• сабота, 18 мај 2024
MIA Flesh

12:00/10 maj/2024

Shkup, - Presidenti francez Emanuel Makron e uron Gordana Siljanovska Davkovën për zgjedhjen e presidentes së shtetit. "Po hapet një faqe e re te miqtë tanë maqedonas. E përshendes përkushtimin e guximshëm të Stevo Pendarovskit, ndërsa   Gordana Siljanovska Davkovës  i dërgoj urimet e mia të përzemërta për zgjedhjen për Presidente", ka shkruar Makron në një postim në faqen e tij në Fejsbuk. Makron në postimin e tij shton se Franca mbetet në anën e Maqedonisë së Veriut për ta shoqëruar në reformat dhe të ardhmen e saj evropiane.

Shkup - Urim miqësor për zgjedhjen e Gordana Siljanovska-Davkovës për presidente ka dërguar presidenti i Republikës së Hungarisë, Tamash Sulok. Në urimin e presidentit hungarez mes tjerash thuhet se me kënaqësi pret në siç thuhet "bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe". Mirënjohje ka shprehur edhe Siljanovska-Davkova duke theksuar madje rëndësinë e integrimeve evropiane.

Shkup - Pavarësisht tronditjeve të përmasave të paprecedentë, sistemi bankar në rajon, përfshirë edhe atë të Maqedonisë, tregon rezistencë të lartë. Sistemi bankar i Maqedonisë jo vetëm që e ka ruajtur stabilitetin, por edhe e ka rritur, theksoi guvernatorja Aneta Angellovska- Bezhoska, në Forumin vjetor të "Iniciativës së Vjenës" që mbahet në Vilnus të Lituanisë. 

Shkup - Më shumë shi në 24 orët e fundit ka ra në Kodrën e Diellit, ku sipas matjes së DPHM-së janë regjistruar 43 litra për metër katrorë. Reshje ka pasur edhe në Kumanovë - 31 litër, në Dibër - 23, në Kriva Pallankë - 21, në Pozhoran - 16, në Tetovë - 12, në Strumicë dhe Gjevgjeli - 10, në Pretor, Ohër dhe Vinicë tetë, në Hanet e Mavrovës shtatë, në Krushevë pesë, në Lazaropole, Shtip dhe Dojran katër, në Shkup-Petrovec, Shkup Zajçev Rid dhe Manastir dy dhe në Berovë dhe Veles një litër. 

Athinë - Në përdorimin e emrit "Maqedoni", pa përcaktimin "E Veriut", në respektimin e Marrëveshjes së Prespës, por edhe në qëndrimin e Greqisë pa çështjen konkrete, theksin e vendosin disa nga mediumet greke në analizat pas burimeve të pardjeshme tek ne, pas fitores bindëse të VMRO-DPMNE-së dhe ndryshimit në skenën politike, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shtutgart - Policia e krahinës federale gjermane Baden-Virtemberg kumtoi se dy deputetë krahinorë nga partia Alternativa prë Gjermaninë (AFD) janë sulmuar në Shtutgard, ndërsa për sulmin është hapur hetim kundër dy vajzave të moshës prej 19 deri 23 vjeç. Deputetët morën lëndime të lehta derisa të mërkurën në mbrëmje qëndronin para stendës së vendosur me rastin e 75-vjetorit të Kushtetutës gjermane, lajmëroi Dojçe Vele.

Bruksel - Rusia nuk ka për qëllim apo mundësi ushtarake që të sulmojë ndonjë nga vendet-anëtare të Aleancës Veriatlantike (NATO), por po zhvillon një luftë hibride kundër Perëndimit, deklaroi zëvendëssekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mirçea Xhoana. "Natyrisht, Rusia në këtë moment nuk ka as qëllim dhe as mundësi që të sulmojë ushtarakisht ndonjë vend të NATO-s, por kundër nesh është nisur një luftë e përgjithshme hibride dhe po përballemi me sulme kibernetike, dezinformata, luftë hibride, probleme që lidhen me sabotimin, aktet e dhunës dhe atentate", vlerësoi Xhoana. 

Bruksel - Komisioni Evropian siguroi kredi për Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 50 milionë euro, si këst të parë nga operacionit aktual për ndihmë makrofinanciare për vendin, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Siç bëri të ditur sot Komisioni Evropian, këto fonde duhet të sigurojnë mbështetje shtesë për Maqedoninë e Veriut, ekonomia e së cilës është prekur seriozisht nga kriza energjetike e shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë. 

