• недела, 09 февруари 2025

Mëngjes i ftohtë, gjatë ditës me diell

Mëngjes i ftohtë, gjatë ditës me diell

Shkup, 9 shkurt 2025 (MIA) – Mëngjesi i sotëm do të jetë i ftohtë me kushte për mjegull të dobët në lugina, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e ndryshueshme. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej minus 9 deri 3, ndërsa ato maksimalet do të lëvizin prej 4 deri 11 gradë. 

Në Shkup do të mbizotërojë mëngjes i ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperaturat minimale do të bien deri në 0, ndërsa ato maksimalet do të arrijnë deri 9 gradë. 

Deri të mërkurën do të vazhdojë periudha e motit të qëndrueshëm dhe të thatë, në pjesën më të madhe të vendit me temperatura negative të mëngjesit. Diku në lugina në mëngjes do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Nga nata drejt së mërkurës nga perëndimi do të fillojnë reshje të borës dhe diku të shiut. Do të krijohet shtresë e borës veçanërisht në pjesët perëndimore dhe veriore, ndërsa ajo ekzistuese dukshëm do të rritet. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан