Këshilltarë nga SHBA-ja dhe Ukraina nesër do të marrin pjesë në bisedime paqësore në Berlin
- – Këshilltarë të politikës së jashtme të SHBA-së, Ukrainës, Gjermanisë dhe vende të tjera nesër do të vazhdojnë me bisedimet për plan paqësor për Ukrainën në Berlin, deklaruan burime qeveritare për DPA.
Berlin, 13 dhjetor 2025 (MIA) – Këshilltarë të politikës së jashtme të SHBA-së, Ukrainës, Gjermanisë dhe vende të tjera nesër do të vazhdojnë me bisedimet për plan paqësor për Ukrainën në Berlin, deklaruan burime qeveritare për DPA.
Uashingtoni paraprakisht njoftoi se i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Stiv Uitkof, do të udhëtojë në Berlin. Koha dhe vendi i bisedimeve nuk janë zbuluar fillimisht.
Kancelari gjerman Fridrih Merc duhet të takohet me presidentin ukrainas Volodomir Zelenski dhe me numër të madh të liderëve evropianë, përfshirë edhe shefat e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, të hënën.
Pritet që në takim të marrin pjesë edhe presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri britanik Kir Starmer.
Nga nëntori, kur ishte publikuar propozimi i SHBA-së në të cilin bëhej e ditur korniza potenciale për përfundimin e luftës, u mbajtën disa raunde bisedimesh mes Uashingtonit, Kievit dhe partnerëve evropianë, me amendamente të ndryshme dhe kundërpropozime. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s