Paris - Një burrë e ka sulmuar një grua në një apartament me sharrë motorike, ndërsa më pas qëlloi dy policë në stacionin policor në Paris. Policët e plagosur janë dërguar në spital në gjendje të rëndë, tek njëri situata ka mbetur kritike edhe pas ndërhyrjes mjekësore, deklaruan burimet policore. Rëndë i plagosur është edhe sulmuesi i cili u godit nga një e shtënë. Incidenti ndodhi rreth orës 22:30 në një pjesë të lagjes 13.

Moskë - Presidenti rus Vladimir Putini sërish e propozoi Mihail Mishustinin për kryeministër në mandatin e tij të ri të pestë presidencial, deklaroi sot kryetari i Dumës së Shtetit, Vjeçesllav Volodin, raporton Hina. Pasi Putini të martën  dha betimin për një mandat të ri presidencial të pestë gjashtëvjeçar, qeveria e mëparshme, sipas dispozitave të Kushtetutës ruse, dha dorëheqje. Dhe ndërsa ditët e kaluara u spekulua se mund të ketë ndryshime në disa resore të rëndësishme, ndërsa mediat e pavarura ruse e përmendin gjithashtu largimin e mundshëm të Mihail Mishustinit nga pozicioni i kryeministrit, Putini sërish e propozoi për atë funksion. 

Brazilia - Qeveria braziliane premtoi se do të ndajë rreth nëntë miliardë euro për ripërtëritje të shtetit Rio Grande do Sul, rajon i shkatërruar nga vërshimet e kohëmëparshme, ndërkaq priten edhe reshje të reja. Së paku 107 njerëz e humbën jetën, 754 janë lënduar dhe 134 konsiderohen të zhdukur pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut që e kapluan rajonin jugor javën e kaluar, sipas raportit të publikuar mbrëmë nga Mbrotjja civile.

Tajpej - Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë sipas shkallës së Rihterit sot ka goditur rajonin e Tajvanit.Tërmeti është regjistruar në thellësi prej 10 kilometrave. Ai është ndje edhe në kryeqytetin Tajpej dhe bregun lindor të Tajvanit.

Kajro - Egjipti i bëri thirrje Hamasit dhe Izraelit që të tregojnë fleksibilitet në mënyrë që sa më shpejt të arrihet një armëpushim në luftimet në Gazë, njoftoi sot në mëngjes Ministria egjiptiane e Punëve të Jashtme. Egjipti  konsideron se bisedimet në Kajro, të cilat dështuan në arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi këtë javë, për momentin janë në një "fazë delikate", ndërsa delegacionet nga Hamasi dhe Izraeli janë larguar nga kryeqyteti egjiptian, thuhet në njoftim. 

Jerusalem - Agjencia e KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinez (UNRVA) sot njoftoi se përkohësisht se e ka mbyllur selinë e saj në Jerusalemin lindor pasi "ekstremistët izraelit" e kanë djegur perimetrin pas disa javësh protestash dhe sulmesh. Shefi i UNRVA-s, Filip Lazarini deklaroi se edhe se pse nuk ka viktima mes personelit, zjarri shkaktoi "dëme të madha në ambientin e hapur", shkruan Tajms of Izrael.  "Drejtori jonë, me ndihmën e personelit të vet, duhej që vetë ta shuante zjarrin, pasi u desh disa kohë që të paraqiteshin zjarrfikësit dhe policia izraelite", shkruan ai në platformën X. 

Rafah - Dhjetëra mijë palestinezë të zhvendosur i paketuan tendat dhe gjërat e tjera të veta dhe po ikin nga qyteti Rafah në pjesë të tjera të Rripit të Gazës, për shkak të kërcënimit të Izraelit për invazion të qytetit, lajmëroi Beta. Izraeli vazhdimisht kërcënoi se do ta sulmojë qytetin Rafah, ku strehim kërkuan rreth 1,3 milion palestinezë, më shumë se gjysma e popullatës në Gazë. Një nga të zhvendosurt tha se nuk e dinë se ku të shkojnë.

