• сабота, 22 февруари 2025
MIA Flesh

12:00/7 shkurt/2025

Shkup – Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski. Në seancën e sotme gjyqësore pritet të merret në pyetje dëshmitari Goce Trajkovski, i cili bashkë me babanë e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, ka ndihmuar në hetimin pas saj, duke grumbulluar video xhirime. Trajkovski është dëshmitari i fundit me propozim të Prokurorisë. Ai duhej të dëshmonte në fillim të procedurës, kur ishin marrë në pyetje edhe dëshmitarët e tjerë, megjithatë, për arsye shëndetësore kjo nuk ndodhi, ndërsa pastaj nuk ishte i kapshëm për organet e ndjekjes për vepër tjetër penale. Më 23 janar të vitit 2025 u dorëzua në polici dhe që atëherë është në paraburgim. 

Shkup - Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit deri te Gjykata Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi dhe aktakuzë kundër katër personave për keqpërdorim në realizimin e projektit të fasadës së ndërtesës së Qeverisë. "Aktakuza bazohet në prova nga të cilat del se i pandehuri - drejtues i një shoqërie ndërtimi, tregtie dhe shërbimesh ka kryer  vepër penale në periudhën shkurt-prill 2013, duke shkelur me vetëdije rregulloren për procedurën e dhënies së kontratës së prokurimit publik, veprën penale të keqpërdorimit të procedurës së thirrjes publike, dhënien e kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publiko-privat", njoftoi mëngjesin e sotëm Prokuroria Publike. 

Shkup – Në disa lokacione në shtet sot në mëngjes ka alarme për bomba, informojnë nga MPB për MIA-n. Alarm për bombë, sipas informacioneve të MIA-s, sot në mëngjes ka pasur në disa shkolla në Aerodrom, si dhe në dy shkolla në Shtip. Në disa shkolla, pas kontrolleve të kryera nga ana e MPB, mësimi ka vazhduar. 

Shkup - Këshilli drejtues i Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) sot do të mbajë seancën e 24-të, në të cilën me ftesë të BNJVL-së, do të marrë pjesë edhe ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska. Siç kumtojnë nga BNJVL, në përputhje me Memorandumin e ri për bashkëpunim të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së RMV-së dhe BNJVL-së (gusht të vitit 2024) do të diskutohet për zhvillimin e mëtejshëm të decentralizimit fiskal në vendin tonë, mundësitë për përforcimin e stabilitetit financiar të komunave dhe nevojën e rishikimit të metodologjive për shpërndarjen e bllok granteve që pushteti qendror ua transferon komunave për zbatimin e kompetencave të caktuara, midis të cilave për arsim, për kopshte, për  mbrojtjen nga zjarri, e të tjera. 

Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se shërbimet e saja kompetente po ndërmarrin masa dhe aktivitete gjithëpërfshirëse pas alarmeve të mbërritura për kinse bomba të vendosura sot në mëngjes në disa shkolla në vend.  “Ministria e Punëve të Brendshme e informon publikun se pas shumë alarmeve që kanë arritur për kinse pajisje të vendosura shpërthyese në shumë shkolla fillore dhe të mesme në gati gjithë territorin e shtetit, shërbimet kompetente të ministrisë po ndërmarrin masa dhe aktivitete gjithëpërfshirëse në bazë të procedurave të brendshme për veprim në rast të rrezikimit terrorist”, informon MPB.

Shkup – Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se shërbimet e saja kompetente po ndërmarrin masa dhe aktivitete gjithëpërfshirëse pas alarmeve të mbërritura për kinse bomba të vendosura sot në mëngjes në disa shkolla në vend. “Ministria e Punëve të Brendshme e informon publikun se pas shumë alarmeve që kanë arritur për kinse pajisje të vendosura shpërthyese në shumë shkolla fillore dhe të mesme në gati gjithë territorin e shtetit, shërbimet kompetente të ministrisë po ndërmarrin masa dhe aktivitete gjithëpërfshirëse në bazë të procedurave të brendshme për veprim në rast të rrezikimit terrorist”, informon MPB.

Shkup - Drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, Aleksandar Pandov konfirmoi se Igor Jug, një nga të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 54 vjeçare. Një pjesë e mediave raportuan se Igor Jug ka kërkuar përsëritjen e procedurës, por Gjykata penale mëngjesin e sotëm e ka demantuar këtë informacion. Nga aty informuan se në Këshillin penal nuk është paraqitur asnjë kërkesë për përsëritjen e procedurës.

Shkup - Një pjesë e komunës Qendër gjatë ditës së nesërme do të jetë pa rrymë, informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza - Shkup. Sipas një njoftimi nga "EVN Maqedonia" SHA, pa energji elektrike prej orës nëntë deri në orën 14 do të mbeten shfyrtëzuesit e rrugës "Shumadiska".

Shkup – Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodër të Diellit me -8 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë me 4 gradë është në Gjevgjeli. Në Hanet e Mavrovës janë matur -5 gradë, -4 në Krushevë, -3 në Dibër, -2 gradë në Kriva Pallankë, Ohër, Manastir dhe Berovë, -1 Pretor, 0 Tetovë, Prilep dhe Vinicë, 2 gradë në Shkup – Zajçev Rid, Shtip, Demir Kapi, Strumicë dhe Kavadar dhe 3 gradë në Shkup – Petrovec dhe në Veles. Lartësia e shtresës së borës në orën 7 në Kodër të Diellit është 30 centimetra dhe 12 centimetra në Hanet e Mavrovës.

Athinë - Edhe një herë rekomandoj qetësi, t'i dëgjojmë udhëzimet nga mbrojtja civile dhe dëshirojmë që kjo dukuri së shpejti të përfundojë, ndërsa ishulli tërësisht të kthehet në ritmin e tij normal, porositi kryeministri grek Kirjakos Micotakis nga Santorini, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Micotakis prej mëngjesit gjendet për vizitë në ishull dhe potencoi se "tërë mekanizmi shtetëror u mobilizua" dhe me kujdes i ndjekin udhëzimet e ekspertëve, të cilët e këshillojnë mbrojtjen civile.

Podgoricë - Grupi qytetar Alternativa, organizator i bojkotit të blerjeve në Mal të Zi u bëri thirrje qytetarëve që sot dhe nesër të mos shkojnë nëpër supermarkete të mëdha, për të detyruar pronarët e tyre të ulin çmimet. "U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të mos blejnë asgjë në megamarketet më 7 dhe 8 shkurt. Nëse duhet të merrni ushqime bazë, blini ato në tregje të vogla lokale. Le të mbështesim ata që janë me ne, ndërsa jo ata të cilët na grabitin! Ky është zëri i popullit", ka shkruar në Fejsbuk.

Bruksel - Shefi i Këshillit Evropian Antonio Koshta paralajmëroi se sanksionet ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) janë kërcënim për sistemin më të gjerë gjyqësor, pasi presidenti amerikan Donald TrAmp e dënoi gjykatën për hetimet e saj në Amerikë dhe Izrael. "Sanksionimi i GJPN-së kërcënon pavarësinë e Gjykatës dhe minon sistemin ndërkombëtar të drejtësisë penale në tërësi," shkroi Kosta, i cili kryeson trupin që përfaqëson 27 vendet anëtare të BE-së, në X.

Bruksel - Një burrë e humbi jetën mbrëmë në të shtënat e reja për kontrabandë me drogë në Bruksel, kumtuan autoritetet lokale. Këto janë të shtënat e treta që nga mëngjesi i së mërkurës në komunën Anderleht, ku autoritetet janë në dijeni të disa lokacioneve të trafikut me drogë. Kryetari i komunës Fabris Kamps tha se kjo është një "luftë bandash për kontrollin e territorit". Ai bëri apel për rritjen e pranisë së policisë.

