• недела, 14 декември 2025

Lukashenko takohet me diplomatin amerikan në Minsk

Lukashenko takohet me diplomatin amerikan në Minsk

Nju Jork, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, sot ka realizuar një takim me përfaqësuesin special të SHBA-së, Xhon Koale, që është hapi i fundit në përpjekjet e Lukashenkos për të përmirësuar marrëdhëniet me Perëndimin.

Herën e fundit kur përfaqësuesit amerikan u takuan me Lukashenkon, mbi 50 të burgosur politik u liruan dhe u sollën në Lituani. 

Gjithsej, Bjellorusia liroi më shumë se 430 të burgosur që nga korriku i vitit 2024, që interpretohet si një përpjekje për t'u afruar me Perëndimin.

Bjellorusia, e cila është aleate e ngushtë e Rusisë, është përballur me izolimin dhe sanksionet perëndimore për vite me radhë.

Lukashenko ka qeverisur me Bjellorusinë më shumë se 30 vite, ndërsa vendi është sanksionuar vazhdimisht nga vendet perëndimore - si për shkelje të të drejtave të njeriut, ashtu edhe për lejimin e Moskës të përdorë territorin e saj për pushtimin e Ukrainës në vitin 2022. qa/ 

Foto: Printskrin

Остани поврзан