• сабота, 22 февруари 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/4 shkurt/2025

Shkup  - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot nënshkroi vendimin për shkarkim nga funksioni të drejtoreshës së deritanishme të spitalit të fëmijëve "Kozle", dr. Karolina Simonovska. Në vend të saj është emëruar profesoresha Katerina Boshkovska. "Ministria e Shëndetësisë informon se drejtoreshë e re e KU për sëmundje respiratore tek fëmijët 'Kozle' është emëruar prof dr Katerina Boshkovska, e cila mbi njëzet vite është pjesë e ekipit të këtij institucioni. Dr Boshkovska është subspecialiste për pulmologji pediatrike. Në kuadër të veprimtarisë mësimore-arsimore është përfshirë në aktivitetet e katedrës pranë USHCM dhe në pesë vitet e fundit ka publikuar numër të madh të punimeve shkencore. Ministria falënderon për angazhimin e deritnaishëm të drejtoreshës së mëparshme dr Karolina Simonovska", ceket në kumtesën e MSH-së.

Shkup – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, në fjalimin në një ngjarje sot, kushtuar prezantimit të Raportit për monitorim të SIGMA për vitin 2024, e ka theksuar rëndësinë e reformave në administratën publike si një nga prioritetet kyçe në procesin e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian.  “Modernizimi dhe avancimi i administratës publike janë themel i sektorit publik funksional, i cili është shtytës i çdo shoqërie demokratike. Formimi i Ministrisë së Administratës Publike është përgjigje strategjike e Qeverisë për përshpejtimin e reformave dhe përmirësimin e efikasitetit dhe transparencës së institucioneve”, theksoi Minçev.  Siç bëri të ditur MASH, ai shtoi se Raporti i SIGMA përfaqëson mjet të rëndësishëm për vlerësim të rezultateve të deritanishme dhe identifikim të zonave në të cilat është i nevojshëm përparimi. 

Shkup – Kërkojmë punësim urgjent të personave mjekësorë të cilët me vite të tëra punojnë pa sigurim shëndetësor dhe pensional, deklaroi sot në konferencë për media, Gordana Beshliovska, kryetare e Unionit e cila e kryeson Shoqatën e motrave medicinale, teknikëve, mamive dhe infermiereve stomatologjike “Për ne”.  Beshlioska informoi se Unioni ka pasur reagime nga motrat medicinale nga i gjithë vendi, të cilave u ishin ndërprerë kontratat në vepër. Nuk u ishte thënë të mos vijnë në punë, do të vazhdonin, por, leje financiare për pagesën e janarit, nuk ka pasur. Duke folur për lëshimet, ajo nënvizoi se ka pasur shembuj kur infermierëve me arsim të lartë u ishte ndaluar të shkojnë në ndërrime, sepse do të merrnin paga të mëdha me kujdestaritë.

Shkup - Koalicioni "Fronti evropian" nuk është bërë vetëm për një cikël zgjedhor dhe paraqet vizion më të madh për ndërtimin e një shteti të përbashkët, i cili e reflekton heterogjenitetin e shoqërisë sonë, thotë zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, duke cekur se tashmë po bëhen konsultime për paraqitje të përbashkët me partitë nga Fronti evropian në zgjedhjet e ardhshme lokale. I pyetur për të komentuar deklaratën e kryetarit të LSDM-së se nuk do të bëjnë koalicion me BDI-në, Ademi tha se partia ka pasur kumtesë dhe mbeten në atë qëndrim, duke cekur se ata çdoherë kanë partneritet me qytetarët.

Shkup  - Shumica e barnave të Onkologjisë kanë mbërritur, mungon edhe një ilaç furnizimi i të cilit është në vijim, por ka problem me distributorin. Edhe një ilaç, me siguri deri në fund të kësaj jave. Shpresoj se të dy barnat do të arrijnë deri në fund të kësaj jave, për njërin varet nga distributori. Çdo gjë tjetër është në dispozicion në klinikë. Këtë sot pasdite e theksoi drejtori i Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup, Igor Stojkovski, në një deklaratë për MIA-n.

Shkup - Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, në lidhje me ngrirjen e programeve të USAID-it nga ana e administratës së rë amerikane, besoj se SHBA-ja duhet të mbetet partner i vendit. "Unë besoj se vendimi për ngrirjen e programeve të USAID-it mund dhe të mos jetë përfundimtar. Do të shohim se si do të zhvillohet në periudhën e ardhshme për shkak se administrata e re e presidentit Donald Tramp hyn në bisedime dhe negociata, duke dashur të arrijë efektet në ato që ai paralajmëroi në raport me vendet e tjera. Ajo është një ndihmë serioze që kemi marrë fillimisht si vend në periudhën e kaluar, ka ndikuar edhe në uljen e deficitit ndërsa sigurisht mendoj që SHBA-ja duhet të gjejë një formë nëse duan ta ndryshojnë, dhe të mbeten partner të vendit", deklaroi Filipçe në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas vizitës në kishën Shën Spas, ku u bënë homazhe me rastin e lindjes së Goce Dellçevit.

Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski deklaroi se me ndryshimet e Ligjit për komunikime elektronike që kanë hyrë në procedurë parlamentare, parashihet ndalimi i lojërave ilegale onlajn të fatit. "Në Ligjin për komunikime elektronike parashikojmë ndryshim ku me ligj ndalojmë lojërat ilegale onljan, apo kazinotë onlajn. Në Maqedoni licencë për organizimin e lojërave të fatit onlajn nuk ka asnjë institucion privat, ndërsa qytetarët e dinë se ka të shumta si të tilla. Janë detektuar rreth 160 ofrues që janë të pranishëm në tregun e vendit, ndërsa nuk kanë licencë për organizimin e lojërave onlajn të fatit", deklaroi Andonovski në "Studio 10" në Televizionin 24.

