Mareska për humbjen ndaj Atalantës: Pasi pranuam golin e parë humbëm kontrollin e lojës
- Trajneri i Çellsit, Enco Mareska arsyen e humbjes (2:1) nga Atalanta mbrëmë në Ligën e kampionëve e sheh në lodhjen e lojtarëve.
Bergamo, 10 dhjetor 2025 (MIA) – Trajneri i Çellsit, Enco Mareska arsyen e humbjes (2:1) nga Atalanta mbrëmë në Ligën e kampionëve e sheh në lodhjen e lojtarëve.
"E kontrolluam lojën në pjesën e parë. Pasi pranuam golin e parë, humbëm pak kontrollin. Ne luajmë çdo dy ditë dhe kjo ndoshta ndikon. Thjesht duam të fillojmë të fitojmë sa më shpejt të jetë e mundur. U përpoqëm të luanim në mënyrë agresive, por pasi pranuam një gol dhe rezultati u bë 1:1, dinamika e lojës ndryshoi", tha Mareska për Bi-Bi-Si.
Atalanta ngjitet në vendin e katërt të tabelës së Ligës së kampionëve me 13 pikë.
Çellsi është në vendin e dhjetë me 10 pikë, ndërsa do të jetë nikoqir i Pafosit në raundin tjetër.
Foto: EPA