• петок, 17 мај 2024
MIA Flesh

09:00/10 maj/2024

Shkup - Afatet për ankesa për Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Komisionin shtetëror zgjedhor (KSHZ) përfundojnë sonte në orën 19, përkatësisht 23:30. KSHZ dje i publikoi rezultatet fillestare dhe zyrtare të 100 për qind të votave të numëruara dhe sonte deri në orën 19 në Kuvend duhet ta dorëzojë raportin për rezultatet nga Zgjedhjet presidenciale, pas çka, sipas paralajmërimeve, spikeri, Jovan Mittreski  do ta caktojë për të dielën në mesditë mbledhjen e Kuvendit për inaugurimin e presidentes së re të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.

Shkup  - Kryeministri i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi sot do të mbajë konferencë për shtyp  ku do të përqendrohet në  punën e 100 ditëve të kaluara. Qeveria teknike u votua më 28 janar, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën pardje. Zgjedhja e qeverisë teknike/kalimtare është në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës për tejkalimin e krizës politike të vitit 2015.

Shkup - Tridhjetë pjesëmarrës nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, punëtori artizanale, ekonomi të regjistruara bujqësore, kompani në pronësi ose të menaxhuara nga gratë, si dhe institucione arsimore formale dhe joformale po marrin pjesë në ditën e dytë të trajnimit  që e zbaton Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor të Shkupit në kuadër të projektit "Shans për ty", pjesë e programit IPA II për bashkëpunim ndërkufitar me Serbinë 2016-2020.

Shkup - Me akademi solemne tradicionale, në të cilën do të ndahen mirënjohje  për infermiere më humane, sot në Shkup do të shënohet Java Ndërkombëtare e Infermierisë e cila këtë vit mbahet nga 5 deri më 12 maj nën moton "Infermieret tona", e ardhmja jonë, fuqia ekonomike e kujdesit". Ngjarja e titulluar "Investimi në infermieri për një komb të shëndetshëm - koha e duhur për të lëvizur përpara", do të fillojë me një bazar donacionesh "Infermieret për infermieret".

Ohër - Shefi i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Mbretërisë së Norvegjisë, gjenerali Erik Kristofersen, i cili prej dje ndodhet për vizitë zyrtare dyditëshe në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në Ohër do të realizojë takim me shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkolonelin, Vasko Gjurçinovski. Ceremonia për pritje me nderime ushtarake, informuan nga SHM e Armatës, do të mbahet në Kampin për trajnim në ujë, afër ankorimit tek Burimet e Biljanës, pas çka gjenerali Kristofersen do të realizojë takim me nikoqirin e tij, gjeneralin Gjurçinovski.

Shkup - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe më i freskët, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në pjesët jugore, vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, lokalisht të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 13, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 14 deri 20 gradë Celzius.

Beograd - Kryeministri serb, Millosh Vuçeviqi ia uroi fitoren VMRO-DPMNE-së dhe liderit Hristijan Mickoski në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, si dhe kandidates së tyre Gordana Siljanovska Davkova për fitoren në garën presidenciale, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.  "Urime të përzemërta deri te VMRO-DPMNE-ja dhe Hristijan Mickoski për fitoren e bindshme në zgjedhjet parlamentare, si dhe deri te Gordana Siljanovska Davkova për zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut", shkruan Vuçeviq në rrjetin social X.

Uashington - Në një bisedë telefonike mbrëmë me ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit, Sameh Shukri, Sekretari i Shtetit Antoni Blinkeni e konfirmoi "pozicionin e qartë të presidentit Xho Bajdenit se SHBA nuk mbështesin një operacion të madh ushtarak në Rafah dhe janë kundër çdo lloj zhvendosje të detyruar të palestinezëve në Gazë", deklaroi zëdhënësi Metju Mileri. Mileri tregoi edhe se Blinkeni "e ka shprehur mbështetjen e SHBA-së për hapjen e sërishme  të pikës kufitare Rafah dhe vazhdimin e dërgesave të ndihmave humanitare të nevojshme urgjentisht".

 

Остани поврзан