Ka filluar rikonstruksioni i sheshit pas QT "Kapitoll", projekt që kushton 45 milionë denarë
- – Kryeministri Hristian Mickoski bashkë me ministrat e Transportit dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Nikolloski dhe Zllatko Perinski, si dhe u.d. kryetarin Dejan Mitevski, sot pasdite kryen mbikëqyrje në punët ndërtimore në sheshin pas qendrës tregtare "Kapitoll" në komunën Aerodrom. Projekti është financuar me mjete qeveritare në vlerë prej 45 milionë denarë.
![Ka filluar rikonstruksioni i sheshit pas QT](https://mia.mk/images/20250209142856_big_730x400_32.webp )
Shkup, 9 shkurt 2025 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski bashkë me ministrat e Transportit dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Nikolloski dhe Zllatko Perinski, si dhe u.d. kryetarin Dejan Mitevski, sot pasdite kryen mbikëqyrje në punët ndërtimore në sheshin pas qendrës tregtare "Kapitoll" në komunën Aerodrom. Projekti është financuar me mjete qeveritare në vlerë prej 45 milionë denarë.
“Bëhet fjalë për sipërfaqe të re urbane prej 4.500 metra katrorë e cila do të përfshijë pllaka të reja, gjelbërim, pajisje urbane, hidroizolim dhe një hapësirë ku banorët e Aerodromit do të mund të kënaqen. Ky është i pari nga tetë projektet të cilët i morëm si mbështetje nga ana e Qeverisë. Si Komunë e Aerodromit, morëm mjete nga thirrja e parë – 3,4 milionë euro që janë shumë të rëndësishme për zhvillim të infrastrukturës në komunë. Për këtë jemi sinqerisht mirënjohës. Tashmë punojmë në përgatitjen e projekteve për thirrjen e dytë, të cilën e presim në periudhën e ardhshme dhe shpresoj se gjatë verës, Aerodromi do të përjetojë një transformim të madh”, tha Mitevski.
Në një deklaratë për mediat edhe Perinski shfaqi kënaqësi nga ngjarja e sotme.
“Ky është një nga tetë projektet të cilat Komuna Aerodrom i mori gjatë aplikimit në thirrjen e parë publike dhe me të vërtetë e falënderoj Dejanin për gatishmërinë që t’i shfrytëzojë këto mjete, të cilat Qeveria, përmes buxhetit qendror, ua la në dispozicion të gjitha komunave. Kjo është vetëm dëshmi se kjo qeveri, e udhëhequr nga kryetari Mickoski, me të vërtetë është partnere e vetëqeverisjeve lokale. Kështu filluam dhe kështu do të vazhdojmë, e gjithë kjo me qëllim që ta përmirësojmë cilësinë e jetesës së të gjithë qytetarëve”, nënvizoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale.
Kryeministri tha se është i bindur se vendi do të duket shumë më bukur për një kohë të shkurt. Njëkohësisht, Mickoski e paralajmëroi edhe thirrjen e dytë për komunat, vlera e të cilit, siç tha, do të jetë më e madhe.
“Vazhdojmë edhe më tej. Këtë javë presim të shpallim thirrjen e dytë, e cila do të jetë pak më e madhe në vlerë se e para. Nëse e para ishte deri në gjashtë miliardë denarë, kjo do të jetë deri në 15 miliardë denarë. I ftoj komunat të përgatisin aplikimet, do të ketë një periudhë pak më të gjatë për aplikim që do të zgjasë deri më 30 prill. Për dallim nga thirrja e parë, në të dytën kushtet janë lehtësuar disi në aspektin e aplikimit, pra të gjitha ato komuna që kanë projekte me dokumentacion të siguruar për shpallje të thirrjes publike për tenderim do të mund të aplikojnë dhe ndërkohë të zgjidhin edhe çështjen e lejes së ndërtimit”, sqaroi kryeministri.
Ai tha se vlerëson edhe se thirrja e dytë do të jetë e suksesshme dhe dëshiroi edhe shumë ndërtime të bukura në të ardhmen. fc/
Fotografia: MIA
Video: Kanali në Jutjub i Qeverisë