
15:00 / 14 shkurt / 2025
Shkup - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti priti një delegacion nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) për Maqedoninë e Veriut, të udhëhequr nga Drejtori Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Nikolas Markier, i shoqëruar nga përgjegjësi i IFC-së për Maqedoninë dhe Kosovën, Visar Perani, përgjegjësja për investime në sektorin e energjisë për Ballkanin Perëndimore Milica Sredanoviç dhe Vadim Sherbakov, përgjegjës i Investimeve në Sektorin e Energjisë për Maqedoninë e Veriut.
Shkup - Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) sot kumtoi se fillon me zbatimin e testimit poligrafik. Testimi poligrafik do të zbatohet si hap i obligueshëm në procesin e selektimit të personave për punësim, në procedurat për kontroll të integritetit profesional të të punësuarve, gjatë kryerjes së kontrolleve të sigurisë për të cilat kompetente është Agjencia, si dhe në të gjitha rastet tjera në pajtim me Ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare. Në kumtesë theksohet se obligimi ligjor për zbatimin e testimit poligrafik është parashikuar me themelimin e Agjencisë në vitin 2010, por për shkak të moszbatimit të së njëjtës në pesë vitet paraprake.
Shkup - Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria kanë shanset më serioze për t'u bërë vende anëtare të BE-së deri në vitin 2030, konsideron ambasadori i Lituanisë Eduardas Borisovas. Ai sot në takimin me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, theksoi se Lituania angazhohet për zgjerimin e BE-së me Ukrainën dhe Moldavinë, por se është jashtëzakonisht e rëndësishme që procesi i zgjerimit të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor, bazuar në parimin e meritave, dhe që ata të bëhen anëtarë të BE-së sa më shpejt të jetë e mundur.
Shkup - Në vend që të kërkohet refendum, antikoagulanti "kleksan" do të mund të merret me recetë në barnatore, paralajmëroi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, në konferencën e përbashkët për shtyp me drejtorin e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov. Siç theksoi Klekovski, janë kërkuar dy ndryshime në rregullore, përkatësisht të mundësohet kalimi i medikamenteve nga lista spitalore në listën pozitive të barnatoreve, si dhe t'i jepet e drejta Fondit për të negociuar për çmimet e medikamenteve të subvencionuara.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot zhvilloi takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta. Siç njofton Pres shërbimi qeveritar, gjatë takimit u diskutua për integrimet evropiane, për përpjekjet dhe lëshimet që janë bërë në atë drejtim, si dhe për nevojën që më në fund të hapen dyert e BE-së.
Shkup - Procedura disiplinore ndaj dy policëve të burgut nga burgu i Shutkës, të cilët i kanë siguruar Vasil Jovanovit telefon, personit i cili në bulevardin "Aradhat partizane" goditi me makinë për vdekje Frosina Kulakova, tashmë kanë filluar dhe përfunduar, njoftoi sot drejtori i Drejtorisë së zbatimit të sanksioneve, Aleksandar Pandov në konferencën e përbashkët me drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësor, Sasho Kolevski. Pandovi theksoi se pas telefonit të gjetur tek Vasil Jovanov, pjesëtarët e policisë nga Policia intervenuese kanë shkuar për të kontrolluar qendrën e paraburgimit, ku janë gjetur 70 telefona. Kontrolli ishte bërë edhe tre ditë më vonë", tha Pandovi dhe në hapësirën e njejtë ishin gjetur edhe 35 telefona.
Shkup - Njëzet institucione shëndetësore publike të cilat tashmë kanë përgatitur sistematizime të reja, menjëherë mund t'i punësojnë 300 specializantët privatë nga grupi i parë, mes të cilëve më të përfaqësuar janë gjinekologët dhe kardiologët, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Pas vizitës në pikën e re të renovuar pediatrike në poliklinikën Bit Pazar, Taravari duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, tha se vetëm në institucionet shëndetësore të Shkupit do të punësohen rreth 30 gjinekologë specializantë.
Shkup - Lupço Palevski Palço, i akuzuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, në fillim të gjykimit të sotëm kërkoi përjashtimin e prokurorëve publikë nga procesi, Zhaklina Krstevska Josifovska dhe Ana Stojkoviq Dimitrievska dhe kreun e PTHP-së Shkup Gavril Bubevski. Arsyet pse Palevski kërkon përjashtim janë, siç tha ai, shpërdorimi i pushtetit dhe paanshmëria. "Rrethanë e re për përjashtimin e prokurorëve publikë është falsifikimi i të dhënave që të mund të përgatisin prova të falsifikuara me numër rendor 180, analizë telefonike nga 13.5.2024, me qëllim që dëshmitari i tyre Eroll Osmani të gënjejë nën betim në gjykatë", tha Palço.
