• среда, 10 декември 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 9 dhjetor/ 2025

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski i hodhi poshtë spekulimet se në vendin tonë do të ndërtohen kampe për emigrantë dhe se do të pranohen emigrantë nga Britania e Madhe. Në një deklaratë për mediat, Mickoski tha se për një temë të tillë nuk është biseduar me Britaninë e Madhe. "Për sa kohë që unë jam kryeministër nuk do të ngrihet asnjë tendë me emigrantë të paligjshëm dhe nuk do të pranojmë asnjë emigrant. I hedh poshtë me indinjatë këto spekulime se planifikojmë të ndërtojmë kampe për emigrantët e paligjshëm. Tema për azilkërkuesit e pasuksesshëm nuk është biseduar, por nëse bisedohet, do të refuzohet nga ana jonë. Është biseduar se së bashku do të luftojmë kundër migrimit të paligjshëm", deklaroi Mickoski në Kuvendin e Maqedonisë ku mori pjesë në seancën e Komisionit të përhershëm për mbrojtjen e të drejtave të lirive dhe të drejtat e qytetarit.

Shkup - Përkundër faktit se opozita u përpoq të krijojë, si zakonisht, një imazh të rremë, të bëjë dramë se unë dhe grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk do të paraqitemi gjatë debatit Anketues, e patë se të gjithë ishim të pranishëm edhe Presidentja erdhi gjithashtu të jetë pjesë e debatit Anketues, Kryetari i Kuvendit, unë personalisht. Kështu që, ishim këtu për të dëgjuar, i dëgjuam qëndrimet e prindërve, atyre që morën fjalën. I dëgjuam gjithashtu diskutimet e disa prej organizatave si “Support Koçani”, “Kush është i rradhës”, dhe disa nga diskutimet e disa deputetëve.

Shkup - Në Kuvend sot mbahet seancë e Komisionit të Përhershëm Anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit, në rend dite të së cilës është ankesa e dorëzuar nga Shoqata e qytetarëve "16 mars 2025 Koçan", në opinion e njohur si Shoqata e prindërve të fëmijëve viktima në diskotekën "Puls" në Koçan. Me heshtje një minutëshe, të pranishmit shprehën keqardhje për familjet e viktimave të zjarrit.

Shkup - Në vitin 2026 do të vazhdojmë strategjinë e rritjes së qendrueshme, me shpenzime publike efikase dhe standard më të mirë jetese. Me Propozimbuxhetin e plotësuar do të vazhdojë stabiliteti makroekonomik dhe konsolidimi fiskal, do të sigurohet rritje ekonomike, si dhe servisimi i të gjitha detyrimeve, përfshirë edhe pagesën e fletobligacioneve. Këtë e theksoi ministrja e Financave Gordana-Dimitrieska Koçoska në ekspozen e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, e cila prej sot po shqyrtohet në seancë plenare në Kuvend.

Shkup - Këshilli i prokurorëve publikë në seancën e sotme ka sjell vendim për ndërprerje të detyrës ndaj prokurorit publik Mustafa Hajrullahi, ish shefit të Prokurorisë së lartë publike të Shkupit me kërkesë të tij. Hajrullahi u suspendua pasi Prokuroria Themelore Publike në Shtip ngriti aktakuzë për pesë vepra penale: "keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës" dhe një për "keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar", bazuar në akuzat se në periudhën nga shtatori 2023 deri në tetor 2024, ai përdori autorititen e tij hierarkik për të abuzuar dhe kërcënuar vazhdimisht pesë punonjëse, duke i kërcënuar ato se do t'i "godasë me shqelma" ose "do t'i hedhë nga kati i 6-të" dhe duke u përpjekur t'i detyrojë të nënshkruajnë deklarata se janë manipuluar.

Shkup - Bashkim Selimi është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit të prokurorëve publikë (KPPRMV), vendosi Këshilli në seancën e sotme. Selimi deri më tani e ka kryer funksionin e zëvendës-kryetarit të Këshillit. Për zëvendës-kryetare e re është zgjedhur Marijana Ilievska. Propozimi për zgjedhjen e Selimit është parashtriuar nga anëtarja e Këshillit, Zorica Pavlloviq dhe është mbështetur me tetë vota "pro" nga gjithsej 11 anëtarë. Gjatë votimit kishte tre fletëvotime jovalide.

Shkup - Prokurori Publik Republikan, Lupço Kocevski beson se në këtë fazë nuk duhet të ketë Komision Anketues në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për tragjedinë në Koçan, sepse siç thonë disa dëshmitarë dhe prova mund të komprometohen. Kocevski ka marrë edhe kërkesë zyrtare nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi për Komisionin Anketues.

Shkup - Kryetari i Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut dhe deputet i të Majtës, Dimitar Apasiev pasdite e ndërpreu seancën e Komisionit, në rend dite të së cilës është ankesa e dorëzuar nga Shoqata civile "16 mars 2025 Koçan", në opinion e njohur si Shoqata e prindërve të fëmijëve viktima në diskotekën "Puls" në Koçan. Ai thekson se vazhdimi i seancës, në të cilën pritet të miratohen konkluzionet, do të caktohet më vonë.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se pPas futjes së bursave për stimulimin e nxënësve të shkollave të mesme për regjistrim në ciklin e parë të studimeve në gjuhën maqedonase për vitin akademik aktual, këtë vit gjithashtu për herë të parë do të ndajë edhe 7 bursa për ciklin e dytë dhe 5 bursa për ciklin e tretë të programeve studimore për studimin e gjuhës maqedonase. Konkurset tashmë janë të shpallura. Për bursën për ciklin e dytë të studimeve, në shumë prej 9.000 denarë dhe ndahet për 9 muaj në vit, mund të aplikojnë nënshtetas të Maqedonisë që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve me notë mesatare prej 8,00, të jenë të regjistruar për herë të parë në programin studimor të akredituar të ciklit të dytë në gjuhën maqedonase për vitin akademik 2025-2026 dhe të mos jenë përfitues të bursave nga ofrues të tjerë, theksojnë nga Ministria.

Tiranë - Kryerevizori shtetëror Maksim Acevski, i shoqëruar nfa delegacioni zyrtar i institucionit, dje në Tiranë realizoi takim me kryetarin e Entit shtetërir të revizionit, Arben Shehu. Në delegacion, siç njoftoi Shehu në Fejsbuk, kanë qenë zëvendës-revizori i përgjithshëm Orhan Ademi, këshilltarja Tanja Janevska dhe revizorja Hristina Dabeska. Gjatë takimit, Shehu dhe Acevski vlerësuan bashkëpunimin midis dy institucioneve supreme të auditimit deri më sot, duke theksuar rëndësinë e forcimit të partneritetit dhe shkëmbimit profesional.

Nju-Jork - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) ka njoftuar se numri i fëmijëve të mosushqyer në Rripin e Gazës ende është i madh edhe krahas armëpushimit. "Nga armëpushimi në tetor, i cili duhej të mundësonte rritje të konsiderueshme të ndihmës humanitare, mijëra fëmijë janë pranuar në mjekim nga  në Rripin e Gazës", njoftoi agjencia e KB-së për fëmijë.

Остани поврзан