• четврток, 25 јули 2024
MIA Flesh

15:00/15 prill/2024

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot mbajti një konferencë për media në të cilën informoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është bashkë-sponsorizore e Rezolutës së OKB-së me titull “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995” dhe në të cilën një nga pikat kryesore është përcaktimi i ditës për përkujtim të masakrës së Srebrenicës, më 11 korrik çdo vit. Rezoluta u propozua nga Bosnjë dhe Hercegovina, fillimisht e bashkë-sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania. E njëjta do t'i paraqitet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 17 prill 2024 dhe do të votohet më 2 maj 2024.

Shkup - Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, sot në konferencë për shtyp theksoi se nga qershori i vitit 2022 deri në muajin e kaluar, u janë dhënë mjete të paligjshme mbi 1000 qytetarëve në emër të ndihmës sociale. Me këtë, siç tha, është dëmtuar buxheti i Ministrisë për mbi 2,5 milionë euro. Ai theksoi se aktualisht janë përgatitur dhe miratuar 1134 vendime për përfundimin e asistencës minimale të garantuar dhe sigurimeve shoqërore, me ndalim të përdorimit të së drejtës në 12 muajt e ardhshëm.

Shkup - Pas një hetimi penal disamujor, Sektori për Hetime Kriminalistike pranë Departamentit për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj 17 personave, të gjithë pjesëtarë të policisë së burgjeve, punonjës të INK Burgu Idrizovë. Për pesë persona ekziston dyshimi i bazuar se në grup, me dashje, gjatë muajit tetor të vitit të kaluar kanë kryer veprën penale “lehtësim i arratisjes së personit të privuar nga liria” nga neni 372 paragrafi 2 i Kodit Penal, ndërsa një person dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale.

Shkup - Specializantët privatë kanë shpallur grevë të përgjithshme nga dita e sotme. Shkak i grevës, siç kanë bërë të ditur të enjten përmes një komtese për media, është që pavarësisht protestës së mbajtur më 27 mars dhe takimit me ministrin e Shëndetësis në Qeverinë teknike, Ilir Demiri, më 2 prill, ende nuk janë plotësuar kërkesat e tyre. "Në takimin me ministrin e Shëndetësisë, nga ai na është premtuar se kërkesat tona do të paraqiten në seancën e ardhshme të Qeverisë. Pas takimit të realizuar, i mbajtur me dy seanca të Qverisë dhe më 3 dhe 9 prill, në të cilat sipas informacioneve publike të Qeverisë, kërkesat tona nuk janë diskutuar në asnjërën prej tyre", thuhet në kumtesë.

Shkup - Është përditësuar kalendari për imunizimin e rregullt me vaksinën nëntëvalente HPV-Gardasil 9, e cila do të jetë në dispozicion për një muaj në pikat e vaksinimit. Krahas faktit që po kalojmë nga një vaksinë katërvalente në një vaksinë nëntëvalente HPV, risia e këtij viti është se do të jetë e disponueshme edhe për djemtë, kumtoi sot në konferencë për shtyp, ministri i Shëndetësisë në qeverinë teknike, Ilir Demiri. Demiri theksoi se kjo vaksinë do të ofrojë parandalim më të mirë të infeksioneve nga virusi papilloma humane (HPV), lezionet prekanceroze, si kanceri i qafës së mitrës.

Shkup - Sezoni i ngrohjes përfundon sot, por nga Komisioni rregullator i energjetikës thonë se temperaturat monitorohen në bazë ditore dhe nëse është e nevojshme do të kyçet sistemi i energjisë termike. "Sot përfundon sezoni i ngrohjes, por deri në fund të prillit hyjmë në një periudhë kalimtare në të cilën KRE-ja njofton çdo ditë ngrohtoret nëse janë krijuar kushtet që sistemi i ngrohjes të kyçet. Sipas nenit 45 nga Rregullat e furnizimit sa herë që temperatura mesatare ditore e parashikuar është 12 dhe më e ulët se 12 atëherë jepet urdhër që janë krijuar kushtet për fillimin e prodhimit, shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë termike për konsumatorët tariforë", theksojnë nga Komisioni rregullator i energjetikës.

Shkup - Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) nga mesnata do të ulet për 0,50 denarë për litër, ndërsa çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk do të ndryshojnë, kumtoi Komisioni rregullator për energjetikë. Çmimi i ri i EURODIESEL BS (D-E V) do të jetë 77,50 denarë për litër.

Tetovë - Përmes konferencës për shtyp në Komunën e Tetovës, komandanti i Njësisë Kundër Zjarrit të Tetovës bëri apel dhe lutje deri te institucionet shtetërore që të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit mbi Selcë, i cili vazhdon tashmë për të pestën ditë. Sipas komandantit Avni Ameti, automjetet zjarrfikëse nuk mund të shkojnë në pyllin mbi Selcë, ndërsa njësiti i tij mund të ketë qasje në të vetëm me automjete të terenit xhipa dhe për këtë arsye nevojitet ndihmë.

