Komunikacioni në rrugë kryesisht të thata, dukshmëri e ulur në Demir Kapi
- – Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, njoftoi Lidhja Automote e Maqedonisë.
Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) – Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, njoftoi Lidhja Automote e Maqedonisë.
Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Qendra Informative – Dispeçere e NP Rrugët e Maqedonisë informon se në Demir Kapi është ulur dukshmëria deri 50 metra për shkak të mjegullës.
Në disa akse rrugore të cilat kalojnë në gryka dhe lugina ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të vogla të dheut të cilat pastrohen rregullisht.
Shoferëve u rekomandohet shpejtësi e përshtatur e lëvizjes, respektim i sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim me kujdes me veturat, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave, luginave të lumenjve dhe grykave ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s