• среда, 24 јули 2024
MIA Flesh

15:00/29 maj/2024

Shkup - Këshilli Gjyqësor sot në mbledhje i shqyrtoi dhe miratoi propozim ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores për punë me të cilat përmbushen një pjesë e rekomandimeve, të shënuara në raportin e Misionit vlerësues të BE-së për punën e Këshillit. Vendimet për zgjedhjen ose moszgjedhjen e gjykatësit ose kryetarit në gjykatë anëtarët e Këshillit Gjyqësor me të drejtë vote do të duhen doemos t'i sqarojnë, ndërsa parashihen edhe afate për veprim në të gjitha fazat e procedurës, ndryshim me të cilin ka për qëllim të parandalohet ruajtja e lëndëve në sirtarë, ndërsa çdo veprim jashtë afateve të parapara do të nënkuptojë pasoja të caktuara.

Shkup - Ixhet Memeti, anëtari i Këshillit të prokurorëve publikë i cili aktualisht është nën masë kujdesi nën dyshimin lidhur me mitmarrjen sot nuk erdhi në seancën e Këshillit. Siç informoi kryetarja e KPPRMV, Dushica Dimitrieska, Mexhiti pak para fillimit e informoi se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme. "Pak para fillimit të seancës ai më informoi se nuk do të jetë i pranishëm dhe është i mendimit që të tërhiqet nga pozita e nënkryetarit të Këshillit të prokurorëve publikë", tha Dimitrieska.

Shkup - Këshilli i Prokurorëve Publikë sot diskutoi për procedurën kundër anëtarit Ixhet Memeti i cili dyshohet për pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm. Sipas anëtarëve, Memeti gjatë kohëzgjatjes së hetimit nuk do të duhej të marrë pjesë në punën dhe vendimet e Këshillit. Ata sqaruan se nuk kanë mundësi ligjore për shkarkimin e tyre. Anëtarja Keti Petkova sqaroi se Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë nuk parasheh mundësi të heqjes nga vendi i punës derisa zgjat procedura penale.

Shkup - Shpenzimet e përgjithshme rrjedhëse për shëndetësi në vitin 2022 arritën në 60.567 milionë denarë dhe shënojnë rënie prej 1,4 për qind në krahasim me vitin 2021, kur arritën 61.408 milionë denarë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, rënia më e madhe krahasuar me vitin paraprak prej 44,9 për qind ka te kujdesi shëndetësor parandalues, te ofruesit e shërbimeve ndihmëse (shtesë) ulja është 41,1 për qind, ndërsa te shpenzimet private të ekonomive familjare. ulje prej 5 për qind.

Shkup - Më shumë se 90 për qind nga këmbimi i përgjithshëm i mallrave në vend në vitin 2022 është realizuar nga ndërmarrjet e përfshira në dy rrjedhat e mallrave, tregojnë të dhënat përfundimtare të Entit Shtetëror të Statistikës. Në këtë rast, suficiti në shkëmbimin e mallrave gjenerohet kryesisht nga ndërmarrjet që i përkasin sektorit të industrisë, ndërsa deficiti nga ndërmarrjet që i përkasin sektorit të tregtisë.

Tiranë - Kuvendi i ka ndërprerë Sali Berishës përfitimet financiare që i takon çdo deputeti, përfshi edhe pagën, pasi ish-kryeministri nuk ka marrë pjesë në asnjë prej seancave plenare, mbledhjet e Komisioneve Parlamentare apo çdo veprimtari tjetër që lidhet me të si ligjvënës. Vendimi për ndërprerjen e pagesave ka lidhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Masa financiare ndaj Berishës nga administrata e Kuvendit është aplikuar që prej janarit 2024, ndoshta si një përllogaritje edhe për kohën se kur ai mund të humbasë mandatin e deputetit, me një mungesë në punimet e Kuvendit prej 6 muajsh.

Sofje - Qendra bëthamore bullgare Kozlloduj do ta prish marrëveshjen me Rusinë për furnizmin me derivate bërthamore, paralajmëroi drejtori ekzekutiv i kompanisë, Valentin Nikollov. Ai saktësoi se derivatet e disponueshme ruse do të përdoren si rezervë. Nikollov theksoi se çmimi i derivateve amerikane është i ngjashëm me atë të derivateve ruse.

Ankara - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogani deklaroi sot se "shpirti i Kombeve të Bashkuara në Gazë ka vdekur", ndërsa i bëri thirrje botës islame që të reagojë pas sulmeve izraelite në kampet e Rafahut ku strehohen palestinezët e zhvendosur. "KB-ja nuk arrin ta mbrojnë as personelin e saj, as personelin humanitar. Pse jeni ende duke pritur për të vepruar? Shpirti  i Kombeve të Bashkuara në Gazë ka vdekur", u tha Erdogani përfaqësuesve të partisë së tij. Bashkë me akuzat për dobësinë e institucionit ndërkombëtar, presidenti i vendit me shumicë myslimane me 85 milionë banorë ka thirrur edhe kolegët e tij nga bota islame.

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel deklaroi sot se Kombet e Bashkuara janë paralizuar nga vendosja e vetos dhe se nuk pranohen kurrfarë vendimesh."Vendosja e vetos i prolongon konfliktet dhe masakrat", theksoi Boreli para pjesëmarrësve në Forumin e Sigurisë Shuman i organizuar nga Parlamenti Evropian në Bruksel. Në takim marrin pjesë 500 pjesëmarrës nga 70 vende dhe organizata nga e gjithë bota.