Shtip - Incident mes dy grupeve të të dënuarve ka ndodhur mbrëmë në burgun e Shtipit. Ka intervenuar policia e burgut, por edhe nëpunës tw policisë. Drejtori i burgut të Shtipit, Miki Todorov në një deklaratë të shkurtër për MIA-n tha se detaje për rastin do të ketë gjatë ditës. Ministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev gjatë vizitës së sotme në DPB Sveti Nikollë konfirmoi se "ka pasur incident në burgun e Shtipit".

Sveti Nikollë - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, sot (15.04.2024) realizuan takime pune me udhëheqësitë e SPB Shtip dhe NJPB Sveti Nikollë, në kuadër të një sërë vizitash në sektorët e punëve të brendshme në të gjithë shtetin, me qëllim këqyrjen e punës së bërë në tremujorin e parë të vitit 2024. Në të njëjtën kohë, Bojmacaliev vizitoi shërbimet administrative, kurse janë prezantuar edhe pajisjet në fushën e sigurisë në trafik.

Shkup - Prej të mërkurës deri në fillim të javës së ardhshme zona e vendit do të jetë nën ndikimin e një sërë valë të lagështa, të cilat do të shkaktojnë që moti të jetë i vanët me reshje të kohëpaskohëshme të shiut. Të mërkurën dhe të enjten do të ketë dukuri lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë (mbi 70 km/h), lokalisht në formë stuhie, bëri të ditur DPHM. Nga dita e premte, veçanërisht gjatë fundjavës për shkak të zbritjes së një mase ajrore të ftohtë, reshjet në male dhe vendet më të larta do të jenë të borës dhe do të krijohet një shtresë e re bore. Gjatë kësaj periudhe reshjet do të kenë kohë pas kohe karakter intensiv, vende-vende mbi 40 l/m2 për një periudhë të shkurtër.

Tiranë - Përkundër pretendimeve të kryeministrit Edi Rama, i cili në gusht të vitit të kaluar publikoi se në malin Shpirag afër Beratit është gjetur sasi e madhe gazi dhe nafte e cilësisë së lartë, kompania holandeze “Shell" zyrtarisht e konfirmoi dështimin e kërkimit për naftë në Shpirag, duke paralajmëruar tërheqjen e saj nga ky lokacion, publikoi Kapitali.al.

Bruksel - Lindja e Afërt është "në buzë të humnerës", deklaroi sot shefi i diplomacisë evropiane Zhozep Borrell dhe ka bërë thirrje për një de-përshkallëzim të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit. Irani ka gjuajtur qindra raketa dhe drone drejt Izraelit të shtunën mbrëma si kundërpërgjigje ndaj sulmit të dyshuar izraelit në konsullatën e Teheranit në Damask që vrau disa oficerë të Gardës revolucionare iraniane, duke përfshirë dy komandantë të lartë. Izraeli nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë për sulmin ajror të 1 prillit në kryeqytetin sirian.

Bruksel - Agjencia e BE-së për sigurinë e aviacionit (EASA) sot iu dërgoi një e-postë linjave ajrore duke i këshilluar që të jenë të kujdesshme në hapësirën ajrore të Izraelit dhe Iranit. Në e-postën thuhet se EASA dhe Komisioni Evropian "do të vazhdojnë me kujdes të ndjekin situatën nga afër për të vlerësuar rrezikun e mundshëm për operatorët e aeroplanëve të BE-së dhe do të jenë të përgatitur të veprojnë ashtu siç e kërkojnë rrethanat".

Bruksel - Eurokomisari për Drejtësi, Didie Rejnders nga sot do të shkojë në pushim pa pagesë në mënyrë që të marrë pjesë në fushatën për zgjedhjen e Sekretarit të ri të përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Siç ka kumtuar zëvendësja e zëdhënësit kryesor të Komisionit Evropian, Arijana Podesta, Rejnders do të jetë në pushim pa pagesë deri në votimin për zgjedhjen e Sekretarit të ri të përgjithshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i parashikuar për në mes të qershorit.

Uashington - Vdekja nga drogat në Uashington ka arritur nivel rekord në vitin 2023, me ç'rast fentanili është më vekjeprurësi mes të gjitha drogave, i cili vret 96 për qind të viktimave, thuhet në raportin e hulumtuesit kryesorë të qytetit. Në Uashington vitin e kaluar ka patur 518 vraste të ndërlidhura me përdorimin e opiantëve, ndërsa në vitin 2022 ka patur 461 raste. Vetëm pesë raste të vdekjes nuk janë klasifikuar si të rastësishtme, publikoi Uashington tajms.

 

 

Остани поврзан