• петок, 21 февруари 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/ 12 shkurt/ 2025

Kavadar - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të jetë për vizitë në komunën e Kavadarit, ku do ta lëshojë në përdorim rrugën e rikonstruuar nga fshati Dabnishte deri në fshatin Resava. Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, Mickoski do ta vizitojë fshatin Dabnishte, ku bëhet rikonstruimi i kanalizimit fekal, pastaj do të kryejë mbikëqyrje në rikonstruimin e rrugës nga fshati Resava deri në lagjen e fundjavës Kosovec pranë liqenit të Tikveshit dhe do ta lëshojë në përdorim sallën sportive në fshatin Vozarci.

 Shkup - Kuvendin sot do ta vizitojë përfaqësuesi special i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh. Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, Frangeshi do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. 

Shkup - Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 34-të, në rend dite të së cilës janë gjithsej 25 pika, ndër të cilat edhe Propozim-vendimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Propozim-vendimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA-së është pika e katërt e rendit të ditës. Për miratimin e tij nevojitet një shumicë prej dy të tretash  dhe shumica e Badenterit.

Shkup - Gjykata Kushtetuese sot në seancë do të debatojë rreth Ligjit të kontstuar për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal nga viti 2023, pas nismës së parashtruar nga kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov. Në nismë, Trajanov thekson se ndryshimet e kontestuara ligjore janë në kundërshtim me sundimin e drejtësisë, mbrojtjen e të drejtave në pronës dhe barazisë, të cilën e promovon Kushtetuta. Në nismë është theksuar se me këto ndryshime një kategori qytetarësh janë të privilegjuar, përballë personave të dënuar ligjërisht, të cilët marrin trajtim të diskriminuar dhe për ta nuk vlen ulja e dënimit.

Shkup - Këshilli i prokurorëve publik sot organizon ditë të hapur për kandidatët me trajnim të përfunduar nga gjenerata e tetë e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik "Pavel Shatev" - Shkup. Qëllimi, siç është paralajmëruar, është njohja me procedurën pas konkursit të shpallur, dinamikën kohore, si dhe e punën e përgjithshme të prokurorisë publike.

 Shkup - Qendra Tregtare e Qytetit sot nga ora 8, sipas paralajmërimeve do të jetë pa ujë. Shkak i ndërprerjes është bërë një defekt në rrugën "Filipi i Dytë" përballë Qendrës Tregtare të Qytetit. Nga Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizime"  informuan se ndërprerja do të zgjasë deri në riparimin e defektit.

Shkup - Tubim shkencor - profesionaë kushtuar zhvillimit të turizmit në vend, ku do të diskutohet edhe për rolin e arsimit të lartë në formimin e ardhmërisë në këtë fushë , do të mbahet sot në Muzeun e luftës maqedonase për pavarësi në Shkup. Ngjarja është në organizim të Fakultetit për turizëm dhe logjistikë afariste pranë Universitetit "Goce Dellçev" - Shtip.

Shkup - Në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut sot do të prezantohen rezultatet e Anketës për investime të huaja direkte për vitin 2024. Në prezantim, ku do të marrë pjesë kryetari i Këshillit të Investimeve të Huaja Viktor Mizo, do të prezantohen gjendjet kyçe, rezultatet e realizuara dhe pritjet e kompanive nga industria e përpunuar me kapital të huaj, të cilat janë me orientim të eksportit.

Kiev - Qeveria ukrainase miratoi sistem të ri të marrëveshjes njëvjeçare për vullnetarë ushtarak të moshës nga 18 deri në 24 vjet, me të ardhura vjetore potenciale deri në dy milionë grivna ukrainase (rreth 50.000 euro), kumtoi sot kabineti i ministrit ukrainas të Mbrojtjes Rustem Umerov. Nga kabineti i Umerovit kumtuan se kjo nismë ka për qëllim të tërheqë qytetarë të cilët mund ta zgjedhin pozitën e tyre dhe njësinë ushtarake, të kalojnë trajnim intensiv dhe të marrin përfitime konkurruese financiare dhe sociale.

Bruksel - Të goditur nga doganat dhe kërcënimet nga Uashingtoni, Bashkimi Evropian dhe Kanadaja sot do të bisedojnë për afrim, që është shenja më e re për presion më të gjerë të Brukselit për diversifikim të tregtisë nga SHBA-ja. Kryeministri kanadez, Xhastin Trudo do të bisedojë me përfaqësuesit më të lartë të BE-së në kryeqytetin belg, pasi që presidenti amerikan Donald Tramp vendosi dogana prej 25 për qind për import të çelikut dhe aluminit.

Paris - SHBA-ja dhe Britania e Madhe refuzuan ta nënshkruajnë dekalratën për "inteligjencë artificiale inkluzive dhe të qëndrueshme" në Samitin global për inteligjencë artificiale (GPAI) në Paris, kumtuan mediumet britanike. Në Deklaratën e samitit në Paris, të mbështetur nga 60 vende nënshkruese, përfshirë edhe Francën, Kinën, Indinë, Japoninë, Australinë dhe Kanadanë, është cekur se priorotetet e prëfshijnë "nevojën që inteligjenca artificiale të jetë e hapur, inkluzive, transparente, etike, e sigurt dhe e besueshme në nivel ndërkombëtar, për të gjithë njerëzit dhe për planetin", shkruan Gardian.

Uashington - Shtëpia e Bardhë e shkarkoi inspektorin e përgjithshëm të Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID), Pol Martin. Inspektorët e përgjithshëm kryejnë funksione mbikëqyrëse dhe kanë për detyrë të parandalojnë mashtrime dhe keqpërdorime në shërbimet qeveritare. Martin ishte emëruar në atë funksion në vitin 2023. Shkarkimi iu kumtua përmes postës elektronike, lajmëruan mediumet amerikane. 

Uashington - Asoshiejted pres ka publikuar se Shtëpia e Bardhë ia ka ndaluar një gazetari të agjencisë që të raportojë për ngjarjen për shkak të vendimit redaktues, që të vazhdohet të quhet Gjiri meksikan, i cili është riemërtuar nga presidenti amerikan Gjiri amerikan. AP është paralajmëruar nga Shtëpia e Bardhë se nëse nuk e harmonizon sitilin e tij redaktues me dekret presidencial për riemërtim të gjriti, agjencia nuk do të ketë qasje në Dhomën ovale.

Shkup - Në mëngjes mot i ftohtë, gjatë ditës mesatarisht me vranësira të konsiderueshme. Pasdite dhe kah fundi i ditës kryesisht në rajonet malore  perëndimore dhe lindore do të ketë reshje të përkohshme lokale të borës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 8 gradë. Në Shkup, mëngjesi do të jetë i ftohtë, gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në -5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 8 gradë.

Остани поврзан