• вторник, 23 јули 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 22 shkurt/ 2024

Shkup - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ka takuar zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Xhulia Smith. Në takim, bashkëbiseduesit theksuan lidhjet e shkëlqyera ekonomike që ekzistojnë mes dy vendeve, gjë e cila njihet edhe nga interesimi i shprehur së fundmi i dy kompanive nga Mbretëria e Bashkuar për realizimin e projekteve strategjike në Maqedoninë e Veriut, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Shkup - Seanca e Komisionit të Kuvendit për çështje ekonomike, ku në rend të ditës kanë qenë propozimet e ligjeve për realizimin e projekteve strategjike investuese në energjetikë, me procedurë të shkurtuar, u anulua. Në kalendarin e ueb faqes së Kuvendit, siç u paralajmërua në fillim, është seanca e Komisionit për çështje ekonomike, ku në rend të ditës si pika ishin propozimet e ligjeve për realizimin e projekteve strategjike investuese "Parku solar Stipion", Termocentrali solar - Pehçevë, AIM GREEN TECHi MITILINEOS impianti kogjenerativ Shkup, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Shkup - Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 31 zjarre në vende të hapura në shtet. Zjarrfikësit të gjithë i kanë shuar, njëkohësisht duke shuar edhe zjarre të tjera në vendbanimet, njoftoi sot në mëngjes Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas njoftimeve nga qendrat rajonale për zjarre të regjistruara dhe të shuara në vende të hapura, dje ishin regjistruar 12 zjarre në Shkup, dy në Tetovë, nga katër në Manastir dhe Shtip, nga një në Strumicë dhe Veles dhe gjashtë zjarre në Kumanovë.

Uashington- Presidenti amerikan Xho Bajden e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin "bir bushtre të çmendur" në fjalimin e mbrëmshëm në grumbullimin e mjeteve për fushatën e tij. Bajden foli për ndryshimet klimatike kur ka përfshirë kritika për Putinin. "Kemi bira bushtre të çmendur si Putini dhe të tjerë dhe vazhdimisht duhet të kujdesemi për konfliktin bërthamor, ndërsa kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima", deklaori mbrëmë Bajdeni.

Prishtinë – Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, deklaroi se ka marrë ftesë nga Brukseli për bisedime lidhur me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila parasheh që valuta e vetme në Kosovë të jetë euro, por ai refuzoi të marrë pjesë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në tryezën e djeshme të rrumbullakët “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”, organizuar nga Qendra për Dialog Humanitar, të mbajtur në Çagllavicë afër Prishtinës, Bislimi tha se nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga ndërmjetësi i BE-së në dialogun, Miroslav Lajçak, sepse “çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut”. Ai shtoi se gjatë javës së ardhshme do të vendoset se kush nga Kosova do të shkojë në një takim të tillë.

Tiranë - Në seancën e sotme plenare, e cila ka zgjatur vetëm shtatë minuta, mes brohoritjeve dhe ofendimeve, Parlamenti shqiptar, me 77 vota "për" e ratifikoi marrëveshjen me Italinë për hapjen e dy qendrave të pranimit në territorin shqiptar për strehimin e personave të kapur gjatë përpjekjes që jashtëligjshëm të vijnë në bregun italian.  Marrëveshja, për të cilën ishte i nevojshëm miratimi nga shumica e thjeshtë, nga parlamenti 140-anëtarësh, kaloi me votat e deputetëve të Partisë Socialiste në pushtet dhe tre deputetë të Partisë për Drejtësi dhe Unitet, me çka opozita e bojkotoi votimin. 

Zagreb - Nga mbrëmja e së mërkurës deri sot në mëngjes në Kroaci janë regjistruar disa tërmete, ndër të cilët më i forti ishte i fundit me magnitudë 3,8 të shkallës Rihter, kumtoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë. Intensiteti në epiqendër është vlerësuar në shkallën V sipas EMC. Në orën 05:07 të mëngjesit të sotëm, një tërmet me magnitudë 3,4 është regjistruar edhe në Peleshac, në juglindje të Zhuljanit, ndërsa intensiteti në epiqendër, i vlerësuar nga magnituda, ka qenë IV-V gradë EMC, kumtoi shërbimi sizmologjik.

Bruksel - Komisionerja për të drejtat e njeriut pranë Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq u bëri thirrje vendeve-anëtare që të ndalojnë "represionin" ndaj organizatave joqeveritare dhe njerëzve që mbrojnë të drejtat e emigrantëve. Në raportin me rekomandime të publikuar sot, Mijatoviq theksoi se ka "trend në rritje të presionit, frikësimit dhe kriminalizimit të njerëve dhe organizatave që u ndihmojnë refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve". Gjatë mandatit të saj gjashtëvjeçar, i cili përfundon në fund të marsit, komisionerja evropiane ka dënuar vazhdimisht presionin ndaj organizatave joqeveritare që ndihmojnë emigrantët në Evropë dhe kufizimet në punën e tyre.

Londër - Dy raketa janë lëshuar mbi një anije në sulmin e sotëm me raketa në juglindje të qytetit portual të Jemenit, Aden, duke shkaktuar zjarr në anije, njoftoi Agjencia britanike për siguri detare. “Një anije u sulmua nga dy raketa, të cilat rezultuan në një zjarr në anije”, njoftoi agjencia. “Forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja po i përgjigjen incidentit, i cili ndodhi 70 milje detare nga Aden në drejtim të Detit të Kuq”, kumtoi Agjencia detare për operacione tregtare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) pa dhënë detaje të mëtejshme.

Bruksel - Linja ajrore kombëtare belge "Brasels Erlajns" kumtoi se nga 24 shkurti do t'i rifillojë udhëtimet për Tel Aviv, të anuluara pas ngjarjeve të 7 tetorit të vitit të kaluar. Vendimi është marrë pas një shqyrtimi të plotë dhe parashikon masa shtesë të sigurisë, theksohet në kumtesën. Deri në fund të prillit do të ketë tre fluturime në javë, pas së cilës do të vlerësohet nëse janë të nevojshme ndryshime në orar. Kompania shton se vazhdon të monitorojë nga afër situatën dhe do të bëjë ndryshime sipas nevojës.

Bruksel - Për vendosje të funksionit eurokomisar për mbrojtje do të nevojitet ndryshim i Marrëveshjes së Funksionimit të Bashkimit Evropian, deklaroi kryetari i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel. Në intervistë për një grup të mediave Mishelli thekson se në Marrëveshjen e Lisbonës ekzistojnë kompetenca të qarta të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe për ndryshime të tyre do të nevojitet ndryshim i Marrëveshjes. "Nëse ka ndonjë propozim për ndryshim të Marrëveshjes, atëherë do të nevojitet mbështetje nga vendet anëtare", deklaroi Mishell.

Pragë - Bujqit nga vendet e grupit të Vishegradit dhe republikat baltike sot me traktorë janë nisur drejt qyteteve më të mëdha dhe drejt kufijve, të cilët do t'i bllokojnë dy orë për shkak të politikës së gjelbër të Bashkimit Evropian dhe importit të pakontrolluar nga Ukraina. Bujqit nga këto rajone protestojnë me qëllim për të ushtruar presion mbi BE-në për të përmbushur kërkesat që përfaqësuesit e agrares së Republikës Çeke, Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë, Estonisë, Lituanisë dhe Leonisë javën e kaluar i dorëzuan te Komisioneri Evropian për bujqësi, Janush Bojçehovski.

Kiev - Kryetari i Kievit, Vitalij Kliçko e vlerësoi ndihmën e deritanishme ushtarake të Gjermanisë, duke theksuar se tani është koha që kancelari Olaf Sholc të dërgojë më në fund raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. Kliçko në intervistë për Agjencinë gjermane të lajmeve (DPA) theksoi se "një nga çështjet më të rëndësishme" për vendin e tij është nëse Gjermania do të dorëzojë raketat e kërkuar të lundrimit Taurus. "Ne po e mbrojmë vendin tonë. Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për ato raketa. Mund t'i përdorim për të shkatërruar logjistikën ushtarake ruse", theksoi Kliçko.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden e mbështet kryeministrin holandez Mark Rute të bëhet sekretar i përgjthshëm i ardhshëm i NATO-s, deklaroi një përfaqësues anonim amerikan për "Politiko". Media njoftoi se dy e treta e vendeve të NATO-s e mbështesin nominimin e Rutes që ta udhëheqë Aleancën më vonë këtë vit. 

Jerusalem - Një person e ka humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur këtë mëngjes pasi që një grup i armatosur ka hapur zjarr nga një armë automatike në lagjen hebreje në Bregun Perëndimor të okupuar. Sipas policisë tre terroristë palestinezë kanë shtënë ndaj izraelitëve në një automjet, që kanë qenë duke lëvizur drejt Jerusalemit në pikën e kontrollit. Dy nga sulmuesit janë vrarë nga pjesëtarët e forcave izralite të sigurisë, ndërsa i treti ka ikur, por është eliminuar nga ndjekja policore.

Pekin - Të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre rezultojnë të zhdukur pasi që një anije transportuese është përplasur me një urë në Kinë, njoftuan mediat lokale.. Një transportues i zbrazët i kontejnerëve, i cili ka lundruar mes Foshan dhe Guangzhu, kryeqyteti i provincës jugore kineze Guangdong, është përplasur në shtyllën e urës. Nga goditja një pjesë e urës është shkatërruar.

Melburn - Autoritetet në shtetin Viktoria te Australisë kanë urdhëruar evakuimin e më shumë se dy mijë njerëzve nga qytetet e pjesës perëndimore të rajonit për shkak të zjarrit pyjor që është jashtë kontrollit. Shërbimi shtetëror për raste urgjente u bëri thirrje banorëve të qyteteve Raglan dhe Bofor me një popullsi prej rreth dy mijë njerëz, si dhe njerëz nga zonat përreth të largohen derisa është ende e sigurt dhe të drejtohen në lindje për në Ballarat, 95 kilometra larg Melburnit. Rreth 50 kilometra katrorë tokë në veriperëndim të Ballaratit, qytet më i madh i zonës është përfshirë nga flakët.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin "bir bushtre të çmendur" në fjalimin e mbrëmshëm në grumbullimin e mjeteve për fushatën e tij. Bajden foli për ndryshimet klimatike kur ka përfshirë kritika për Putinin. "Kemi bira bushtre të çmendur si Putini dhe të tjerë dhe vazhdimisht duhet të kujdesemi për konfliktin bërthamor, ndërsa kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima", deklaori mbrëmë Bajdeni.

Остани поврзан