• сабота, 22 јуни 2024

Marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërtohen me vullnet të mirë, dialog dhe respekt reciprok, porosity presidentja Siljanovska Davkova

Marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërtohen me vullnet të mirë, dialog dhe respekt reciprok, porosity presidentja Siljanovska Davkova

Shkup, 13 qershor 2024 (MIA) - Marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërtohen me vullnet të mirë, dialog dhe respekt reciprok, vetëm në këtë mënyrë janë të mundshme zgjidhje të pranueshme dhe të qëndrueshme, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova në konferencën përmbyllëse të sotme për shtyp në mbledhjen e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL) në Shkup.

Për të, siç tha ajo, është jashtëzakonisht e rëndësishme që anëtarët e BE-së nga rajoni të mbështesin të gjithë pjesëmarrësit në proces.

Në konferencën për shtyp, Siljanovska Davkova theksoi se BE-ja duhet të përfshijë Ballkanin Perëndimor në orkestrën e saj.

“Jemi të vetëdijshëm që ekziston lodhja nga zgjerimi, por ekziston lodhje edhe më e madhe nga pritja. Prandaj, në cilësinë e kryesit të PBEJ-së, inkurajoj partnerët evropianë që të qëndrojnë konsekuent dhe parimorë ndaj idesë evropiane. Nuk mjafton të thuhet se BE-ja është një histori e papërfunduar dhe një simfoni e papërfunduar pa Ballkanin Perëndimor, por duhet përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor në orkestër, duhet edhe ai të shkruajë nota dhe të marrë pjesë në çështjet evropiane”, theksoi presidentja.

Vizioni për BE-në, siç shtoi ajo, na mban në kushte demokratike dhe na fokuson te reformat, pra na ndihmon të mbyllim çështjet e hapura dypalëshe në mënyrë evropiane.

Presidentj theksoi se zgjerimi është një rrezik për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin. Prandaj, sipas saj, procesi i anëtarësimit duhet të bazohet në meritokraci, pra në merita dhe reforma të zbatuara në vazhdimësi. Ajo tha se BE-ja duhet të forcojë dinamikën e anëtarësimit në rajon.

“Plani i ri për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor është gjithashtu një instrument inovativ, i cili duhet ta afrojë rajonin sa më afër tregut të përbashkët të BE-së. Është e nevojshme të përmirësojmë kapacitetet tona kombëtare në lidhje me çështjen e sigurisë, të jemi të harmonizuar me BE-në, të vazhdojmë bashkëpunimin me aleancën e NATO-s, e cila ka rol parësor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Në të njëjtën kohë, le të mbështesim politikën e dyerve të hapura dhe aspiratat euroatlantike të vendeve të rajonit”, tha ajo.

Në aspektin e bashkëpunimit ekonomik, siç shtoi ajo, kemi nevojë për energji, infrastrukturë dhe lidhje digjitale, sepse, sipas saj, integrimi ekonomik rajonal ka potencial unik për të stimuluar zhvillimin, rritjen e konkurrencës, krijimin e mundësive për punësim dhe përgjigje ndaj sfidave demografike, respektivisht eksodi i të rinjve me të cilin po përballen të gjithë në rajon.

Siljanovska Davkova gjithashtu përmendi ndryshimet klimatike, sfidat mjedisore dhe tranzicionin e gjelbër dhe digjital si një tjetër nga çështjet për të cilat është i nevojshëm veprim i koordinuar.

Presidentja Siljanoska Davkova tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme që anëtarët e BE-së që janë pjesë e Partneritetit për Bashkëpunim në EJL të mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane.

Ajo e vlerësoi takimin e sotëm si shumë pozitiv dhe falënderoi ish-presidentin Stevo Pendarovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, të cilët ishin të përfshirë në këtë proces.

Në konferencën për shtyp folën edhe Bajram Begaj, presidenti e Shqipërisë, i cili e merr presidencën e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL) nga 1 korriku dhe presidenti malazez Jakov Milatoviq.

Foto MIA

Остани поврзан