Në debat të Komisionit ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar
- Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në rend dite të së cilës është Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar, interesin pronësor dhe gjërave të sekuestruara në procedurë penale dhe kundërvajtëse, në lexim të dytë.

Shkup, 10 prill 2025 (MIA) - Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në rend dite të së cilës është Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar, interesin pronësor dhe gjërave të sekuestruara në procedurë penale dhe kundërvajtëse, në lexim të dytë.
Siç theksohet në arsyetimin e publikuar në ueb faqen e Kuvendit, qëllimi i këtyre ndryshimeve të Ligjit, në pjesën që përcakton kushtet për zgjedhje/emërim të drejtorit, zëvendësdrejtorit dhe zyrtarëve tjerë publik, është të krijohet mundësi për zgjedhje të kuadrit profesional të fushës.
"Qëllimi i këtyre ndryshimeve të Ligjit dhe atë në pjesën ku janë konfirmuar kushtet për zgjedhjen/emërimin e drejtorit, zëvendësdrejtorit dhe zyrtarëve tjerë publik, është në atë mënyrë që kushti për posedimin e certifikatës së njohur ndërkombëtarisht ose vërtetimit për njohje aktive të gjuhës angleze e cila përcaktohet individualisht në ligje të veçanta materiale, është të shtohen fjalët: "certifikatë ose vërtetim me të cilin konfirmohet njohja e njërës nga tre gjuhët më së shumti të përdorura në Bashkimin Evropian - angleze, franceze ose gjermane me të paktën B2 nga Korniza e përbashkët evropiane e referencës për gjuhët, e lëshuar nga institucioni në vend ose në vendet e huaja, e regjistruar si dhënës i këtij shërbimi", thuhet në arsyetimin për Propozim-ligjin.
Gjithashtu, Komisioni për mbikëqyrje mbi punën e Agjencisë për Siguri Nacionale dhe të Agjencisë për Inteligjencë sot do të realizojë vizitë mbikëqyrëse në hapësirat e Agjencisë së Inteligjencës. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s