Katër ushtarë tajlandezë janë vrarë në luftimet e reja në kufirin me Kamboxhian, kumtuan autoritetet tajlandeze
- Tajlanda kumtoi se katër ushtarë tajlandezë janë vrarë sot në përleshjet e reja në kufirun kamboxhian.
Bangkok, 13 dhjetor 2025 (MIA) - Tajlanda kumtoi se katër ushtarë tajlandezë janë vrarë sot në përleshjet e reja në kufirun kamboxhian.
"Edhe katër ushtarë janë vrarë", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Surasant Kongsiri, në konferencë për shtyp, duke shtuar se numri i viktimave në armatën tajlandeze prej fillimit të luftimeve të hënën tani është 14.
Paraprakisht sot, kryeministri tajlandez, Anutin Çarnvirakup deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë me operacionet ushtarake kundër Kamboxhias derisa nuk neutralizohen "kërcënimet".
Ai i përgënjeshtroi pohimet e presidnetit amerikan, Donald Tramp, i cili dje me telefon bisedoi me Anutinin dhe kryeministrin kamboxhian, Hun Sen dhe tha se të dy janë pajtuar "për armëpushim". bsh/
Foto: EPA arkiv