Anketë: Masat e ngrirjes së çmimeve nuk japin efekt, qytetarët fajësojnë marketet për inflacionin
- Vetëm 16 për qind e qytetarëve mund t'i mbulojnë plotësisht shpenzimet mujore të jetesës. Një e treta e qytetarëve thonë se arrijnë deri diku t'i mbulojnë shpenzimet, ndërsa përgjigje negative japin 51. 2 për qind e qytetarëve. Këtë e tregojnë rezultatet e anketës të cilën për emisionin "Detektor" në Sitel e realizoi Instituti për hulumtime politike në Shkup.
![Anketë: Masat e ngrirjes së çmimeve nuk japin efekt, qytetarët fajësojnë marketet për inflacionin](https://mia.mk/images/20250209165632_big_730x400_29.webp )
Shkup, 9 shkurt 2025 (MIA) - Vetëm 16 për qind e qytetarëve mund t'i mbulojnë plotësisht shpenzimet mujore të jetesës. Një e treta e qytetarëve thonë se arrijnë deri diku t'i mbulojnë shpenzimet, ndërsa përgjigje negative japin 51. 2 për qind e qytetarëve. Këtë e tregojnë rezultatet e anketës të cilën për emisionin "Detektor" në Sitel e realizoi Instituti për hulumtime politike në Shkup.
Siç thuhet në analizën e Detektorit, qytetarët pjesën më të madhe të parave e shpenzojnë për ushqim. Gjysma e pagës së tyre shkon vetëm për të kënaqur urinë, thonë 35.8 përqind e të anketuarve, 30.2 për qind thonë se shpenzojnë tre të katërtat, ndërsa 15.6 përqind thonë se gjithçka që fitojnë shkon për ushqim. Përqindja e qytetarëve që shpenzojnë gjithë pagën e tyre për ushqim është rritur për 3 për qind krahasuar me të njëjtin anketë të vitit 2023.
Rreth 82.7 për qind e të anketuarve ose më shumë se 8 në 10 qytetarë thonë se është rritur kostoja e jetesës. Për të plotësuar nevojat e një familje katër anëtarëshe, 67.5 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se nevojiten të ardhura mujore më të larta se 1.000 euro.
Qytetarët nuk janë optimistë as për periudhën e ardhshme. Kësisoj 59.2 për qind konsiderojnë se inflacioni do të vazhdojë të rritet edhe vitin e ardhshëm. Ulje të çmimeve presin edhe rreth 10 për qind e të anketuarve.
Rreth 79.4 për qind e qytetarëve thonë se masat e ngrirjes së çmimeve nuk japin efekt. Sipas tyre, në rritjen e çmimeve nuk ndikon kostoja reale e prodhimit, por dëshira për fitime më të mëdha të tregtarëve dhe tregjeve. Përgjigje të këtillë kanë dhënë rreth 72.3 për qind e të anketuarve.
Madje 69.2 për qind e të anketuarve thonë se rritja ekonomike dhe produktiviteti duhet të jenë faktor për rritjen e pagës minimale. Se kjo duhet diktuar vetëm nga vendimet politike, këtë e thonë 17 për qind e të anketuarve.
Anketa e IHP-së për "Detektor" është realizuar nga data 24 deri më 26 janar të këtij viti me 1.033 të anketuar nga mbarë vendi.
FOTO: Detektor