Paris - Vendet e pasura kanë përmbushur synimin për sigurimin e ndihmës vjetore prej 100 miliardë euro për klimën e vendeve më të varfëra për herë të parë në vitin 2022, edhe pse kjo është periudhë me dy vjet vonesë se e premtuara, publikoi OECD (Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik). Vendet e zhvilluara siguruan 115,9 miliardë dollarë "duke arritur synimin e tyre kolektiv vjetor për herë të parë për mobilizimin e 100 miliardë dollarëve për veprim klimatik në vendet në zhvillim, kumtoi OECD. 

Gazë - Tanket e armatës izraelite (IDF) kanë hyrë në qendër të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës dhe kanë pushtuar kodrën e rëndësishme Zorub, që i jep Izraelit kontrollin mbi kufirin me Egjiptin e deri në det, njofton Bi-Bi-Si. IDF kumtoi se ka vazhduar operacionin kundër "objektivave terroriste" në Rafah, tre javë pasi që ka filluar operacionin në atë qytet.

Gazë - Në sulmin vdekjeprurës ndaj kampit për refugjatë palestinezë në Rafah janë përdorur armë të prodhimit amerikan, thuhet në analizën e Si-En-En-it dhe ekspertëve për mjete shpërthyese në video incizimet nga ai vend. Të paktën 45 persona, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, janë vrarë, ndërsa më shumë se 200 u plagosën kur një zjarr ka shpërthyer pas një sulmi izraelit të dielën në qytetin jugor të Rripit të Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë dhe shërbimeve palestinezë për ndihmë të shpejtë.

Gazë - Misioni i Organizatës botërore të shëndetësisë arriti në veri të Gazës për herë të parë pas më shumë se dy javëve, deklaroi sot shefi i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus. Misioni dërgoi derivate, shtretër spitalorë, ilaçe dhe materiale tjera mjekësore në spitalin Al-Ahli, publikoi Tedros në "X". Ai tha se rezervat janë të mjaftueshme për nevojat e 1.500 njerëzve, por insistoi në atë se nevojitet shumë më tepër.

Tel Aviv - Ushtria izraelite e kontrollon 75 për qind të zonës tampon përgjatë kufirit mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, deklaroi Caçi Hanegbi, këshilltar i sigurisë kombëtare të kryeministrit Benjamin Netanjahu. "Në brendësi të Rripit të Gazës Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) tash më kontrollojnë mbi 75 për qind të korridorit dhe besoj se gjatë periudhës do ta kontrollojë të tërin. Së bashku me egjiptianët duhet të kujdesemi që të parandalohet kontrabandimi i armëve", deklaroi ai për televizionin izraelit.

Port-o-Prens - Këshilli kalimtar i Haitit sot e emëroi Geri Konill, ish kryeministër të vendit dhe drejtor rajonal i UNICEF-it për Amerikën Jugore dhe Karaibet, për kryeministër të ri. Konell do ta zëvendësojë kryeministrin e përkohshëm Majkëll Patrik Bojsvert, i cili ishte emëruar pasi kryeministri Ariel Henri dha dorëheqje në prill. Kryeministri i ri do të përballet me sfidat e varfërisë, inflacionin nga 29 për qind dhe bandat e dhunshme të cilat mbajnë rreth 80 për qind të kryeqytetit Port-o-Prens nën kontrollin e tij.

Minsk - Qeveria e Hungarisë ka nënshkruar marrëveshje bërthamore me Bjellorusinë, gjë që, për shefin e diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, ka një "rëndësi të madhe". Sipas Sijartos, i cili gjendet për vizitë në Bjellorusi, Marrëveshja është për transferim të teknologjive dhe njohurive që nevojiten gjatë ndërtimit të termocentralit të dytë bërthamor në Hungari – “Paksh 2”, tha Sijarto. Qendra bëthamore "Paksh" është ndërtuar nga kompania ruse "Rosatom".

Kishinau - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot arriti në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, destinacioni i parë i turnesë së tij në Evropë, me qëllim që të përforcohet përkrahja perëndimore për Ukrainën. Turneu i Blinkenit është në të njëjtën kohë kur Ukraina tenton t'u përgjigjet sulmeve të intensifikuara ruse në pjesën lindore të vendit, ndërsa presidenti rus, Vlladimir Putin paralajmëroi se nëse Kievit i lejohet të shfrytëzojë armë perëndimore për të sulmuar territorin rus, kjo do të shkaktojë konflikt global.

Barcelonë - Trajneri gjerman Hansi Flik nënshkroi kontratë me Barcelonën, publikoi gazetari Fabricio Romano. Sipas Romanos, kontrata me gjermanin 59 vjeçar tashmë u nënshkrua nga ana e drejtuesve të klubit. Më 24 maj, Barcelona publikoi se 44 vjeçari Çavi do të largohet nga klubi. Në sezonin e kaluar, katalonasit kanë fituar vendin e dytë në kampionatin spanjoll me 85 pikë. Diferenca e klubit nga Real Madridi ishte 10 pikë.

Остани поврзан