15:00/10 dhjetor/2025
Shkup - Një luftëtar i pakompromis për respektimin e ligjit, një luftëtar i betuar për sundimin e ligjit, dikush që do të jetë rezistues ndaj ndikimeve partiake dhe politike dhe do të paraqesë kurorën e gjithë sistemit prokurorial- është profili i një personaliteti të cilin e prezantoi sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se çfarë lloj personaliteti duhet të jetë në pozitën më të lartë të sistemit prokurorial në vend.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova beson se është i mundur një ndryshim në përfundimet e BE-së për vendin, si dhe zgjidhje për problemin me Bullgarinë, por se vendimin për këtë nuk e marrim ne. "Nga prizma jonë është e mundur të ndryshojmë përfundimin, por ne nuk e marrim vendimin. Është e vërtetë që ne kemi diskutuar për zgjidhje. Ndoshta dikush nuk e sheh këtë, por unë mendoj se ka një ndryshim në retorikën e përfaqësuesve më të lartë të BE-së në lidhje me këtë çështje, sepse nuk është vetëm një precedent, por për historinë që do të përsëritet nëse në fillim nuk gjendet një zgjidhje. Prandaj unë propozova disa zgjidhje", deklaroi Siljanovska Davkova, duke iu përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse është e mundur të ndryshohen përfundimet e BE-së siç kërkon pala maqedonase dhe nëse sheh dëshirë në Sofje për rinegocionimin e pozitave.
Shkup - Të gjitha shkollat e mesme në Shkup do të përfshihen me projektin për vendosjen e sistemeve fotovoltaike deri në fund të mandatit të kryetarit aktual të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, me ç'rast do të fillojë një proces i transformimit të plotë energjetik të institucioneve arsimore. Kjo u theksua në seancën e sotme të Këshillit nga ana e Gjorgjievskit, i cili vlerësoi se masa do të sjellë përfitime të konsiderueshme ekonomike dhe mjedisore, si dhe se do të kontribuojë në modernizimin e shkollave.
Shkup - Në Shkup ka filluar Forumi rajonal "Nga politika te impakti: Avancimi i integritetit dhe reformave institucionale në Ballkanin Perëndimor" i cili pritet të sjellë angazhime të reja, koordinim më të thellë midis vendeve të rajonit dhe qasje të avancuara në luftën kundër korrupsionit, duke përfshirë përdorimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Ndër të tjera, në këtë aktivitet fjalime kanë mbajtur kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe zëvendëskryeministri përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai.
Shkup – Mendoj se i gjithë problemi rreth korrupsionit në nivel të lartë qëndron në sistemin gjyqësor. Për këtë edhe është ngritur nisma për shkarkimin e prokurorit publik. Mendoj se sistemi gjyqësor duhet të reformohet. Punojmë në atë drejtim me partnerët tanë, deklaroi sot zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë Forumit Rajonal “Nga politika në impakt: Avancimi i integritetit dhe reformave institucionale në Ballkanin Perëndimor”.
Shkup – Departamenti për Çrrënjosjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz në PTHP Shkup dje ka parashtruar padi penale kundër ish ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”. “O.S. derisa e kryente funksionin ministër i Punëve të Brendshme, gjegjësisht gjatë vitit 2021, duke e shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare dhe autorizimin i ka mundësuar një subjekti juridik – kontroll teknik në komunën Saraj të fitojë pasuri të jashtëligjshme në vlerë prej 5.565.927 denarë”, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.
Shkup - Lideri i LSDM-së Venko Filipçe sot në konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do ta përkahin propozimin për shkarkimin e prokurorit publik Lupço Kocevski, u përgjigj se LSDM-ja është kundër konceptit të presionit kundër kujtdo në gjyqësor. "Ne jemi kundër konceptit të presionit ndaj kujtdo në gjyqësor. Kjo nuk duhet të lejohet. Ne kemi rekomandime nga Misioni vlerësues, që duhet të bëhet në gjyqësor. Por asnjë rekomandim nuk u implementua. Nuk ka ligj të ri për Prokurori publike, duhet të ketë ligj të ri penal, këto janë punët thelbësore që duhet t'i shohim në gjyqësor, e jo kush të jetë në ndonjë pozitë dhe parashtrohet pyetja se cilat janë kriteret. Ejani t'i miratojmë kriteret evropiane, ejani ta sjellim prokuroren evropiane për disa raste, të cilat i potencuam", deklaroi Filipçe.
Shkup - Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe paralajmëroi se do të parashtrojnë iniciativë të re në lloj të rezolutës në Kuvend, për, siç tha, aksion parlamentar me qëllim të mbrojtjes së interesave shtetërore për shkak të pranimit të planifikuar të migrantëve në vend. "Sot paralajmëroj edhe një hap të ri. Pas këtij peticioni, do të dalim në Kuvend dhe do të kërkojmë votim të rezolutës për ta ndalur këtë. Ky do të jetë hapi i dytë", tha Filipçe, duke elaboruar pse nevojitet në Kuvend të reagohet dhe të merret vendim në interes të shtetit.
Shkup - Në seancën e sotme për rastin "Puls", mbrojtja e ish drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Adnan Xhaferovski, vlerësoi se aktakuza është juridikisht e pasaktë dhe pa fakte që e lidhin atë me rastin tragjik. Avokatja e tij, Suzana Joshevska, paralajmëroi se procedura bazohet në "një listë të dhënash të shndërruar në aktakuzë" dhe se "asnjë lëshim sistemik nuk krijon përgjegjësi penale individuale". Xhaferovski personalisht tha se "ndërgjegjja e tij është absolutisht e pastër" dhe se beson në "ndershmërinë e drejtësisë dhe drejtësinë e gjykatës".
Shkup - Gjatë periudhës prej vitit 2012 deri në vitin 2017 në DMSH asnjëherë nuk kanë marrë dokumente që kërkojnë pëlqim ose mendim nga ana e kabaresë "Pulls", as ndonjë kërkesë ose denoncim nga persona juridik dhe fizikë për objektin. Konfuzioni që e shkakton prokuroria është në përzierjen e kompetencave dhe përgjegjësive, më detyron të dëshmojë diçka që është më se e qartë, se nuk ekziston faji im, e as nuk është në kompetencat e mia, deklaroi Shaban Saliu, i cili ishte në funksion drejtor në DMSH prej vitit 2008 deri në vitin 2017 në fjalimin e tij hyrës në gjyqin për zjarrin në diskotekën "Pulls" në Koçan.
Shkup – Nga 1 janari fillon faza pilot për projektin e-fatura me të cilin do të minimizohet rreziku nga keqpërdorimet dhe faturat fiktive, paralajmëron drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Elena Petrova. Petrova sot në panel diskutimin “Transformimi digjital në sektorin publik” në konferencën e tretë vjetore për digjitalizim e AmÇam, tha se është zgjedhur model me zgjidhje moderne e harmonizuar me standarde dhe kërkesa ndërkombëtare, e cila për kompanitë do të jetë e lehtë për zbatim dhe integrim me sistemet e tyre, si dhe se zbatohen masa të cilat do të mundësojnë maksimalisht të minimizohen rreziqet.
Dibër - Në Komunën Qendër Zhupë, ku më 11 janar përsëriten zgjedhjet për kryetar komune, deri pasdite nuk është paraqitur asnjë kandidaturë. "Deri në afatin e fundit për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturë të pavarur, asnjë kandidat nuk është paraqitur, që do të thotë se në garën për kryetar komune nuk do të ketë kandidat të pavarur. Gjithashtu, deri pasdite nuk është paraqitur asnjë kandidaturë nga asnjë parti politike", tha për MIA-n Nexhip Iljaz, kryetar KKZ-së.
Kiev – Forcat mbrojtëse ajrore të Ukrainës gjatë natës rrëzuan 50 nga gjithsej 80 dronë rusë. Dronët rusë u rrëzuan mbi rajonet Kursk, Primorsko-Ahtarsk, Rostov dhe mbi gadishullin e Krimesë. Mediat ukrainase bënë të ditur se një dron rus goditi, madje një objekt civil në qytetin Korjukovka.
Fes - Dy ndërtesa katërkatëshe u shembën në qytetin Fes në Marok, me ç'rast jetën e kanë humbur 19 persona, kumtuan sot autoritetet lokale. Agjencia shtetërore marokene e lajmeve informoi se në dy ndërtesat jetonin tetë familje. Gjashtëmbëdhjetë persona janë lënduar në fatkeqësinë dhe janë dërguar në mjekim në spitalin më të afërt.
Kartum – Një aeroplan ushtarak i armatës u rrëzua gjatë uljes, me çka humbën jetën të gjithë personat të cilët u gjetën në fluturake, njoftoi sot ushtria sudaneze. Nuk është bërë e ditur sa persona kanë humbur jetën. Në shkurt të këtij viti, 46 persona – në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë – humbën jetën kur një aeroplan ushtarak u rrëzua në pjesën e banuar dendur nga Oumdurmani.
Pnom Pen – Aeroplanë ushtarakë tajlandezë sot sulmuan caqe në Kamboxhia, njoftuan mediat lokale. Ministria e Mbrojtjes e Kamboxhias njoftoi se aeroplanë tajlandezë F-16 hodhën dy bomba mbi fshatra në provincën Minçi, në kufirin me Tajlandën. Për momentin nuk ka informacione për viktima eventuale. Paraprakisht, Armata e Tajlandës njoftoi se ka ndërmarrë një operacion të madh për shkak të përshkallëzimit të konflikteve në kufirin me Kamboxhian.