• сабота, 22 февруари 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 10 janar/ 2025

Shkup - Në suaza të vizitës së punës në Australi, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, realizoi takim me spikerin e Parlamentit të Uellsit të Ri Jugor, Greg Pajper, zëvendës-spikeren Sonia Horneri dhe deputetin Nejtan Hagarti.

Mavrovë- Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot hapi ngjarjen “Mbrojtja e interesave financiare publike në projektet infrastrukturore të financuara nga BE-ja”, që po mbahet në Mavrovë nën organizimin e UNOPS-it.

Shkup - Niveli i lartë i pavarësisë dhe kredibilitetit në punën e Bankës popullore janë ndër faktorët më të rëndësishëm që kontribuuan për realizim të suksesshëm të qëllimeve dhe për stabilitetin makroekonomik gjatë viteve të kaluara edhe përkundër disa krizave të njëpasnjëshme në nivel botëror, u cek në takimin mes guvernatores Anita Angellovska-Bezhoska dhe ambasadores së Mbretërisë së Holandës në vend, Uzlem Xhanel.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot deklaroi se pacientët onkologjikë në vend tashmë kanë terapi. Njëherësh, ai theksoi se disperzimi duhet të funksionojë.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe njëri nga liderët e VLEN-it i cili është pjesë e koalicionit qeveritar, në komentin për akuzat e BDI-së se përfaqësimi i shqiptarëve në pozita të larta nëpër institucione është në rënie, tha se kritika e vazhdueshme është pjesë e punës së kësaj partie opozitare.

Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski deklaroi se janë kërcënime hibride porositë përmes postës elektronike që të premten i morën shkollat me paralajmërime për mjete të vendosura shpërthyese, për të cilat u konstatua se janë paraqitje të rrejshme pas kontrolleve nga policia.

Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski pret që nxënësit dhe prindërit e tyre ta përdorin udhëzimin që u është dërguar shkollave para dy javësh, i cili duhet t'i mbrojë më të rinjtë nga sfidat e internetit.

Shkup- Në Klinikën universitare për toksikologji në Shkup deri tani nuk është raportuar rast në të cilin një pacient ka ndjekur trendin në rrjetin social "Tiktok" duke marrë doza të mëdha të “paracetamolit”. Informacionin për MIA-n sot e ka konfirmuar drejtori Andon Çibishev i cili edhe vet ka alarmuar për kujdes në lidhje me këtë sfidë.

Shkup - Edhe tetë persona, tre prej të cilëve doganierë, dyshohen se kanë kryer vepra penale me automjete të përdorura. Në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit tashmë janë ngritur kallëzimet penale. Deri më tani janë përfshirë 32 persona, 11 prej të cilëve doganierë. Ata dyshohen për mashtrim doganor, fshehje të mallit nga vepra penale mashtrim doganor, falsifikim dhe keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar. Për tetë doganierë tashmë ka vendime për largim nga puna . Këtë e theksoi drejtori i Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski, në emisionin “Dejlli klik” në TV 21.

Shtip - Dënim me burgim të përjetshëm për Fadil Zejnelov, i cili më 1 nëntor të vitit 2024 në mënyrë barbare e ka vrarë shtipjanen Emilija Pesheva, sot në Gjykatën Themelore në Shtip në fjalimet hyrëse dhe përfundimtare kërkuan prokurori në Prokurorinë Themelore Publike dhe dy avokatët e familjes Peshevi.    

Shkup - Prokurorja nga Prokuroria e Lartë, Natasha Kërstevska caëeva do ta ndërmarrë funksionen e shefes së Prokurorisë së lartë, ndërsa zgjat pezullimi i prokurorit publik, Mustafa Hajrullahi.

Shkup - Deri të mërkurën moti do të jetë stabil dhe i ftohtë, veçanërisht në mëngjes, ndërsa më pas temperaturat paradite do të jenë në rritje graduale, informon DPHM-ja. 

Shkup - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor bën informon se Bashkimi Evropian ka miratuar një Rregullore të re (BE) 2024/1157 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 11 Prill 2024 për dërgesat e mbeturinave (importi, eksporti dhe tranziti i mbeturinave), e cila ka hyrë në fuqi më 20 maj 2024 dhe e cila ndryshon Rregulloren (BE) Nr. 1257/2013 dhe (BE) 2020/1056 dhe shfuqizon Rregulloren (EC) Nr. 1013/2006.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot deklaroi se sipas tij, SPQ "8 Shtatori" duhet të mbetet një "bekap" i mirë për qëndron klinike.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot paralajmëroi shkarkime të tjera të drejtorëve në ndonjë institucion të shëndetit publik.

Shtip - I akuzuari për vrasjen e 29-vjeçares Emilija Pesheva, Fadil Zejnelov ka pranuar fajin. Aktgjykimi në Gjykatën Themelore të Shtipit do të shpallet të mërkurën më 12 shkurt.

Amsterdam - Çmimi i gazit natyror në tregun evropian mëngjesin e sotëm është rritur në nivelin më të lartë që nga fillimi i vitit 2023, tregojnë të dhënat e publikuara në ueb faqen e Qendrës holandeze të gazit (TTF).

Bruksel - Bashkimi Evropian e mirëpret faktin që zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë u zhvilluan në atmosferë paqësore, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anita Hiper.

Bruksel – Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në dialog konstruktiv me SHBA-në dhe të gjithë partnerët tanë të tjerë tregtar dhe gjithnjë do të jemi të gatshëm të diskutojmë që të gjejmë zgjidhje korrekte dhe reciproke me të cilët do të respektohet partneritetet tona dhe parimet e tregtisë së lirë, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për siguri ekonomike, tregti, shërbime financiare dhe dogana, Ollaf Gill lidhur me paralajmërimet e presidentit amerikan Donald Tramp se do të vendosë dogana prej 25 për qind për importin e çelikut dhe aluminit në SHBA. 

Остани поврзан