Sanksione për 570 shoferë në Shkup, 150 për vozitje të shpejtë
- Janë sanksionuar gjithsej 570 shoferë gjatë një kontrolli në territorin e SPB - Shkup gjatë ditës së djeshme, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Shkup, 8 shkurt 2025 (MIA) - Janë sanksionuar gjithsej 570 shoferë gjatë një kontrolli në territorin e SPB - Shkup gjatë ditës së djeshme, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Siç theksojnë ata, 150 prej tyre janë për ngasje të automjetit me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 22 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, katër drejtues me masë aktive- ndalesë për drejtim të automjetit, një shoferë ka vozitur nën ndikimin e alkoolit dhe një automjet ka qenë me regjistrim të skaduar.
"Masat tjera kanë të bëjnë me shkelje të tjera, shumica e të cilave janë për parkim të gabuar ose të palejuar. Kontrollet e qarkullimit në komunikacion do të vazhdojnë sipas planit edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat në komunikacion në mënyrë që të rrisim sigurinë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", shton MPB.
Foto: arkivi i MIA-s