12:00 / 10 dhjetor / 2025
Shkup - Gjykimi për zjarrin në diskotekën "Pulls" në Koçan vazhdon sot në sallën e gjykimit në Idrizovë, pasi në seancën e kaluar mbrojtja e disave prej të akuzuarve e kontestoi procedurën e akuzës, duke e vlerësuar si jo të plotë dhe pa dëshmi konkrete për veprime individuale. Seanca e sotme e gjykimit, e cila mund të ndiqet drejtpërdrejtë në MIA Youtube dhe në MIA Facebook, filloi me fjalë hyrëse të të akuzuarit të 18-të Shaban Saliu, si drejtor i DMSH-së, pasi në seancën e kaluar mbrojtja e një pjese të të akuzuarve e kontestoi procedurën e akuzës, duke e vlerësuar si jo të plotë dhe pa prova dëshmuese për veprime individuale.
Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Kur sistemi është i digjitalizuar, proceset do të jenë transparente, vendimet do të bëhen të parashikueshme dhe shërbimet do të jenë të kapshme për të gjithë. Digjitalizimi forcon sundimin e ligjit, ngushton hapësirën për korrupsion dhe ofron shërbime transparente, të unifikuara dhe të arritshme për të gjithë qytetarët. Është një nga instrumentet më të fuqishme që do të na ndihmojë të ndërtojmë besim në institucione dhe të formësojmë një shoqëri cilësore. Këto janë porositë me të cilat filloi sot konferenca e tretë vjetore e digjitalizimit nga Oda ekonomike amerikane (AmÇam) në Shkup.
Sllave Projkovski, anëtar i bordit të drejtorëve të AmÇam, theksoi se digjitalizimi kërkon një fokus tek njerëzit dhe aftësitë e tyre dhe se nevojitet punë e përbashkët e sektorit publik dhe privat. Për të përmbushur qëllimet e vendosura, është e nevojshme të forcohet korniza e sigurisë kibernetike që siç thekson ai, "është një nevojë nacionale, sepse çdo sistem i ri, çdo proces i ri, çdo lidhje e re duhet të jetë e sigurt.
Shkup – Ministria e Transformimit Digjital informon se mbeten edhe 10 ditë për aplikim për vauçerë për studentë. Deri më tani janë ndarë gjithsej 42.606 vauçerë, prej të cilëve janë shfrytëzuar 27.426. “Sipas projektit aktual të Qeverisë, i cili po realizohet në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Transformimit Digjital, Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, janë planifikuar gjithsej 55.000 vauçerë për pajisje elektronike për studentët e ciklit të parë të studimeve deri diplomike, të regjistruar në vitin akademik 2025/26”, qëndron në kumtesën e Ministrisë.
Shkup - Temperatura më e ulët prej -4 gradë këtë mëngjes është matur në Berovë dhe Manastir, -2 në Tetovë dhe Strumicë, -1 në Shkup, Prilep, Demir Kapi dhe Gjevgjeli, ndërsa më e larta plus katër gradë është regjistruar në Gjurishtë, njofton DPHM. Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Në orët e mëngjesit në disa vende do të ketë rritje të vranësirave të cilat gjatë ditës do të ulen.
Athinë - Në periudhën nga ora 12 deri në 16 dhe nga ora 18 deri në 22 sipas orës lokale pritet dhe sot bujqit grekë pritet të bllokojnë pikën kufitare Evzoni për hyrje dhe dalje nga Greqia drejt vendit tonë, me çka plotësisht do të ndërpresë komunikacionin me përjashtim të kamionëve me produkte greke, ndërsa në të gjithë vendin janë vendosur gjithsej mbi 50 bllokën, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina. Në venkalimin kufitar Evzoni, janë parkuar gjithsej mbi 300 traktorë, ndërsa prej dhjetë ditë bujqit grekë e kanë mbyllur periodikisht atë për komunikacion.
Bruksel – Aleatët nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të njëri-tjetrit, kritikat drejtohen në adresën e gabuar dhe Evropa është e aftë të mbrojë demokracinë e vet, janë pjesë e reagimeve të udhëheqësve evropianë ndaj pikëpamjeve të Presidentit të SHBA-së Donald Tramp të shprehura në një intervistë me portalin "Politiko" me seli në Bruksel. Trampi, ndër të tjera, theksoi në intervistë se Evropa është një "grup shtetesh në rënie", të udhëhequra nga "njerëz të dobët", se politika e migracionit e BE-së është "katastrofike", se kryetari i bashkisë së Londrës është "i paaftë" dhe se pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të kishte qenë president i SHBA-së në atë kohë.
Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin irlandez Majkëll Martin në Dablin, kur iu kërkua të komentonte pikëpamjet e Trampit, deklaroi se aleatët nuk duhet të ndërhyjnë në politikën e brendshme të njëri-tjetrit.
Bangkok – Armata e Tajlandës sot ndërmori një operacion të madh për shkak të përshkallëzimit të përleshjeve në kufirin me Kamboxhian, njoftoi Shtabi i Forcave të mbrojtjes kufitare në provincën Trat. "Më 10 dhjetor, marina mbretërore tajlandeze mori kompetenca të zgjeruara operacionale në sektorin e saj për shkak të përshkallëzimit të armiqësive me Kamboxhian", thuhet në komunikatë. Operacioni quhet "Trat po shtyp armikun", ndërsa anija luftarake HTMS Tepa (HTMS Thepa) është vendosur në zonën për të kryer patrullime dhe zbulime 24-orëshe.
Pekin - Dymbëdhjetë persona kanë vdekur në zjarrin në ndërtesën e qytetin jugor kinez Shantu, raportuan mediat shtetërore kineze. Zjarri shpërtheu dje në orën 21:20 sipas kohës lokale në një ndërtesë katërkatëshe dhe u shua 40 minuta më vonë. Hetimi për shkakun e zjarrit është duke vazhduar. Incidenti vjen pasi numri i viktimave në zjarrin më vdekjeprurës në Hong Kong në dekadat e fundit, dje u rrit në 160. Zjarri shkaktoi thirrje nga liderët kinezë për eliminimin e rreziqeve të sigurisë në industrinë e banimit.