• петок, 23 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Micoski ka biseduar me telefon me sekretarin amerikan të Shtetit për ekonomi Hauard Lutnik

Micoski ka biseduar me telefon me sekretarin amerikan të Shtetit për ekonomi Hauard Lutnik

Shkup, 10 prill 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski ka publikuar në Fejsbuk se dje ka biseduar me telefon me sekretarin amerikan të Shtetit, Hauard Lutnik për partneritetin strategjik maqedono-amerikan dhe ekonomik. Është theksuar se partneriteti strategjk me SHBA-në është prioritet i lartë për Qeverinë, si dhe rëndësia e mbështetjes amerikane për një Ballkan stabil dhe prosperues, e sidomos për çështjet që janë me rëndësi thelbësore për bashkëpunim ekonomik.

"Gjatë ditës së djeshme kamë biseduatr me telefon me sekretarin amerikan të Shtetit, Hauard Lutnik, mik i Maqedonisë dhe mbështetës i  fuqishëm i vendit tonë, i cili një herë e ka vizituar Shkupin. Në frymën e partneritetit të ngushtë maqedono-amerikan, konfirmuam se marrëdhëniet tona janë të forta, miqësore dhe të mbushura me besim të ndërsjellë, dhe gjithashtu theksova se partneriteti strategjik me SHBA-në është një përparësi kryesore për Qeverinë. Theksova rëndësinë e mbështetjes amerikane për një Ballkan të qëndrueshëm dhe të begatë, veçanërisht në çështjet që janë jetësore për bashkëpunimin ekonomik. Ne ramë dakord të vazhdojmë të zhvillojmë partneritetin strategjik dhe ekonomik midis dy vendeve", tha kryeministri Mickoski në një postim në Fejsbuk. mb/

Foto: FB Mickoski

Тагови

Остани поврзан