• недела, 19 мај 2024

Kovaçevski nga Radovishi: Në këto zgjedhje nuk vendosim vetëm kush do ta udhëheqë vendin, por vendosim se edhe ku do të shkojë

Kovaçevski nga Radovishi: Në këto zgjedhje nuk vendosim vetëm kush do ta udhëheqë vendin, por vendosim se edhe ku do të shkojë

 Radovish, 2 maj 2024 (MIA) - Në këto zgjedhje nuk vendosim vetëm se kush do ta udhëheqë shtetin, por  vendosim edhe se ku do të shkojë shteti ynë. Nëse do të vazhdojë të shkelë fort në rrugën evropiane apo të gjithë së bashku sërish do të bëhemi pengje të një shteti autoritar të udhëhequr nga pallati i bardhë i krimit, tha lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në tubimin e sontëm në Radovish të Koalicionit për Ardhmëri Evropiane.

Shtoi se ka pasur lëshime në punën e tyre në shtatë vitet e fundit të vështira. 

"E di që qytetarët janë të pakënaqur nga inflacioni, nga lufta kundër korrupsionit, nga arbitraritetii  politikanëve të caktuar anëtarë të koalicionit tonë të cilët  nga përkatësia paeriake dhe etnike kanë bërë profesionin e tyre personal dhe me këtë e kanë prishur reputacionin e Qeverisë. Dënimi për këtë erdhi më 24 prill, dënim që unë dhe shokët e mi  nga LSDM dhe Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane e pranuam me dinjitet dhe pa indinjatë, sepse qytetarët kanë të drejtë të dërgojnë mesazh të fortë dhe këtë e bënë. Por, apeloj dhe ftoj secilin prej jush që të mendojë mirë se si do të votojë më 8 maj, tha Kovaçevski.

 

Sipas tij, qëllimet kryesore të programit të tyre janë negociatat e shpejta, efikase dhe të suksesshme me BE-në, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të sigurohet një standard shumë më i lartë jetese për qytetarët, një luftë shumë më efektive kundër korrupsionit dhe krimit dhe arsim dhe shëndetësi më të mirë. 

 Ai konsideron se një Qeveri e djathtë e udhëhequr nga VMRO DPMNE mundet lehtë  t'i prishë marrëdhëniet ndëretnike në shtet.

 

 

 

Bartësi i listës zgjedhore në Njësinë e Katërt Zgjedhore, Venko Filipçe, u tha anëtarëve të LSDM-së se tani më shumë se kurrë nevojitet unitet.

 Bashkëbartësja e listës zgjedhore në Njësinë e Katërt Zgjedhore, Jovanka Trençevska, theksoi se perspektiva evropiane e shtetit ka qenë udhërrëfyes i tyre dhe kërkoi nga qytetarët që të mos e dënojnë shtetin për shkak të disa funksionarëve që kanë qenë të pandershëm dhe kanë bërë gabime.

 

 Në tubimin në  Radovish folën edhe kandidatja për deputete Simona Cvetanovski dhe Enes Ibrahim, kryetar i PLT-së.

Foto: LSDM 

 

Остани поврзан