• сабота, 22 февруари 2025
MIA Flesh

15:00/12 shkurt/2025

Shkup - Kuvendi e miratoi rendin e ditës të mbledhjes së 34-t pasi që u plotësua me disa propozime për ndryshim të ligjeve me procedurë të shkurtuar, por nuk vazhdoi me debatin rreth pikave nga rendi i konstatuar i ditës por me pyetje nga deputetët e opozitës. U miratuan propozimet e VMRO-DPMNE-së me procedurë të shkurtuar të shqyrtohen propozimet për ndryshime dhe plotësime të: Ligjit për planifikim urbanistik, Ligjit për qasje të lirë drejt informatave të karakterit publik, Ligjit për shërbiomet postare, Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar, dobisë pronësore dhe mjeteve të marra në procedurë penale dhe kundërvajtëse, Ligjit për Avokatin e popullit dhe ndryshime të Ligjit për marrëdhënie të punës.

Shkup - Deputetja e PRSD-së, Sonja Mirakovska në seancën e sotme qeveritare, në të cilën në rend dite është edhe parashtrimi i pyetjeve të opozitës, kërkoi dorëheqje të ministrit të Shëndetësisë, Arben taravari për ngjarjet e fundit në shëndetësi. Taravari u përgjigj se do të jepte dorëheqje nëse do t'i ndodhte Spitali modular, skandali në Onkologji dhe se nuk i ik përgjegjësisë, sepse ku të kthehet. Mirakovska, e cila Taravarit i bëri tre pyetje, akuzoi se ka ndodhur një katastrofë humanitare me mungesën e terapisë biologjike në Klinikën e Onkologjisë. Ajo theksoi se sipas OBSH-së qasja e regullt në këtë terapi e rrit shansin e mbijetesës së pacientëve nga 30 deri në 40 për qind, dhe se ka ndodh lëshim sistemik që e ka rrezikuar këtë shansë për jetesë.  

Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, po qëndron për vizitë pune në Australi, që përfaqëson vizitën e parë të një ministri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut në Australi pas 15 viteve.  Kjo vizitë, siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, korrespondon me jubileun e rëndësishëm – 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve.  Në kuadër të vizitës, ministri Mucunski sot ka realizuar takim dypalësh me ministren australiane të Punëve të Jashtme, Peni Uong. Në takim, ministrat i konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe shkëmbyen qëndrime për sfidat aktuale gjeopolitike, duke përfshirë çështje lidhur me qëndrueshmërinë rajonale dhe sigurinë globale. 

Shkup - Trupi Nacional Koordinues për monitorimin e situatës me mosdiskriminimin dhe zbatimin e ligjeve, akteve nënligjore dhe dokumenteve strategjike në këtë fushë (TNK) ka mbajtur sot seancën e parë konstituive, të kryesuar nga ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani. Siç njoftoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, në fjalën e tij para anëtarëve të pranishëm, ministri Limani iu referua rëndësisë së luftimit të diskriminimit, i cili paraqet shkelje të të drejtave të njeriut dhe sulm ndaj shoqërisë në tërësi. "Mos-informimi, stereotipat dhe paragjykimet janë arsyet kryesore për praninë e fenomenit të diskriminimit. Është përgjegjësia jonë e përbashkët për të krijuar kushte për arritjen e një jetese cilësore. Në këtë drejtim, zbatimi i Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi është instrument për trajtimin e vazhdueshëm të të gjitha formave të diskriminimit mbi çdo bazë", theksoi Limani.

Shkup - Vesna Dameva dhe Tanja Çaçarova Ilievska, anëtare të Këshillit gjyqësor, për të cilat shumica në pushtet parashtroi interpelanca në Kuvend sot deklaruan se po i analizojnë dokumentet dhe se do ta kumtojnë qëndrimin e tyre në opinion. Çaçarova Ilievska konsideron se në interpelancën për të flitet për përgjegjësi kolektive. Interpelancën e parashtruar në Kuvend e mora vonë gjatë ditës së djeshme dhe jam në fazë të analizimit të shkaqeve dhe në përgjithësi të përmbajtjes së saj. Kur ta ndërtoj qëndrimin tim, do t'ia kumtoj opinionit, nuk do të mbetet pa përgjigje, përkatësisht pa deklarimin tim", deklaroi anëtarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva pas interpelancave të parashtruara në shtëpinë ligjvënëse nga ana e grupeve të deputetëve të koalicionit në pushtet për pesë anëtarë të Këshillit gjyqësor.

