
09:00/13 shkurt/2025
Shkup - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike, punës dhe politikës energjetike, për sistem politik dhe marrëdhënet me bashkësitë, për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe Komisioni juridik-ligjvënës. Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhëniet e punës, sipas procedurës së shkurtuar është pika e vetme e rendit të ditës në seancën e Komisionit parlamentar për çështje ekonomike, punës dhe politikës energjetike. Anëtarët e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive do të debatojnë sipas Propozim-Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për qasje të lirë deri të informacionet nga karakteri publik, Propozim-Ligji për plotësim të Ligjit për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, përdorimi i pronës dhe sendet e konfiskuara në procedurë penale dhe kundërvajtëse dhe Propozim-Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Avokatin e Popullit, të gjitha me procedurë të shkurtuar. Në rend dite të seancës është edhe Propozim-Ligji për ndyshim të Ligjit për infrastrukturë kombëtare të të dhënave hapësinore të Republikës së Maqedonisë, në lexim të parë.
Bruksel - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski sot në Bruksel merr pjesë në një takim me homologët e tij nga vendet anëtare të NATO-s, në të cilën tema kryesore janë përgatitjet për Samitin e Aleancës në Hagë në qershor, rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, përforcimi i kapacitetit industrial mbrojtës transatlantik, gjendja në Ukrainë dhe fushata ruse për aktivitete destabilizuese. Takimi do të fillojë me mbledhjen e Këshillit Veriatlantik në nivel të ministrave të mbrojtjes, pas së cilës do të vijojë ceremonia e nënshkrimit të Letrave të qëllimeve dhe Memorandumeve për mirëkuptim për bashkëpunim shumëkombësh. Dreka e punës e takimit ministror do të jetë në formë të mbledhjes joformale të Këshillit NATO-Ukrainë, ku do të marrin pjesë edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë mbrojtëse Kaja Kallas.
Shkup - Qeveria sot në seancë duhet ta marrë vendimin për kuizimin 10 ditor të marzheve në tregti me pakicë dhe shumicë. Vendimi, sipas paralajmërimeve do të vlejë deri më 30 prill dhe do të përfshijë mbi 100 grupe produktesh. Siç informoi Qeveria krahas produkteve bazike ushqimore, vendimi do të përfshië edhe pajisje higjienike, ushqim për foshnje dhe produkte joushqimore, të cilët kanë shumë marzhë të lartë, ndërsa janë pjesë e nevojave bazike të qytetarëve. Vendimi do të merret në bazë të raportit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, sipas të cilit shitësit janë konstatuar se kanë mbi 20 për qind marzhe për produktet ushqimore bazë dhe mbi 30 për qind për produktet e higjienës personale, ndërsa importuesit dhe distributorët kanë shënuar marzhe më të larta, madje deri në 50 për qind.
Shkup - Instituti francez në Shkup dhe Fakulteti për Informatike dhe Teknologji Kompjuterike organizojnë debatë me temë "Inteligjenca artificiale dhe kultura: revolucion ose evolucion?“, që do të mbahet sonte, në ora 19:00, në Europe House Shkup, në kuadër të edicionit të 10-të të manifestimit ndërkombëtar "Mbrëmja e ideve". Ngjarjen do ta hapë Kristof Rigoler, ambasadori i Francës në vend, ndërsa do të marrin pjesë Zhan-Gabriel Garsia, profesor i informatikës në Universitetin në Sorbona dhe autor i dhjetë librave, duke përfshirë edhe t fundit "Inteligjenca artificiale e shpjegzra për njerrëzit (2024) Andrea Kullakov, profesor i Fakultetit për Informatike dhe Teknologji Kompjuterike dhe Ilija Tiricovski, producent, i cili do ta prezantojë projektin, "RiKrijimi i ikonave".