Tel Aviv - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se shpreson se do të tejkalohen mosmarrëveshjet me presidentin amerikan  Xhozef Bajdenin për luftën në Gazë dhe se Izraeli "nuk ka zgjidhje tjetër veçse ta shkatërrojë Hamasin", duke përfshirë edhe pjesëtarët e atij grupi në Rafah. "Ne shpesh kemi rënë dakord, por kemi pasur edhe mosmarrëveshje. Ishim në gjendje t'i tejkalonim. Shpresoj t'i tejkalojmë tani, por do të bëjmë atë që duhet të bëjmë për ta mbrojtur vendin tonë. Nëse nuk i shkatërrojmë, nëse i lëmë, ata do të kthehen. Do të dalin nga tuneli, sërish  do ta marrin Gazën dhe do të bëjnë atë që kanë premtuar, do ta bëjnë më 7 tetorin këtë masakër të madhe, përsëri dhe përsëri", tha Netanjahu në një intervistë për emisionin "Dr. Fil Prajtajm",  raporton "Tajms of Izrael".

Tel Aviv - Izraeli planifikon të fillojë disa operacione të vogla ushtarake në qytetin jugor Rafah të Gazës, deklaroi një zyrtar anonim ushtarak egjiptian për gazetën libaneze Al Akbar. Ai ka thënë se Izraeli planifikon të shmang pakënaqësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkësisë ndërkombëtare kur bëhet fjalë për invazionin në Rafah, transmeton Tajms of Izrael. Presidenti amerikan Xho Bajden këtë javë paralajmëroi se do të ndalojë ta furnizojë me armë Izraelin nëse ushtria izraelite kryen invazion të madh në Rafah.

Tel Aviv - Rreth 110.000 njerëz e kanë braktisur Rafahun në Rripin jugor të Gazës pasi armata izraelite filloi të përparojë në qytet, bëri të ditur sot Agjencia e KB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRVA). "UNRWA vlerëson se rreth 110.000 njerëz kanë ikuar nga Rafahu në kërkim të sigurisë", raportoi agjencia në Iks. "Por, askund nuk është e sigurt në Rripin e Gazës dhe kushtet e jetesës janë të tmerrshme. Shpresa e vetme është një armëpushim i menjëhershëm", theksoi UNRVA. 

Nju Jork - Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka biseduar në Nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të KB-së Antonio Guteresh dhe kryetarin e sesionit të 78-të të Asamblesë së përgjithshme të KB-së, Denis Fransis. Temë e bisedimeve ka qenë situata në Ballkanin Perëndimor dhe puna e ardhshme e Asamblesë së përgjithshme të KB-së. Lajçak ka informuar Gutereshin për punën e tij dhe se vlerëson mirëkuptimin e Gutereshit për zhvillimet e ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor.

Nju-Jork - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sot do të mbajë seancë në të cilën do të debatojë  për draft-rezolutën për rishqyrtimin e kandidaturës palestineze për anëtarësim në këtë organizatë dhe dhënien e të drejtave shtesë.Sipas agjencive, Emiratet e Bashkuara Arabe propozojnë një rezolutë të re, e cila do të paraqitet për votim para Asamblesë së Përgjithshme.

Uashington - Dega amerikane e grupit për të drejta të njeriut Amnesti interneshënëll sot paralajmëroi se ofenziva tokësore izraelite ndaj qytetit Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, do të shkaktojë vdekje të një numri të madh të civilëve të cilët nuk mund të marrin ndihmë. "Askujt në Gazë nuk mund t'i sigurohet sasia e nevojshme e ndihmës për momentin. Nëse nuk ndërpritet operacioni i planifikuar tokësor, do të vriten edhe mijëra civilë të tjerë", thanë nga grupi në platformën X.

Leverkuzen – Baer Leverkuzen vazhdon serinë e pabesueshme pa humbje pasi mbrëmë barazoi 2:2 kundër Romës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe me këtë është kualifikuar në finale. Kundërshtar i klubit gjerman në betejën për trofeun do të jetë Atalanta e cila eliminoi Olimpik Marsejn me rezultat të përgjithshëm 4-1. Klubi nga Leverkuzeni ka pasur 2:0 nga takimi i parë në Romë, por Roma në ndeshjen kthyese udhëhiqte me 2:0 deri në minutën e 82-të. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Çabi Alonso mbeti e pamposhtur me autogolin e Mançinit (82) dhe golin e Stanishiqit (90+7).

 

Остани поврзан