Kiev - Presidenca ukrainase kumtoi se është e gatshme të hapë korridor humanitar që do të mundësojë evakuimin e qindra civilëve rusë nga rajoni kufitar Kursk, nëse Moska e kërkon atë. "Jemi të gatshëm të hapim korridor humanitar në rajonin Kursk në rast të kërkesës zyrtare nga Rusia", deklaruan nga Presidenca ukrainase për mediumet perëndimore. Më shumë se 1.500 civilë ende jetojnë në rajonin Kursk në Rusinë perëndimore, që ushtria ukrainase e ka pushtuar në ofensivën e filluar në gusht. 

Hagë - Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) sot ka reaguar për sanksionet e vendosura nga presidenti amerikan Donald Tramp kundër këtij institucioni, duke theksuar se do të vazhdojë të sigurojë "drejtësi dhe shpresë" në botë. "GJNP-ja dënon Urdhrin ekzekutiv të lëshuar nga SHBA-ja, me të cilin tentohet të vendosen sanksione kundër zyrtarëve të saj dhe të dëmtojë punën e saj të pavarur dhe të paanshme gjyqësore," thuhet në njoftimin e gjykatës.  Gjykata me seli në Hagë shtoi se "fuqishëm qëndron pas stafit të saj" dhe se do të vazhdojë "të sigurojë drejtësi dhe shpresë për miliona viktima të pafajshme nga krimet mbarë botën".

Xhuno – Një aeroplan “Bering er” me 10 persona u zhduk në rrugën nga Junalaklita deri në Nom, në Alaskë, ndërsa vijon hetimi, njoftoi Departamenti për Siguri Publike i shtetit federal amerikan. Turbopropektori i vogël Cessna Caravan transportonte nëntë udhëtarë dhe një pilot, thuhet në kumtesë.  Alaska përballet me një numër të madh të aksidenteve të aeroplanit nga shtetet e tjera federale amerikane, thuhet në raportin e Institutit Kombëtar për Siguri dhe Shëndet gjatë punës. (NIOSH). 

Nju-Jork - Hjuman rajts uoç paralajmëroi se pezullimi i ndihmës amerikane mund të përkeqësoj kushtet në kampet, që strehojnë të afërm të xhihadistëve të dyshuar të SHI-së në Sirinë verilindore, duke i bërë thirrje Uashingtonit ta vazhdojë mbështetjen. Në kampet dhe burgjet në rajonin e administruar nga kurdët ende ndodhen rreth 56.000 persona me ose të dyshuar për lidhje me grupin SHI, disa vite pas disfatës territoriale të xhihadistëve. Aty përfshihen xhihadist të dyshuar nëpër burgje, si dhe gra dhe fëmijë të luftëtarëve të SHI-së, të cilët ndodhen në kampet Al-Hol dhe Roj. 

Uashington - I dërguari posaçëm amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellog, deklaroi se presidenti amerikan Donald Tramp është i gatshëm të përforcojë sanksionet kundër Rusisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, por theksoi se Moska dhe Kievi do të duhet të bëjnë lëshime për të arritur paqen. Kelog për "Nju-Jork post" deklaroi se sanksionet kundër Rusisë janë në këtë moment vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë nivelet e presionit ekonomik, duke shtuar se ka vend për ashpërsim të mëtejshëm, veçanërisht sanksionet që lidhen me prodhimin dhe eksportet ruse të naftës.

Monterej - Legjenda e Real Madridit, Serhio Ramos edhe zyrtarisht ka nënshkruar me klubin meksikan Monterej. Mbrojtësi 38 vjeçar e ka vazhduar karrierën pasi ka qenë pa ekip në gjashtë muajt e fundit që nga largimi nga Sevila. "Mirë se vini, Serhio Ramos! Kampion i shumëfishtë me Real Madridin dhe Pari Sen-Zhermenin. Kampion bote dhe kampion evropian me Spanjën. Cilësitë e tua drejtuese, aftësitë teknike dhe dëshira për të fituar do t'i çojnë shumë lart "bardhe -blutë", shkruan ekipi i tij. 

Остани поврзан