Mëngjes i ftohtë me temperatura minus, pasdite shi dhe borë në vendet më të larta
Shkup, 2 janar 2026 (MIA) - Mëngjesin e sotëm në Maqedoni janë matur temperatura shumë të ulëta minimale, me ç'frast më ftohtë ka qenë në Berovë -13 gradë. Në Shkup-Petrovec dhe Strumicë u matën -11 gradë, në Manastir -10, ndërsa në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Veles, Kriva Pallankë, Tetovë, Prilep dhe Gjevgjeli temperatura ka rënë në -9 gradë.
Në Shtip, Demir Kapi dhe Kavadar, mëngjesin e sotëm u matën -8 gradë, në Ohër -7, në Kodrën e Diellit -6, në Pretor, Vinicë dhe Krushevë -5, si dhe në Hanet e Mavrovës -4.
Gjatë ditës, siç njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë, me periudha të herëpashershme me diell. Pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore, priten reshje lokale të herëpashershme shiu, ndërsa në male dhe vendet më të larta reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa vende-vende erë e fortë nga drejtimi jugor.
Temperaturat maksimale ditore do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, me erë mesatare jugore, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë rreth 3 gradë. mb/
Foto: MIA