MIA FLESH
- Shkup – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski me ftesë të homologut të tij slloven, Borut Sajovic sot po qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni. Në Lubjanë, Misajllovski do të takohet edhe me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

12:00/ 17 shkurt/ 2025
Shkup – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski me ftesë të homologut të tij slloven, Borut Sajovic sot po qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni. Në Lubjanë, Misajllovski do të takohet edhe me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Shkup – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër disa vende në rrugë të lagështa. Reshje të borës me intensitet të dobët shënohen në akset rrugore Kriva Pallankë – Stracin dhe Tetovë – Kodër e Diellit, të cilat për momentin nuk përfaqësojnë pengesë në rrjedhën e komunikacionit. Dukshmëri të ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës deri 100 metra ka në vendkalimin malor Strazhë dhe në Mavrovë.
Shkup- Me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryetari I kësaj partie Menduh Thaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar festën.
Shkup - Temperatura më e ulët prej minus tre gradë Celsius është matur mëngjesin e sotëm në Hanet e Mavrovës, ndërsa më e larta prej 6 gradë Celsius në Gjevgjeli.
Shkup - Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e analizave fiziko- kimike dhe mikrobiologjike të kryera në 51 pika matëse në qytet.
Shkup - Njësia mobile për masa kompensuese pranë Departamentit për çështje kufitare dhe migracion, dje rreth orës 16.30 në drejtimin rrugor nga Bogdanci deri në fshatin Furkë të Dojranit ka kryer kontroll ndaj një automjeti transportues "iveko" me targa të Strumicës të drejtuar nga B.G.(59) nga Strumica.
Strumicë - Mëngjesin e sotëm në ora 05:05 janë djegur dy makina të dëmtuara në afërsi të spitalit të Strumicës, informuan nga NJTZ Strumicë.
Prishtinë - Kosova sot feston 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Prishtinë - Krerët shtetërorë në Kosovë kanë kujtuar sot sakrificën shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi. Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti morën pjesë në ngritjen solemne të flamurit në 17-vjetorin e pavarësisë. Osmani dhe Kurti bashkë me ministra, madje kanë bërë homazhe në kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz.
Athinë - Një tërmet me magnitudë prej 5,1 ballë është regjistruar pak para orës 10:00 të mëngjesit të sotëm në zonën detare midis ishujve grekë Santorini dhe Amorgos, ndërsa pak minuta më parë ka pasur një tërmet më të vogël me magnitudë prej 4,2 ballë, ndërsa gjatë natës janë regjistruar dy lëkundje të reja prej 4,2 dhe 4,5 ballë sipas shkallës Rihter, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Bruksel– Pagesat e para të rregullta të mjeteve në kuadër të Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor priten ndërmjet tremujorit të dytë dhe të tretë nga viti 2025, pasi të përmbushen kushtet e parapara për këtë, deklaroi për MIA-n zëdhënësi i Bashkimit Evropian.
Bruksel - Komisioneri Evropian për Tregti dhe Siguri Ekonomike, Marosh Shefçoviç, sot udhëton në Uashington për të biseduar me përfaqësuesit e administratës së re amerikane lidhur me marrëdhëniet tregtare ndërmjet BE-së dhe SHBA-së.
Berlin - Zëvendëskancelari gjerman Robert Habek mbrëmë deklaroi se administrata e presidentit amerikan Donald Tramp ka "filluar një sulm ndaj vlerave të përbashkëta perëndimore", që "nuk mund të merren mjaft seriozisht".
Stokholm – Suedia nuk e përjashton mundësinë për dërgimin e ushtarëve në Ukrainë si pjesë e çfarëdo lloj forcash paqësore, informon sot Radio suedeze.
Kajro - Nëntë persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë janë lënduar sot pas rrëzimit të ndërtesës në kryeqytetin e Egjiptit, njoftuan mediat shtetërore.
Londër - Kryeministri britanik Kir Starmer është i gatshëm të dërgojë ushtark britanik në Ukrainë, nëse është e nevojshme, për të garantuar paqen pas një marrëveshjeje të mundshme.
Uashington - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp po përpiqet të arrijë një marrëveshje për armëpushim në Ukrainë deri në Pashkë, që është më 20 prill të këtij viti, njoftoi Blumberg, duke cituar burime të njohura me situatën.
Torino - Trajneri i Juventusit, Tiago Mota, ka shprehur përshtypjet e tij pas ndeshjes kundër Interit në xhiron e 25-të të kampionatit italian të futbollit.
Liverpul – Futbollisti i Liverpulit, Mohamed Salah është në negociata për vazhdimin e kontratës me klubin anglez.