• четврток, 10 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mbyllet për qarkullim rruga Krushevë-Divjac i Poshtëm-Koçisha

Mbyllet për qarkullim rruga Krushevë-Divjac i Poshtëm-Koçisha

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) - Drejtimi rrugor Krushevë - fshatiDivjac i Poshtëm- fshati Koçishë është i pasigurt për komunikacion dhe paraqet rrezik për rrjedhën normale të komunikacionit, andaj sot nga ora 15:00 deri në riparimin e tij do të jetë i mbyllur për të gjitha llojet e komunikacionit, njofton LAMM.

Qytetarët e këtyre vendbanimeve do ta shfrytëzojnë rrugën rajonale fshati Pusta Rekë – Krushevë.

Në rrugën Vallandovë – Strumicë, afër Kosturinës, për shkak të rrëshqitjeve të dheut, qarkullimi është i vështirë dhe i ngadaltë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.  sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан