Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Turqia mbesin në listën greke "vendet e treta të sigurta" për kthimin e emigrantëve ilegal
- Përmes vendimit të përbashkët ministror të ministrave grek për Migracion dhe Azil dhe Punë të Jashtme, Greqia i karakterizon Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si vende të sigurta për kërkues të mbrojtjes ndërkombëtare të cilët përmes kufijve të këtyre shteteve ilegalisht kanë hyrë në territorin grek, ndërsa e njejta vlen edhe për Turqinë, por për migrantët, të cilët janë nga Siria, Afganistani, Pakistani, Bangladeshi dhe Somalia, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 10 prill 2025 (MIA) - Përmes vendimit të përbashkët ministror të ministrave grek për Migracion dhe Azil dhe Punë të Jashtme, Greqia i karakterizon Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si vende të sigurta për kërkues të mbrojtjes ndërkombëtare të cilët përmes kufijve të këtyre shteteve ilegalisht kanë hyrë në territorin grek, ndërsa e njejta vlen edhe për Turqinë, por për migrantët, të cilët janë nga Siria, Afganistani, Pakistani, Bangladeshi dhe Somalia, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Vendi ynë tashmë disa vite është i përfshirë në listën greke me "vende të treta të sigurta", ndërsa vendimi i ri ministror është lëshuar me ndryshime dhe sqarime në lidhje me Turqinë për disa kategori aplikantësh të mbrojtjes ndërkombëtare.
"Më konkretisht, vendimi parashikon qartë karakterizimin e Turqisë si një vend i tretë i sigurt për aplikantët për mbrojtje ndërkombëtare me origjinë nga Siria, Afganistani, Pakistani, Bangladeshi dhe Somalia. Paralelisht, vendimi do të lejojë refuzimin e menjëhershëm të kërkesave për azil të të gjithë personave të lartpërmendur që kanë hyrë ilegalisht në Greqi nga Turqia dhe kthimin e tyre. Kthimi i atyre që banojnë ilegalisht në vend është një prioritet kyç", njoftoi Ministria Greke e Migracionit dhe Azilit. sa/
foto: printskrin