Shkup - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor informon se gjatë muajit shkurt do të mbahen tetë prezantime publike të fushatës nacionale "Ndryshim pozitiv", e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijes publike dhe edukimin për menaxhimin e duhur të mbeturinave. Fushata "Ndryshim pozitiv" sot do të fillojë në Komunën e Çairit, me një prezantim para përfaqësuesve të komunave nga Rajoni Planor i Shkupit, të cilëve do tu ndahen materiale promovuese dhe edukative për rëndësinë, efektet dhe përfitimet e një sistemi të mirë dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve, i cili kërkon edhe forcimin e kapaciteteve të njësive të qeverisjes vendore në këtë segment. Prezantimet do të mbahen edhe në komunat Kumanovë,Tetovë, Manastir, Strugë, Strumicë, Kavadar dhe Shtip.
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të borës me intensitet të dobët janë vërejtur në Mavrovë dhe në qafat malore Bukovë, Gjavatë dhe Pletvar, ndërsa reshje me intensitet mesatar janë verejtur në Kodrën e Diellit dhe në Krushevë, por për momentin nuk shkaktojnë pengesë për qarkullim në komunikacion. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Shkup- Moti sot në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale bore në zonat malore, ndërsa në vendet më të larta në pjesët perëndimore dhe veriore vende-vende me reshje shiu, të cilat do të kalojnë në reshje bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval nga -5 deri në 2, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 2 deri në 8 gradë. Në Shkup mëngjesi i ftohtë, gjaët ditës me veranësira t vogla deri mesaare me periudha të shkurtra me diell. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë.
Tiranë - Gjykata Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mbrëmë vonë e konfirmoi masën e miratuar më parë, me të cilën kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mbetet në paraburgim. Veliaj do ta vuajë paraburgimin në burgun e Durrësit. Në gjykatë ishte më shumë se 7 orë ku përveç Veliaj u mor në pyetje edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë, ndërsa trupi gjykues prej dy orësh ka vendosur rreth masave. Xoxës masa "arrest shtëpiak" i është zëvendësuar me "paraqitja dy herë në muaj në gjykatë" ndërsa i është marrë edhe pasaporta dhe i është ndaluar lëshimi i vendit.
Bruksel - Në Belgjikë sot mbahet grevë e përgjithshme, për shkak të së cilës janë anuluar të gjitha fluturimet nga aeroportet e Belgjikës, transporti publik është reduktuar dhe nuk punojnë administrata shtetërore, posta shtetërore, shkollat dhe shërbimet komunale, si dhe rojet e burgjeve. Greva është në organizim të disa sindikatave belge, si rezultat i pakënaqësisë nga reformat e paralajmëruara dhe politika ekonomike e Qeverisë së re Federale të Belgjikës. Sipas Marrëveshjes së Koalicionit për formimin e Qeverisë, të arritur më 31 janar, mes tjerash parashikohet ulje e shpenzimeve buxhetore për 23 miliardë euro në pesë vitet e ardhshme, si dhe reforma në politikën tatimore, rritje e kufirit të pleqërisë për pensionim dhe ulje e mjeteve për mbrojtjen sociale.
Londër - Kryeministri britanik Kir Starmer sot do të publikojë një program të madh për ndërtimin e "qyteteve të reja", që konsiderohet më i madhi nga Lufta e Dytë Botërore, me qëllim që të tejkalohet kriza e vështirë banesore në Britani të Madhe. Qeveria laburiste, e cila erdhi në pushtet në korrik të vitit të kaluar, planifikon të ndërtojë 1,5 milionë shtëpi deri në vitin 2030. Starmer do të vizitojë një kantier ndrëtimi për t'i prezantuar planet e qeverisë së tij për "gjeneratën e ardhshme të qyteteve të reja" - lagje që janë disenjuar mirë, të bukura, me banesa të pranueshme, ordinanca mjekësore, shkolla dhe transort publik".
Uashington - I dërguari special i SHBA-së për Ukrainën Kit Kelog sot e fillon turneun evropian që do të zgjasë deri më 22 shkurt dhe përfshin Gjermaninë, Belgjikën dhe Ukrainën. Qëllimi i turneut është të mbështetet ideja e presidentit Donald Tramp për sigurimin e paqes në Ukrainë, si dhe interesat amerikane në fushën e sigurisë kombëtare, njoftoi Departamenti amerikan i shtetit në ueb faqen e tij. I dërguari special i presidentit do të marrë pjesë në konferencën për sigurinë në Mynih dhe do ta vizitojë selinë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Bruksel, ku do të takohet me aleatët dhe partnerët e gjithë Evropës të cilët janë të gatshëm të bashkëpunojnë me SHBA-në për t'i dhënë fund luftës ruse kundër Ukrainës dhe kthimit të stabilitetit në Evropë.
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Trampi, sot ka deklaruar se dëshiron të mbyllë menjëherë Ministrinë Federale të Arsimit. "Do të doja që Ministria Federale e Arsimit të mbyllet menjëherë. Ai departament është një mashtrim i madh", tha Trampi. Trampi javën e kaluar tha se do të dëshironte ta mbyllë Ministrinë Federale të Arsimit me një urdhër ekzekutiv, por ai pranoi se do të ketë nevojë për mbështetje nga Kongresi dhe sindikatat e arsimit për të përmbushur premtimin e tij të fushatës. Në javët e tij të para në Shtëpinë e Bardhë, Tramp zbatoi ndryshime gjithëpërfshirëse në administratën amerikane, duke kërkuar që punonjësit federalë të kthehen në punë ose të japin dorëheqjen, duke kërkuar uljen e shpenzime dhe vendeve të punës dhe duke u përpjekur të mbyllë agjencitë qeveritare si Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Uashington - Shtëpia e Bardhë ka akuzuar gjykatësit që po bllokojnë disa nga vendimet e Donald Trampit për "keqpërdorim të funksionit" dhe "pamundësim të vullnetit të popullit". "Ne do të mbajmë ligjin në gjykata", theksoi zëdhënësja Karolin Levitt gjatë brifingut. Ajo shtoi se Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë "t'i përdorë të gjitha mjetet juridike që në fund t'i t'i anulojë këto ndalime urgjente". Këto komente erdhën një ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trampi i dënoi "gjykatës shumë të politizuar" të vendit.
Uashington - Rreth 75.000 punonjës federalë amerikan pranuan pakon për pagesë të propozuar nga administrata e presidentit amerikan Donald Tramp, deklaroi zëdhënësi i Zyrës amerikane për resurse njerëzore. Pagesa është një nga mënyrat në të cilat Trampi kërkon ta ulë numrin e punonjësve federalë, që arrin gjithsej 2,3 milionë dhe të cilin ai e konsideron si joefikas. Burimet thonë se Trampi planifikon të largojë nga puna deri në 70 për qind të personelit në disa agjenci qeveritare. Gjyqtari federal të mërkurën miratoi aftësinë e administratës së Trampit të zbatojë program për pagesë për të punësuarit federal. Gjyqtari i qarkut Xhorxh O'Tul në Boston refuzoi kërkesën e sindikatës për bllokimin e programit.
Uashington - Autoritetet kineze në javët e kaluara kanë propozuar që Pekini të jetë nikoqir i takimit mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit rus Vladimir Putin, si dhe ndihmë për negociatat paqeruajtëse për Ukrainën, publikoi Uollstrit xhurnal, duke iu referuar burimeve të Pekinit dhe Uashingtonit. Gazeta thekson se përfaqësuesit kinezë përmes ndërmjetësve ia kanë dërguar këto oferta ekipit të Trampit dhe nuk kanë parashikuar pjesëmarrje të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në bisedimet mes Trampit dhe Putinit. Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar se ka marrë një ofertë të këtillë nga Kina.
Brizh - Trajneri i Milanit, Serhio Konseisao i ka treguar përshtypjet e tij pas disfatës ndaj Feenordit (0:1) në ndeshjen e parë nga raundi plejof në Ligën e Kampionëve. "Kështu fitohen ndeshjet - me karakter dhe mentalitet të duhur. Kishim shanse për të barazuar. Ende asgjë nuk është vendosur. Na pret revansh në terrenin tonë të martën", deklaroi Konseisao pas ndeshjes së mbrëmshme. Revanshi do të luhet në Milano në "San Siro" më 18 shkurt.