Kovaçevski: Si kryeministër dhe si zëvendësministër i Financave gjithnjë kam punuar sipas ligjeve
- – Ish kryeministri, ndërsa tani deputet në Kuvend, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se të gjithë punën e tij edhe si kryeministër edhe si zëvendësministër i Financave, e ka kryer në përputhje me ligjet, pasi MPB ka ngritur padi penale kundër tetë personave, duke përfshirë edhe kundër tij, për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) – Ish kryeministri, ndërsa tani deputet në Kuvend, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se të gjithë punën e tij edhe si kryeministër edhe si zëvendësministër i Financave, e ka kryer në përputhje me ligjet, pasi MPB ka ngritur padi penale kundër tetë personave, duke përfshirë edhe kundër tij, për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
“Shpresoj se institucionet të gjithë atë proces do ta udhëheqin në mënyrë të paanshme dhe profesionale ashtu siç duhet. Atë që mund ta them është se gjatë punës sime edhe si kryetar i Qeverisë dhe si zëvendësministër i Financave kam punuar gjithnjë në përputhje me ligjet, gjithnjë kam punuar sipas tyre. Ne në asnjë mënyrë nuk kemi marrë pjesë në punën e ndonjë ndërmarrje publike ose shoqëri aksionare në pronësi shtetërore”, deklaroi sot Kovaçevski.
MPB dje i publikoi hollësitë nga padia penale të cilën e parashtroi kundër tetë personave për rastin “Lotaria” në mesin e të cilëve është edhe ish kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se më 13 dhjetor 2024 nga ana e Departamentit për Çrrënjosjen e Krimit të Organizuar dhe Serioz dhe Korrupsionit – Sektori për Hetime Kriminalistike – Njësiti për Korrupsion në PTHP Shkup janë parashtruar padi penale kundër tetë personave për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “marrje të ryshfetit” dhe “keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarje të marrëveshjeve për furnizim publik ose partneritet publik-privat” në rastin me Lotarinë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kallëzimi penal përfshin P.B. (31) për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” neni 353 paragrafi 4, “marrja e ryshfetit” neni 357 paragrafi 4 dhe “keqpërdorimi i procedurës për thirrje publike, dhënie të marrëveshjeve për furnizim ose partneritet publiko-privat” që parashihet dhe dënohet sipas nenit 275-v paragrafi 3 i KP, kundër A.G. (47) nga Shkupi për “keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarjen e marrëveshjeve për furnizim publik ose partneritet publiko-privat” neni 275-v paragrafi 3 lidhur me nenin 24, kundër D.K. (50) nga Shkupi për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 4, kundër M.D. (58) nga Shkupi për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 4, kundër V.P. (41) nga Shkupi për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 4 dhe vazhdimi i veprës penale “marrja e ryshfetit” nga neni 357 paragrafi 1 lidhur me nenin 45, kundër A.A. (36) nga Shkupi për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 4, kundër N.H. (52) nga Shkupi për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 4 dhe veprën penale “marrja e ryshfetit” e paraparë dhe e dënueshme nga neni 357 paragrafi 1 dhe kundër M.Z. (38) nga Tetova për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 4. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s