Shkup - Rastet më të lehta të fëmijëve të sëmurë nga Klinika e Pediatrisë do të trajtohen në Poliklinikën Bit Pazar, ku është hapur pika e re, tërësisht e rinovuar, specialiste e pediatrisë. Pika do të punojë çdo ditë nga ora 19:30 deri në orën 7:30 dhe të dielën 24 orë, ndërsa ka në dispozicion mobilie dhe inventar të ri mjekësor, si dhe të gjitha pajisjet e nevojshme mjekësore për ekzaminim, analiza dhe trajtim të fëmijëve deri në 14 vjeç. Gjithsej 11 pediatër që punojnë në Shtëpinë e Shëndetit - Shkup do të ofrojnë shërbime shëndetësore në pikën Bit Pazar. Në ekip, përveç një pediatri, do të ketë edhe një infermiere dhe një laborant.
Shkup - Gjatë fundjavës do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, me diell dhe me reshje lokale të shiut, gjatë mëngjesit me mjegull. Nesër, siç informon DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 5 gradë, ndërsa temperatura maksimale prej 5 deri në 13 gradë Celsius.
Shkup - Javën e ardhshme do të jetë e njohur nëse do të ketë kufizime të marzheve të produkteve themelore ushqimore, mjeteve për higjienë dhe ushqimit për foshnje. Përfaqësues të tregtarëve dhe distributorëve sot kanë realizuar takim në Ministrinë e Ekonomisë dhe kanë dhënë propozime të tyre, të cilat në mënyrë shtesë do të analizohen. "Tregtarët dhe distributorët dhanë porpozime dhe vërejtje të tyre, të cilat Ministria e Ekonomisë dhe Punës në mënyrë shtesë do t'i analizojë. Në takimin u dakordua vendimi përfundimtar që të miratohet gjatë javës së ardhshme", informuan nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës.
Mynih - Nuk duhet të ketë marrëveshje paqeje të lidhur mbi kokat e ukrainasve dhe evropianëve, deklaroi sot ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Analena Berboku në fillim të Konferencës së Sigurisë në Mynih. "Me pseudo-paqe - mbi kokat e ukrainasve dhe evropianëve - asgjë nuk do të arrihet", tha Berboku. "Pseudo-paqja nuk do të sjellë siguri afatgjatë as për popullin e Ukrainës, as për ne në Evropë, as për SHBA-në", shtoi shefja e diplomacisë gjermane.
Munih - Bashkimi Evropian nuk do të mbetet pa përgjigje ndaj vendosjes së tarifave të paarsyeshme nga SHBA dhe do të ndërmarrë kundërmasa, paralajmëroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, pas takimit në Munih me kryeministrin e shtetit bavarez, Markus Soder. “Kemi forcuar mjetet tona për të mbrojtur interesat tona, kompanitë dhe punëtorët tanë, por kuptohet që ne jemi gjithmonë të gatshëm të kërkojmë zgjidhje të përbashkëta me SHBA-në, nga të cilat do të përfitojnë të dyja palët”, tha Fon der Lajen
Mynih - Shtetasi afgan pranoi se qëllimisht ka hyrë me automobil mes turmës në Mynih, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se krimi kishte prapavi islamike, kumtoi sot prokuroria. Në incident janë lënduar të paktën 36 persona duke përfshirë edhe një fëmijë. "Ai pranoi se qëllimisht ka goditur mes demonstrantëve. Jam e kujdesshme me miratimin e konkluzioneve të përshpejtuara, por në bazë të të gjitha informata që i kam deri tani, mund të them se krimi ka pasur motiv islamik", tha prokurorja Gabriela Tilman në konferencën për media.
Londër - Kryeministri britanik Kir Starmeri sot në mëngjes ka biseduar me presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin, duke përsëritur se Mbretëria e Madhe do t'i japë mbështetje Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Starmeri, gjithashtu, "e përsëriti përkushtimin e Mbretërisë së Madhe në atë që Ukraina të jetë në rrugën e pakthyeshme drejt NATO-s, siç u ranë dakord aleatët në Samitin e Uashingtonit vitin e kaluar", tha zëdhënësja e kryeministrit britanik, raportoi Bi-Bi-Si.
Liverpul - Trajneri i Liverpulit, Arne Slot shpreh keqardhje për veprimet e tij pas barazimit me Evertonin në "Gudison park" të martën mbrëma. Derbi përfundoi në mënyrë dramatike, ku nikoqirët barazuan thellë në kohën shtesë 2-2. Pas fishkëllimës së fundit, mes lojtarëve të të dyja skuadrave erdhi deri te një përplasje serioze, me çka gjyqtari Majkëll Oliver dha katër kartonë të kuq, mes tyre edhe për menaxherin e "të kuqve". Sloti mori guximin ta tërhiqte Oliverin nga krahu, duke shkëmbyer disa fjalë me të. Menjëherë më pas, gjyqtari i dha atij karton të kuq.