• понеделник, 10 февруари 2025

Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në fillimin e punëve ndërtimore për sanimin e sheshit mbrapa QT "Kapitoll" në Aerodrom

Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në fillimin e punëve ndërtimore për sanimin e sheshit mbrapa QT

Shkup, 9 shkurt 2025 (MIA) – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, në kuadër të vizitave në teren “Ku zemra është në shtëpi”, në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, sot, do të marrë pjesë në fillimin e punëve ndërtimore për sanim dhe rikonstruim të sheshit mbrapa QT "Kapitoll” në Komunën Aerodrom. 

Siç bënë të ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë, ky projekt është një nga tetë projektet të cilat do të realizohen me mjete nga buxheti shtetëror, të miratuara në thirrjen e parë publike për mbështetje financiare të komunave. 

Në kuadër të vizitave në teren nëpër komuna – “Ku zemra është në shtëpi”, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski dhe zëvendësi i tij, Erxhan Selimi dje patën takim me qytetarë, përfaqësues të sektorit të biznesit, organizata joqeveritare dhe punëtorë në arsim nga komuna Aerodrom në të cilat ata dhanë mendime, propozime dhe ide për përmirësimin e cilësisë së jetës së përditshme të qytetarëve si rritje e sigurisë në komunikacion në zonën Aerodrom, stimulimin e shpresave të reja sportive, ruajtjen e sipërfaqeve të gjelbra në parqe, tejkalimin e problemit me ndotjen e ajrit dhe qenve endacakë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан