• сабота, 27 јули 2024
MIA FLESH

12:00 / 23 shkurt / 2024 

Shkup - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, mbrëmë në vendkalimin kufitar Bogorodicë ka mirëpritur 140.000 formularët e rinj për pasaporta. Me këtë, siç njoftojnë nga MPB-ja, ai e ka demonstruar në veprim konceptin “MPB për qytetarët”. Më herët, Bojmacaliev ka bërë të ditur se përveç kësaj dërgese prej 140 mijë formularësh, shumë shpejt do të arrijë edhe një dërgesë tjetër prej 85 mijë formularësh, duke plotësuar kështu numrin e paralajmëruar prej 225 mijë formularësh.

Shkup - Në Shkup këtë sezon janë evidentuar gjithsej 57 raste me kollën e mirë, nuk është regjistruar lija, këto të dhëna janë përfundimisht me 22 shkurtin, konfirmoi për MIA-n, mjekja Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik. Se është rriturr interesimi për vaksinimin kundër petrusis, i njohur tek populli si kolli i mirë, konfirmoi dje zëvendësministrja e Shëndetsisë në Qeverinë teknike, Maja Monoleva, pas vizitës në poliklinikën "Jane Sandanski" në Shkup.

Shkup - Guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska - Bezhoska në një video-intevistë për "Eurohumani" ka theksuar se trendet inflacioniste janë pozitive, por se bankat qendrore edhe më tutje duhet syhapur t'i ndjekin lëvizjet sepse ende ka pasiguri dhe rreziqe. Siç transmeton Banka Popullore, Angellovska - Bezhoska ka vlerësuar se inflacioni në rajonin e Evropës.

Shkup - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev në faqen e tij në Fejsbuk i ka bërë thirrje diasporës së Maqedonisë se përveç fletudhëtimit, ekziston mundësia e përdorimit të stacioneve bazë në përfaqësitë dipomatike-konsullore të Maqedonisë së Veriut. "Projekti për paraqitjen e kërkesave për lëshimin e pasaportave përmes zyrave diplomatike-konsullore ka filluar me 1 tetor 2021 dhe deri më 9 shkurt të vitit 2024 këtë mundësi e kanë shfrytëzuar gjithsej 47.726 qytetarë për t'u pajisur me pasaportë përmes PDK-së", ka shkruar Bojmacaliev.

Shkup - Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me ç'rast në teritorrin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 153 masa, nga të cilat nëntë sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar. Siç kumtoi MPB-ja, janë shqiptuar edhe nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kalim në  sinjal të mbyllur - dritë e kuqe. 

Shkup - Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 28 zjarre në vende të hapura në shtet, prej të cilëve një ende është aktiv, informuan sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza. QMK rajonal Shkup njofton se dje në orën 14:15, në Numrin e vetëm për raste urgjente 112 ishte pranuar denoncim për zjarr ndërmjet fshatrave Zelenikovë dhe Gradovc në komunën Zelenikovë, ku ishte djegur bimësi e ulët. Brigada Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit nuk ka mundur të intervenojë për shkak të terenit të pakapshëm për automjetet e tyre.

Budapest - Hungaria do të nënshkruajë marrëveshje nga fusha e industrisë së mbrojtjes me Suedinë, njoftoi kryeministri hungarez Viktor Orban para takimit të sotëm në Budapest me homologun e tij suedez Ulf Kristerson, përderisa vendi i evropës qendrore po bëhet gati që përfundimisht ta ratifikojë anëtarësimin e vendit skandinav në NATO.

Romë - I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, publikoi se në Romë ka pasur një sërë takimesh me përfaqësuesit italianë për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, për çështjet më të gjera rajonale dhe hapat e ardhshëm në muajt e ardhshëm.

Bruksel - Emërimi i eurodeputetit Markus Piper nga radhët e Unionit Demokratik Kristian (CDU) të Gjermanisë shkaktoi reagime në disa qarqe të Unionit, të cilët shprehën shqetësim për konfliktin potencial të interesave të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon Der Lajen me këtë emërim. Piper, i cili është relativisht pak i njohur në publikun e gjerë, por konsiderohet si me shumë ndikim në Parlamentin Evropian, duke e pasur parasysh funksionin e tij të sekretarit të grupit parlamentar të CDU, për përfaqësues të BE-së për NVM ishte emëruar më 31 janar.

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borel ju bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të bëjnë më shumë për furnizim me armë të Ukrainës. "Ushtarët ukrainas janë të vendosur që të luftojnë, por u duhen armë. Urgjentisht dhe në sasi të mëdha", bëhet e ditur në letrën e Borelit, e cila dje u ishte dërguar ministrave të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të BE-së.

Strasburg - Liderët e Këshillit të Evropës (KE) sot në një deklaratë të përbashkët me rastin e fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, e përsërisin solidaritetin e tyre të plotë dhe mbështetjen për Kievin. Ministria e Punëve të Jashtme, Arsimit dhe Sportit të Lihtenshtajnit dhe kryetari i Komitetit të ministrave Dominik Hasler, kryetari i Asamblesë parlamentare Teodoros Rusopulos dhe sekretarja e përgjithshme Marija Pejçinoviq Buriq publikuan se janë të shokuar nga rritja e paradokohshme e numrit të viktimave civile të shkaktuara nga bombardimi rus.

Paris – Fermerët francezë sot organizojnë protestë në Paris, ndërsa në kryeqytetin francez tashmë kanë arrit dhjetëra traktorë. "Qëllimi ynë është të tregojmë se nuk do të dorëzohemi. Derisa të arrijmë në Paris qeveria si duket nuk ka frikë”, deklaroi një nga fermerët, Maksens Vitman.

Londër - Sasi rekorde prej 5,7 tonësh kokainë vlera e së cilës në treg arrin 52,62 milionë euro është sekuestruar në portin e Sautemptonit në Britaninë e Madhe të fshehur në një dërgesë me banane nga Amerika e Jugut. Kokaina është zbuluar më 8 shkurt, ndërsa dërgesa ka qenë e destinuar për në Hamburg të Gjermanisë, transmeton "Skaj njuz".

Londër - Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor - Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia më 26 shkurt do të marrin pjesë në Samitin e investimeve në Londër. Samiti i investimeve për Ballkanin Perëndimor 2024 do të mbahet në selinë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Qëllimi i Samitit është të theksohen mundësitë e mundshme për investime dhe biznes në rajon dhe të promovohen projekte rajonale dhe ndërkufitare.

Nju-Jork - Sekretari i përgjithshëm i organizatës humanitare "Mjekë pa kufij", Kristofer Loker para Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara tha se ekpet mjekësore në Rripin e Gazës kanë shtuar një shkurtesë së re në vokabularin e tyre: WCNSF - Fëmijë i lënduar, nuk ka prindër të mbijetuar. "Fëmijët që e përjetojnë këtë luftë nuk do të bartin vetëm plagë të dukshme nga lëndimet traumatike, por edhe ato të padukshmet.

Madrid - Garda civile spanjolle ka gjetur 357 objekte banuese, shtatë jahte dhe 10 aeroplanë në territorin e vendit, të cilat dyshohet se janë të lidhur me biznesmenë rusë të cilët janë nënshtruar sanksioneve evropiane. Bëhet fjalë për pasuri të paluajtshme dhe prona të tjera me vlerë qindra milionë euro.

Madrid - Të paktën katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 14 janë lënduar, kurse 19 rezultojnë të zhdukur në zjarrin e ndërtesës 14-katëshe në qytetin spnajoll Valensia. Mund ta konfirmojmë se ka katër të vdekur, deklaroi zëvendësdrejtori i shërbimeve urgjente në rajonin e Valencias, Horhe Suarez Tores.

Ramallah - Armata izraelite në sulmet e sotshme me dronë ka vrarë një pjesëtar të xhihadit Islamik i përfshirë në shumë sulme terroriste në Izrael. Palestinezi është vrarë në sektorin Xheninë të pushtuar në Bregun Perëndimor. "Qëllimi i sulmit ishte Jaser Hanun, një banor i Xheninit dhe një terrorist i xhihadit Islamik i cili më parë ishte arrestuar për shkak pjesëmarrjes nëpër aktivitetet ushtarake të organizatës terroriste.

Pekin - Disa persona janë lënduar në aksidentin zinxhiror në qytetin kinez Suzhou, në provincën Xhiangsu. Në aksidentin e trafikut janë përfshirë më shumë se 100 automjete. Siç kumton policia e trafikut tre persona janë hospitalizuar, ndërsa gjashtë të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Romë - Trajneri i Romës, Daniele De Rosi, është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Feenord-it në penallti dhe pozitën e skuadrës së tij në një të tetën e finales së Ligës së Evropës. Ky ishte suksesi i parë i trajnerit të ri në skenën ndërkombëtare. Ai në shaka deklaroi se skuadra e tij kishte fituar edhe një herë në mënyrë të njohur, duke u dhënë tifozëve të tyre sulme në zemër.

Mançester - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola deklaroi se në fund të karrierës do të dëshironte të drejtonte një kombëtare në Kupën e Evropës apo Botërorit. Spanjolli ka kontratë me “Qytetarët” deri në qershor të vitit 2025, ndërsa në disa raste ka shprehur gatishmërinë të mbetet në klub.

Остани поврзан