredentiste ndaj vendeve fqinje, grekëve, theksohet në deklaratën e MPJ-së greke.
Davos - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute u bëri thirrje liderëve botërorë që të "rrisin, jo të zvogëlojnë" mbështetjen për Ukrainën, në mënyrë që vendi të hyjë në negociata të mundshme paqësore me Rusinë me pozicionin më të mirë të mundshëm, transmeton Gardian. Rute thekson se është thelbësore "të ndryshohej rrjedha e luftës", duke paralajmëruar se fronti po lëvizë në drejtim të gabuar. Sipas Rutes, ka tre arsye të rëndësishme për këtë. Së pari, për vetë Ukrainën. Ai madje thekson se ne nuk duhet të lejojmë që një vend të sulmojë një tjetër dhe të përpiqet ta kolonizojë në shekullin e 21-të. Së dyti, sepse Kina, Koreja e Veriut, Irani dhe Rusia po bashkëpunojnë. Një "marrëveshje e keqe" do të nënkuptonte, siç tha Rute, presidenti rus "të gëzohet me liderët e Koresë së Veriut, Iranit dhe Kinës".
Bangkok – Për shkak të ndotjes së ajrit sot në Bangkok të Tajlandës janë mbyllur rreth 200 shkolla, ndërsa autoritetet kanë ftuar njerëzit që të punojnë nga shtëpia dhe kanë kufizuar automjetet e rënda në qytet. Bangkoku këtë mëngjes është qyteti i gjashtë më i ndotur në botë, sipas "AjKjuEr" (to IQAir). Niveli i grimcave PM2.5, mikrogrimcave që shkaktojnë kancer, mjaft të vogla për të hyrë në qarkullimin e gjakut përmes mushkërive, arriti në 122 mikrogramë për metër kub.
Doha – Rrjeti i lajmeve Al Xhezira sot kumtoi se autoritetet palestineze e kanë arrestuar reporterin e tyre Mohamed al-Atrash pasi e kanë penguar të raportojë për një operacion izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar. Në kumtesën theksohet se forcat palestineze të sigurisë më parë e kanë ndaluar gazetarin të reportojë për operacionin e madh ushtarak në Xhenin, epiqendra e dhunës izraelito-palestineze në vitet e fundit. Autoritetet palestineze filluan një aksion kundër persoonave të armatosur në qytet në fund të vitit të kaluar, Ata nuk e komentuan këtë ngjarje.
Uashington – Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së pezulloi dhe dërgoi në shtëpi dhjetëra të punësuar përgjegjës për Ukrainën, Iranin dhe Korenë e Veriut, njoftoi “Uashington post”, duke iu referuar disa burimeve. Sipas gazetës, më 22 janar, shefi i kabinetit të këshilltarit amerikan për siguri kombëtare, Brajan Mekormak, ka pasur “bisedë të shkurtër” në të cilën u ka thënë nëpunësve nga radhët e ndihmësve ose nëpunësve të deleguar menjëherë ta lëshojnë ndërtesën, të shkojnë në shtëpi dhe të mbeten “në kontakt”. Ai, gjithashtu, tha se duhet të kthehen në punë vetëm nëse këtë e kërkojnë shefat e emëruar nga Trampi.
Mançester - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola i vlerësoi gjasat e ekipit për plasman në plejof pas humbjes së mbrëmshme nga PSZH-ja (2:4) në xhiron e e 7-të të Ligës së kampionëve. "Eliminimi nga Liga e kampionëve? Mund të ndodh. Nëse nuk e fitojmë Klub Brizhin në xhiron e fundit, nuk meritojmë të kualifikohemi në plejof. Sportingu është i vështirë, PSZh-ja e vështirë, Juventusi po ashtu, të gjitha ndeshjet tona si mysafir ishin të vështira. Ky është realiteti. Nuk fituam mjaftë pikë. Ndeshja e fundit kundër Brizhit do të na tregojë deri ku jemi", deklaroi Guardiola për Bi-Bi-Si-në. Një xhiro para fundit të fazës së parë, Mançester Siti gjendet në vendin e 25-të në tabelë me 8 pikë. Dy pikë më shumë ka Shtutgarti në vendin e 24-të.