• недела, 09 февруари 2025

Kryesia qendrore e BDI-së zgjedh Faton Pollozhanin në krye të degës së partisë në Strugë

Kryesia qendrore e BDI-së zgjedh Faton Pollozhanin në krye të degës së partisë në Strugë

Shkup, 8 shkurt 2025

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) e mbajtur në Kërçovë u vendos që Faton Pollozhani të emërohet ushtrues detyre i kryetarit të Degës së BDI-së në Strugë.

Ky vendim, siç thuhet në komunikatën e BDI-së, vjen si vazhdimësi e procesit të reformave të brendshme në parti, të bazuara në rregulla të rrepta të vetingut dhe në konsultim me anëtarësinë e BDI- së në Strugë dhe shumicën e qytetarëve të Strugës.

“BDI ka nisur një epokë të re transparence dhe llogaridhënieje. Faton Pollozhani është një politikan i ri dhe i dëshmuar i cili ka nisur angazhimin e tij politik si aktivist i devotshëm për qytetarët e Strugës. Ai ka shërbyer me përkushtim si zëvendësministër i Transportit, duke treguar aftësi dhe përgjegjësi në detyrën e tij”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Me këtë vendim, thuhet më tej, BDI jo vetëm që vazhdon reformat e saj të thella dhe të bazuara në standarde të larta etike, por edhe tregon qartë se të rinjtë e aftë dhe të dëshmuar po marrin pozicione kyçe për të ndërtuar të ardhmen politike të vendit.

“Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar për të sjellë ndryshime të prekshme, duke mbështetur udhëheqës me integritet dhe vizion të qartë për zhvillimin e Strugës”.

Ndryshe, Ramiz Merko, ish kryetar i degës në Strugë është “shkarkuar” nga të gjitha detyrat edhe në degën e Strugës.

Autorizohet UD kryetari i degës të bëjë konsultimet me anëtarët e Këshillave vendor dhe të bëjë propozime për UD kryetar të Këshillave vendor, UD anëtarë të Kryesive të këshillave vendor dhe UD anëtarë të Kryesisë së degës.

Bashkimi Demokratik për Integrim 

_______________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

 

Тагови

Остани поврзан