Shkup – MAKSTIL do të kërkojë kthimin e parave që ka paguar për tatimin solidar, por është i gatshëm të bisedojë me Qeverinë dhe Ministrinë e Financave për të gjetur modalitetin e saktë se si do të bëhet pagesa. Ajo pagoi 4.3 milionë euro tatim solidar, që ishte shuma më e madhe e paguar nga çdo kompani në vend për këtë qëllim. "Ishim një nga kompanitë më të prekura nga Ligji i tatimit solidar dhe është normale që të kërkojmë menjëherë paratë që kemi paguar padrejtësisht, sepse na duhen për parashikueshmëri dhe buxhetim, edhe pse kemi një afat pesëvjeçar për ta bërë këtë. Ne e dimë që Buxheti i shtetit është ai që është dhe se qeveria ka planifikuar shpenzime. Jemi të gatshëm të diskutojmë në një farë mënyre për të rënë dakord për dinamikën e kthimit të parave. Nuk ka kaluar shumë kohë që kemi paguar paratë dhe nuk mendoj se do të kërkojmë kamatë, sepse nuk duam ta rëndojmë në mënyrë shtesë buxhetin", tha Dimitar Cvetkovski nga MAKSTIL në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në prezantimin e sotëm të rezultateve të Anketës për investimet e huaja direkte 2024 në Odën Ekonomike.

Shkup - Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë Dushica Dimitrieska, sot në lidhje me vendimin e miratuar të Qeverisë për inicimin  e procedurës për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Lupço Kocevski, thotë se deri tani në Këshillin e Prokurorëve Publik nuk është dorëzuar një propozim i tillë. "Deri tani në Këshill nuk është dorëzuar kurrfarë propozimi, kur të dorëzohet propozimi do të prononcohemi", thotë Dimitrieska. Për emërimin e prokurores Natasha Kërstevska Caleva për kryetare të Prokurorisë së Lartë Publike, derisa vazhdon shkarkimi i prokurorit të lartë publik Mistafa Hajrullahi, kryetarja e Këshillit të prokurorëve publik thotë se vendimi është marrë në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Këshillit.

Shkup - Është shpallur thirrja e dytë publike në të cilën komunat mund të aplikojnë për marrjen e mjeteve financiare për realizimin e projekteve infrastrukturore. Mund të aplikojnë të gjitha komunat për marrje të fondeve deri në 15 miliardë denarë për projekte nga fusha e kulturës, sportit, mjedisit jetësor, inftarstrukturës rrugore, politikës sociale dhe arsimit. Formularet aplikuese duhet të dërgohen në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, ndërsa dokumentacioni projektues deri te ministritë dikasteriale më së voni deri më 30 prill. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë komunat dhe komunat e Qytetit të Shkupit. Mund të aplikoni me një ose më shumë projekte infrastrukturore. Formularët e aplikimit duhet të dorëzohen në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe dokumentacioni i projektit në ministritë dikasteriale jo më vonë se data 30 prill.

Shkup - Gjatë ditës së djeshme nga ana e nëpunësve policorë nga të tetë Sektorët për punë të brendshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërkaq në kuadër të kontrolleve në trafik nëpër rrugët e vendit, janë dhënë 864 urdhër-pagesa dhe janë paguar 465 të tilla për shoferë dhe pjesëmarrës tët jerë në komunikacion në bazë të LSKRR dhe Ligjit për automjete (LA). Siç ceket në kumteësn e MPB-së, është evidente se mosrespektimi i shpejtësisë së lëvizjes dhe parkimi jo i rregullt janë kundërvajtje me numër më të madh të masave të shqiptiara ndaj shoferëve - 262, përkatësisht 201. Nga ana tjetër ndërkaq, numrat statistikor tregojnë se janë zbuluar 67 persona të cilët kanë drejtuar automjetet pa patent shofer, më pas pasojnë 49 raste të mospërdorimit të rripit të sigurisë dhe 36 raste për prëdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Shkup - Enti Shtetëror i Statistikës sot ka publikuar të dhënat që tregojnë se në dhjetor janë lëshuar 287 leje për ndërtim, që është dy për qind më pak se muaji i njëjtë i vitit të kaluar. Vlera e parashikuar e objekteve është 4.954.058 mijë denarë, që është për 22,6 për qind më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 175 janë të destinuara për ndërtim të lartë, 48 për objekte të ndërtimit të ulët dhe 64 për objekte për rindërtim. Është planifikuar ndërtimi i 705 apartamenteve, me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej 59.557 m2.

Tetovë - Gjykata Themelore e Tetovës ka sjell vendim sipas së cilës Ziadin Sela njihet si kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Ky vendim vjen pasi një i tillë identik u mor në prill të vitit 2024 për emërimin e Selës si kryetar që më pas u ankimua nga krahu i Arben Taravarit në Gjykatën e Apelit. Gjykata më e lartë në shtator të vitit 2024 e ktheu çështjen në rigjykim. Gjykata e Tetovës vendimin e miratoi më 20 janar 2025 me nr. 6/2024. "Në regjistrin gjyqësor të partive politike me nr.1/24 që mbahet në Gjykatën Themelore të Tetovës regjistrohet ndryshim sa i takon kryetarit të partisë, në të ardhmen për kryetar emërohet Ziadin Sela, rr. Livadhi nr. 1, nga Struga në vend të kryetarit të deritashëm të partisë Arben Taravari, rr. ‘Borçe Jovanovski’ pn", thuhet në pjesën e parë të vendimit të Gjykatës Themelore të Tetovës.

Dibër - Komuna e Dibrës në konkursin e dytë nga projekti qeveritar "100 milionë euro për komunat" do të aplikojë me 27 projekte, konfirmoi për MIA-n kryetari i komunës, Hekuran Duka. "Projektet janë përgatitur dhe të njejtit janë në vlerë prej 131.649.580 denarëve. Kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturën rrugore dhe rrjetin e ujësjellësit. Siç është paralajmëruar konkursi i dytë do të publikohet këti ditë dhe jam optimist se do të na pranohen të gjitha projektet e parashtruara", shtoi Duka. Në të njejtën kohë shprehi kënaqësi nga projektet e pranuara nga konkursi i parë, kur komuna mori 700 mijë euro, të cilat, siç tha, tashmë janë në arkën e komunës dhe janë shpallur tenderë, pas çka, pas zgjedhjes së ofertuesve më të volitshëm, do të fillohet realizimi.

Shtip - Gjykata Themelore në Shtip sot i ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm Fadil Zejnelovit për vrasjen e 29 vjeçares Emilia Pesheva. Në seancën e kaluar dy ditë më parë, tashmë i dënuari Zejnelov e pranoi fajin për vrasjen e partneres së tij Pesheva. Siç ka thënë ai, motivi për kryerjen e vrasjes më 1 nëntor të vitit të kaluar ka qenë pabesia. Prokurori dhe avokatët e familjes Peshevi kanë kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për autorin, pasi siç thanë ata, "vrasjen e ka kryer në një rast të dhunës në familje, gjegjësisht femicid". Sipas hetimit të Prokurorisë Themelore Publike, për vrasjen e Peshevës janë siguruar dëshmi sipas të cilave më 1 nëntor të vitit 2024, pas dhunës familjare, me paramendim e ka privuar nga jeta partneren e tij jashtëmartesore. 

Shkup - Reshje bore me intensitet të dobët vërehen në Kodrën e Diellit dhe në qafën malore Bukovë, por për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit, informuan nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më pritje për hyrje dhe dalje nga vendi.

Ankara - Ish kryeministri turk Ahmet Davutogllu propozoi sot të mbahet referendum në Rripin e Gazës për bashkimin e enklavës palestineze ndaj Turqisë, njoftoi televizioni turk, Haberturk. Davutogllu, i cili tani është kryetar i Partisë së Ardhmërisë, përkujtoi se territoret palestineze kanë qenë pjesë e Perandorisë otomane. Ai e dha këtë propozim si përgjigje të planit të presidentit amerikan, Donald Tramp për Gazën, i cili parashikon shpërnguljen e palestinezëve.

