• петок, 12 декември 2025

Konferencë e Këshillit të ministrave të kulturës nga EJL, paralajmërohet deklaratë për modele kulturore të qëndrueshme

Konferencë e Këshillit të ministrave të kulturës nga EJL, paralajmërohet deklaratë për modele kulturore të qëndrueshme

Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Në Ohër sot do të hapet Konferenca e Këshillit të ministrave të kulturës nga EJL fuqizim i kulturës në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm". 

Në hapjen e konferencës është paralajmëruar fjalim hyrës i ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov. Fjalime të tyre do të kenë edhe drejtoresha e Byrosë Rajonale të UNESKO-s për Shkencë dhe Kulturë në Evropë, me seli në Venecia, Magdalena Landri, ministra të Kulturës, zëvendësministra dhe përfaqësues të vendeve të EJL-së. 

Në konferencë pritet të miratohet Deklarata e Ohrit “Modele të qëndrueshme kulturore për të ardhmen”. 

Republika e Maqedonisë e mori presidencën me “Këshillin e ministrave të kulturës nga EJL – fuqizim i kulturës në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm” vitin e kaluar gjatë konferencës së ministrave që u mbajt në Herceg Novi, Mali i Zi.  rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан