Ministri Mucunski në Forumin ekonomik Delfi në Greqi
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot dhe nesër merr pjeës në edicionin e dhjetë të "Forumit ekonomik Delfi", që këtë vit mbahet prej 9 deri më 12 prill në qytetin me të njejtin emër në Greqi.

Shkup, 10 prill 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot dhe nesër merr pjeës në edicionin e dhjetë të "Forumit ekonomik Delfi", që këtë vit mbahet prej 9 deri më 12 prill në qytetin me të njejtin emër në Greqi.
Nga Ministria e Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme kumtuan se në kuadër të forumit, ministri Mucunski do të flasë në sesionin plenar me temë "Aleanca BE-SHBA a është e panderqshme?".
Forumi në Delfi, nënvizohet në kumtesë, i bashkon liderët politik, ekonomik, akademik dhe të tjerë, me qëllim që të adresohen sfidat e reja, të ndikohet ndaj agjendave nacionale dhe rajonale dhe të promovohen politika të qëndrueshme dhe me prëgjegjësi shoqë.rore për rritje në Evropë, Medheun lindor më të gjerë dhe Greqi.
Foto: МIА arkivi