
12:00/11 shkurt 2024
Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski ndodhet për vizitë treditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Samitin botëror të qeverive 2025. Në samitin e titulluar "Formimi i qeverive në të ardhmen", Andonovski do të marrë pjesë me ftesë të kolegut të tij, Omar Sulltan Al Olama, Ministër i Inteligjencës Artificiale, Ekonomisë Digjitale dhe aplikacioneve për Punë në Distancë. "Kjo ngjarje globale do të bashkojë mbi 30 krerë shtetesh dhe qeverish, 400 ministra, 80 përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe 140 delegacione qeveritare për të diskutuar sfidat globale dhe për të krijuar zgjidhje inovative për të ardhmen. Samiti do të fokusohet në temat kryesore: teknologjitë e së ardhmes dhe inteligjenca artificiale, energjia e qëndrueshme dhe ndryshimet klimatike, si dhe shëndeti global dhe stabiliteti ekonomik. Andonovski do të trajtojë temat e inovacioneve në menaxhimin e administratës publike dhe transformimin digjital"; njofton Ministria e Transformimit Digjital.
Shkup - Thellimi i bashkëpunimit ekonomik ishte në fokus të vizitës së punës të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në Australi. Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, nëa të drejtim, ai dje realizoi takim me përfaqësues të European Australian Business Council (EABC), platformë kryesore për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar mes Evropës dhe Australisë.
Shkup - Me revizionin e kryer për punën e Regjistrit qendror janë vërtetuar paregullsi, duke përfshirë edhe shitjen e automjeteve motorike të udhëtarëve pa pajtushmëri të Qeverisë, mospajtime në eivdencën e të ardhurave dhe dhe mosfunksionimin e regjistrave të caktuar. Në mënyrë plotësuese, janë vërtetuar probleme me borxhe, parregullsi në punësim dhe lëshime ligjore që ndikojnë në efikasitetin e institucionit. Kjo është publikuar në raportin e fundit revizor të Entit shtetëror të revizionit (ESHR) të Regjistrit qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shkup - Indeksi i perceptimit të korrupsionit të Transparensi interneshënëll për vitin 2024 tregon rënie prej dy pikëve të indeksit të vendit në raport me të kaluarën, duke e ranguar në pozitën e 88-të nga gjithsej 180 shtete. Me 40 pikë të indeksit, që është për tre nën mesataren nga 43, vendi e ndan pozitën e 88-të me Kazakistanin, Surinamin dhe Vietnamin. Më lart e ranguar edhe këtë vit mbetet Danimarka me 90 pikë të indeksit, pas çka pasojnë Finlanda me 88 dhe Singaporti me 84 pikë. Në vend të fundit është Sudani me 8 pikë të indeksit, prëderisa para tij janë Somalia me 9 dhe Venezuela me 10 pikë të indeksit.
Shkup - Këtë mëngjes më ftohtë është në Berovë, - 10 gradë, ndërsa më shumë borë ka në Kodrën e Diellit, 31 centrimetra, informon DPHM. Deri në orës 8:30 janë matur edhe -7 gradë në Kriva Pallankë, Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit, -6 në Shkup-Petrovec, Tetovë, Manastir, Kumanovë, Veles dhe Krushevë, -5 në Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Prilep, Demir Kapi dhe Strumicë, -4 në Pretor, Kavadar dhe në Vinicë, si dhe -3 gradë në Ohër dhe Gjervgjeli. Në Hanet e Mavcrovës trashësia e shtresës së dëborës është 13 centrimetra.
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani krahas liderëve të tjerë në prag të Samitit ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI), ka marrë pjesë në darkën e shtruar nga presidenti i Francës, Emanuel Makron në pallatin e Eliseut. Presidentja Osmani ka shkruar:Në prag të Samitit ndërkombëtar për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI) ishim të ftuar në darkën e shtruar nga presidenti Makron në pallatin e Eliseut krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat.
Tiranë - Kryeministri i Shqipërisë dhe lider i Partisë Socialiste, Edi Rama në reagimin e tij të parë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo është ngjarje e madhe që nuk mundë të kalohet "pa komentuar". "Të merret kryetari i bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjykim në qeli, duke lënë një qytet të tërë pa kokën që e kanë vënë, është një ngjarje e madhe të cilën nuk mundem ta kaloj 'pa e komentuar'. Më shumë nuk do ta ruaj qëndrimin tim për vete. Në të gjitha rastet, drejtësia do ta kryej punën", tha Rama në komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët në Fejsbuk.
Palermo - Gjatë një operacioni madhor kundër anëtarëve të mafias në zonën e Palermos, janë arrestuar 181 persona, mes të cilëve udhëheqës dhe zhvatës të grupeve të ndryshme mafioze.Hetimin e kanë drejtuar karabinierët, ndërsa e kanë koordinuar prokurori Maurisio de Lusia dhe zëvendësprokurorja Marsia Sabella.
Bruksel - Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane dhe prandaj siguria jonë është e pandashme dhe bashkëpunimi ynë është me rëndësi është thelbësore, porositi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallasi, e cila dje në Romë mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe anëtareve të grupit "Miqtë e Ballkanit Perëndimor". "Në Romëe e përsërita këtë perspektivë të përbashkët të sigurisë dhe shpresën tonë për përparim të vërtetë në zgjerimin e BE-së në pesë vitet e ardhshme, bazuar në progresin me reformat", tha Kallasi në një deklaratë për Iks.
Bruksel - Më vjen keq për vendimin e SHBA-së të vendosin tarifa për eksportin e çelikut dhe aluminit për Evropën, raportoi në mëngjes në platformën X, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. "BE-ja do të veprojë për të mbrojtur interesat e saj ekonomike. Do t'i mbrojmë punonjësit tanë, bizneset dhe konsumatorët", theksoi Fon der Lajen në reagimin e vendimit të presidentit amerikan, Donald Tramp për vendosjen e tarifave prej 25 për qind të eksportit të çelikut dhe aluminit në SHBA. Ajo shtoi se tarifat janë taksa, të cilat janë të këqija për biznesin, më keq për konsumatorët ku BE-ja do t'u përgjigjet.
Strasburg - Komisioni evropian nuk sheh arsyetim për vendosje të doganave për eksportin e vet në SHBA, porositi eurokomisari për tregti dhe siguri ekonomike, Marosh Shefçoviç lidhur me vendimin e presidentit amerikan, Donald Tramp për të vendosur dogana prej 25 për qind në importin e çelikut dhe aluminit në SHBA. "(Doganat) janë ekonomikisht kundërproduktive. Ai është skenar "lluz-lluz". E vlerësojmë vëllimin e masave dhe do të reagojmë në mënyrë të fuqishme, proporcionale me kundërmasa", porositi Shefçoviç, i cili sot në Strasburg mori pjesë në debatin në Parlamentin evropian të titulluar "Gatishmëria për epokën e re tregtare: Bashkëpunim multilateral apo dogana".
Seul - Një mësuese në Korenë e Jugut theri me thikë një vajzë tetëvjeçare të shkollës fillore. Policia kumtoi se mësuesja 40-vjeçare pranoi se ka therur nxënësen në qytetin qendror Daexhon, lajmëroi Bi-Bi-Si. Vajza dje rreth orës gjashtë pasdite ishte gjetur në shkollë me plagë nga therja, ndërsa nëdrroi jetë në spital. Afër saj ishte mësuesja, me pëagë për të cilat supozohet se i janë shkaktuar.
Nju-Jork - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Gutereshi i ka bërë thirrje Hamasit të vazhdojë me lirimin e planifikuar të pengjeve, një ditë pasi grupi terrorist palestinez shpalli qëllimin e tij për të ndërprerë shkëmbimin. "Duhet me çdo kusht të shmangim një rinovim të armiqësive në Gazë që do të çonte në një tragjedi të madhe", theksoi ai në deklaratë.
Nju-Jork, 11 shkurt 2025 (MIA) - Kompania Meta ka filluar të dërgojë njoftime për lëshimin nga puna të të punësuarve në SHBA, që mund të çojë deri në shfuqizimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit. Kjo është pjesë e procesit gjatë së cilës konglomerati teknologjik amerikan dëshiron të japë kushte për operacionet më efikase dhe "të gjejë talente të reja të cilët dominojnë në garë për intelegjencën artificiale më të shpejtë (IA)", raportoi Blumberg. Punonjësit në SHBA u njoftuan për pushimet përmes imejlit, ndërsa punonjësve u ofrohen pako për largim që përfshijnë 16 javë pagë, si dhe dy javë, ose pagë javore, për çdo vit stayh pune.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Trampi e ka falur ish guvernatorin e Ilinoisit, Rod Bllagojeviq, i cili në vitin 2008 ishte akuzuar për korrupsion dhe se ishte munduar ta shesë vendin e tij të senatorit, për shkak se së pari ishte i shkarkuar, ndërsa më pas në vitin 2011 u dënua me 14 vite burg. Ai i kaloi tetë vite burg, deri në shkurt të vitit 2020, kur presidenti Tramp ia zbuti dënimin dhe e lejoi të dalë nga burgu. Rod Bllagojeviq (tani 68 vjeçar) me faljen e tanishme do të jetë plotësisht i lirë nga pasojat juridike që rrjedhin nnga vendimi i gjykatës në atë kohë.
Mançester - Mançester Siti sonte pret Real Madridin nga ora 21 në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales së Ligës së kampionëve. Mançester Siti e mbylli fazën e grupeve të Ligës së kampionëve në vendin e 22-të në tabelë me 11 pikë, ndërsa Real Madridi në vendin e 11-të me 15 pikë. "Të luash në plej-ofin kundër Sitit është një befasi e madhe, sepse kjo mund të ndodhte në gjysmëfinale ose në finale, por kjo është për fajin tonë. Unë jam i përgatitur për kritika nëse nuk shkojmë përpara. Edhe pse jemi të përgatitur, mendoj se Siti është një nga skuadrat më të mira në Evropë dhe ata drejtohen nga një trajner më i mirë”, tha trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, para ndeshjes me Mançester Sitin.