• недела, 09 февруари 2025

Ahmeti: Në Republikën e Kosovës të fitojnë forcat opozitare, kjo është mirë për paqen dhe stabilitetin

Ahmeti: Në Republikën e Kosovës të fitojnë forcat opozitare, kjo është mirë për paqen dhe stabilitetin

Manastir, 8 shkurt 2025 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të sotëm në Manastir deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë duhet të fitojnë forcat opozitare.

Ahmeti ka theksuar se fitorja e opozitës në Kosovë do të ndikojë pozitivisht për paqen dhe stabilitetin.

"Është e një rëndësie të veçantë që në Republikën e Kosovës të fitojnë forcat opozitare. Kjo do të kishte ndikim pozitiv në paqen dhe stabilitetin. Pres që qytetarët e Republikës së Kosovës të përcaktohen për procese të rëndësishme", ka thënë Ahmeti në Manastir, ku sot mori pjesë në një tubim politik me anëtarët dhe simpatizantët e partisë.

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан