Mbi 40 autoshkolla nën mbikëqyrjen e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës për shkak të dyshimeve për sjellje të koordinuar
- Komisioni për kundërvajtje pranë Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës informon se në kuadër të punës së vazhdueshme për përcaktimin e shkeljeve të mundshme të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, ka kryer mbikëqyrje në disa autoshkolla në territorin e Republikës, me çka veprimet e Komisionit përfshijnë aktivitete që ndërlidhen me mbi 40 autoshkolla.
Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Komisioni për kundërvajtje pranë Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës informon se në kuadër të punës së vazhdueshme për përcaktimin e shkeljeve të mundshme të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, ka kryer mbikëqyrje në disa autoshkolla në territorin e Republikës, me çka veprimet e Komisionit përfshijnë aktivitete që ndërlidhen me mbi 40 autoshkolla.
“Gjatë inspektimit janë konstatuar indikacione që tregojnë në mundësinë e sjelljes së koordinuar të autoshkollave - një kartel në formimin e çmimeve për trajnimin e kandidatëve për shoferë që paraqet shkelje të mundshme të nenit 7 paragrafi (1) të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës", theksohet në njoftimin e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës.
Nga Komisioni thonë se do të vazhdojnë me mbledhjen intensive të provave dhe përcaktimin e detajuar të të gjitha fakteve relevante dhe nëse konstatohet ekzistimi i praktikave të ndaluara kontraktuale, do të ndërmerren masa adekuate konform Ligjit.
Komisioni mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e tregut konkurrues dhe interesat e konsumatorëve.
Foto: KMK