Shkup - LSDM-ja gjatë shtatë viteve si parti në pushtet ka bërë gjithçka që të ecet përpara dhe të tejkalohen bllokadat, të cilat kanë ardhur nga jasht në procesin e eurointegrimit të vendit, i cili me dekada qëndronte në vend. Tani presim që Qeveria t'i plotësojë premtimet prej para zgjedhjeve dhe sa më shpejtë të fillojnë bisedat me Qeverinë e re politike në Sofje për zhbllokimin e rrugës drejt BE-së, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Shkup - Vijon periudhw e motit stabil me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit, informojnë sot nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Për nesër paralajmerohet të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit, do të fryjë erë e fuqishme veriore. Në disa vende, temperatura do të jetë minus shtatë gradë Celsius. Pritet që temperatura maksimale të arrijë në 12 gradë Celsius në Gjevgjeli. Për në Shkup është paralajmëruar se temperatura minimale prej minus tre gradë Celsius. Maksimumi pritet të arrijë në 10 gradë Celsius.

Ankara  - Presidenti i përkohshëm i Sirisë Ahmed al-Shara sot do të arrijë në Turqinë fqinje për takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Kjo është vizita e tij e dytë zyrtare jashtë vendit pasi është në pushtet, njofton DPA. Takimi është planifikuar për në orët e mbrëmjes në Ankara, kumtoi kabineti i Erdoganit. Të dy liderët do të diskutojnë për zhvillimet e fundit në Siri dhe për hapat e përbashkët drejt "rimëkëmbjes ekonomike, stabilitetit të qëndrueshëm dhe sigurisë", publikoi kabineti i Erdoganit në rrjetin social Iks.

Bruksel  - Evropa duhet të veprojë më me mençuri në botën që u bë më e vështirë, përfshirë edhe ndaj SHBA-së të Donald Trampit, dhe të veprojë në interes të tij, tha sot kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen. "Evropa duhet të përballet me botën ashtu siç është, të mbajë vendime në bazë të vlerësimit të llogaritur të interesave të saj, pa emocione dhe nostalgji për botën nga e kaluara", tha Fon der Lajen në një fjalim para ambasadorëve të BE-së në Bruksel. Ajo tha se dikujt "ndoshta nuk i pëlqen ky realitet i ri më i ashpër, i bazuar në dhënie dhe marrje".

Bruksel - Ky vit 2025 duhet të jetë vit i progresit për të gjitha ato vende që mbulohen nga procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në fjalimin e saj në Konferencën vjetore të ambasadorëve të Bashkimit Evropian të titulluar "Politika e Jashtme e BE-së që ofron” të mbahet në Bruksel. "Dua të dërgoj një mesazh të qartë, 2025 duhet të jetë një vit përparimi për të gjitha ato vende në rrugën e tyre të bazuar në merita për t'u bashkuar drejt Unionit tonë. Përfundimi i Unionit tonë është në interesin tonë themelor dhe do të jetë një prioritet bazë në pesë vitet e ardhshme", theksoi Fon der Lajen.

 Gjenevë  - Pothuajse të gjithë banorët janë larguar nga lagjja e refugjatëve në Xhenin në pjesën veriore të Bregut Perëndimor për shkak të sulmeve të ashpra izraelite ndaj palestinezëve militantë në këtë zonë, njoftuan Kombet e Bashkuara. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRVA) bëri të ditur se rreth 30.000 njerëz kishin kërkuar strehim në rrethinë. Megjithatë, burimet në zonë dhanë vlerësime më të ulëta për numrin e banorëve të zhvendosur, ku numri i njerëzve që kanë mbetur atje është  rreth 1.000. 

Kiev – Katër persona janë vrarë, ndërsa të paktën 20 janë plagosur në sulmin ajror rus, me çka janë dëmtuar ndërtesa banesore dhe administrative në qytetin ukrainas Izum në rajonin verilindor Harkov.  “Forcat ruse kryen sulm balistik me raketa ndaj zonës qendrore të qytetit”, njoftoi guvernatori rajonal Oleg Sinebugov në Telegram. Ai shtoi se të paktën një person është bllokuar nën rrënoja.  Sipas Sinebugov, është shkaktuar dëm në një ndërtesë pesëkatëshe, ndërsa disa ndërtesa administrative janë shkatërruar pjesërisht. 

Bruksel  - Në kushte të rritjes së ndërhyrjes ruse dhe përpjekjeve për ndikim në Moldavi, Gjeorgji dhe Ballkanin Perëndimor, zgjerimi i BE-së mbetet sfida direkte për sigurimin kolektiv evropian, theksoi sot kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola në fjalimin e Konferencës vjetore të ambasadorëve të Bashkimit Evropian të titulluar "Politika e jashtme e BE-së që jep", që mbahet në Bruksel.  "Të mos gënjehemi, zgjerimi nuk është më vetëm një ambicie fisnike, tani besoj me vendosmëri, është një domosdoshmëri gjeopolitike. Megjithatë, për fat të keq në dekadën e fundit kemi humbur më shumë anëtarë se sa kemi fituar", ka thënë Mecola.

Oslo - Ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të jetë ministri i ri i Financave në Norvegji në kuadër të rikonstruimit të qeverisë që do ta bëjë të ditur sot kryeministri Jonas Gar Store, informojnë nga servisi publik NRK. Stoltenbergu ka qenë lider i partisë Laburiste dhe kryeministër i Norvegjisë për disa vite, përpara se të shërbente si sekretar i përgjithshëm i NATO-s nga viti 2014 deri në vitin 2024. Store mori detyrën e liderit të partisë Laburiste pas Stoltenbergut. 

Остани поврзан