Berlin - Qeveria gjermane i ka vazhduar kontrollet në të gjithë kufijtë tokësor të vendit edhe për gjashtë muaj të tjerë në përpjekje për të zvogëluar më tej migrimin e parregullt, deklaroi sot kancelari Olaf Sholc. "Me kontrollet kufitare, ne po e shtyjmë në mënyrë efektive migrimin e parregullt, siç tregojnë shifrat", tha Sholc në deklaratën me shkrim në të cilën sqarohet vendimi. Ministrja e Punëve të Jashtme, Nensi Fezer tha: "Ne i ndalojmë kontrabandistët që brutalisht i keqtrajtojnë njerëzit dhe i kontrabandojnë ata përtej kufijve dhe u japim fund kriminelëve dhe ekstremistëve".

Madrid - Një person ka humbur jetën dhe dy rezultojnë të zhdukur kur një anije me rreth 80 emigrantë është përmbysur rreth 20 kilometra nga El Hiero, një nga ishujt Kanarie, bënë të ditur sot persona zyrtarë. Tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë, raporton media spanjolle "La Razon".

Moskë - Dmitrij Medvedev, zëvendëskryetari i Këshillit të sigurimit rus e ka hedhur poshtë si "marrëzi" propozimin e Kievit për të shkëmbyer pjesë të territorit rus që mban pjesë të Ukrainës e që janë nën kontrollin e Moskës. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi për gazetën Guardian se planifikon t'i ofrojë Rusisë shkëmbim direkt të territorit për  t'u vendosur fundi i luftës. Medvedev i cili ka qenë president i Rusisë që nga viti 2008 deri në vitin 2012, tha se Rusia ka treguar se mundë të arrijë "paqe përmes forcës" përfshirë edhe sulmet me drone dhe raketa që kanë goditur Kievin sot. 

Bejrut - Presidenti libanez Xhozef Aun sot në pallatin presidencial në Bejrut u takua me ministrin portugez të Punëve të Jashtme Paulo Rangel, lajmëruan mediat libaneze. Aun i bëri thirrje Bashkimit Evropian të ushtrojë presion ndaj Izraelit për ta përfunduar tërheqjen e tij nga territori libanez deri në afatin përfundimtar më 18 shkurt. Presidenti libanez konfirmoi mbështetjen e Libanit për Nismën Paqeësore Arabe, duke theksuar se Bejruti i hodhi poshtë të gjitha propozimet që mund të çojnë në zhvendosjen e palestinezëve nga vendi i tyre ose t'i minojnë të drejtat e tyre legjitime të konfirmuara në rezolutat e KB-së.

Daka - Kombet e Bashkuara akuzuan regjimin e rrezuar në Bangladesh, të udhëhequr nga ish kryeministri Sheik Hasina, për kryerjen potenciale të krimeve kundër njerëzimit gjatë ballafaqimit brutal me protestat e viteve të kaluara në të cilat, gjoja humbën jetën 1.400 njerëz, lajmëroi DPA. Raporti i fundit i Zyrës së Komisariatit të lartë për të drejtat e njeriut të KB-së, të publikuar sot në Gjenevë, ka gjetur prova për politikë formale qëllimi i së cilës është t'i sulmojë me dhunë demonstrantët antiqeveritar dhe mbështetësit e tyre. Raporti ngriti brengë se këto veprime mund të kualifikohen si krime kundër njerëzimit, që garanton hetime penale plotësuese.

Uashington - Përfaqësuesit e administratës së presidentit amerikan Donald Tramp po mendojnë mbylljen e disa konsullatave dhe përfaqësive diplomatike amerikane në mbarë botën për të ulur shpenzimet në Departamentin e Shtetit, njoftoi En-Bi-Si Njuz. Konsullatat në Evropë, Kanada, Meksikë dhe Ishujt e Paqësorit janë në mesin e atyre që mund të mbyllen. Persona zyrtarë konfirmuan se Trampi e ka shqyrtuar listën e konsullatave, por se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar dhe se nuk është caktuar asnjë afat kohor për ndonjë mbyllje të mundshme.

Остани поврзан