Kamboxhia: Tajlanda vazhdon me bombardime edhe krahas thirrjes së Trampit për armëpushim
- – Kamboxhia sot njoftoi se Tajlanda ka vazhduar të hedhë bomba në territorin e saj, edhe krahas asaj që presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se fqinjët u pajtuan për armëpushim.
Bangkok, 13 dhjetor 2025 (MIA) – Kamboxhia sot njoftoi se Tajlanda ka vazhduar të hedhë bomba në territorin e saj, edhe krahas asaj që presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se fqinjët u pajtuan për armëpushim.
“Forcat tajlandeze ende nuk i kanë ndërprerë bombardimet dhe ende vazhdojnë me bombardimin”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Kamboxhias në një publikim në Fejsbuk.
Kryeministri tajlandez Anutin Çarnvirakull deklaroi për mediat lokale se nuk ka armëpushim në konfliktin kufitar.
Pas bisedës telefonike me Trampin, Anutin u tha gazetarëve në Bangkok se Kamboxhia së pari duhet të ndalë zjarrin.
Pala e cila e ka shkelur marrëveshjen për armëpushim është ajo që duhet ta korrigjojë sjelljen e saj, “e jo pala e cila ishte sulmuar”, shtoi ai, sipas raportimeve.
Anutin pastaj shkroi në Fejsbuk se Tajlanda “do të vazhdojë të kryejë veprime ushtarake derisa nuk ndjejmë se nuk ka më shumë dëm dhe kërcënime për vendin dhe popullin tonë”.
“Dua të sqaroj. Veprimet tona sot në mëngjes tashmë u dëshmuan”, shtoi ai.
Trampi deklaroi dje se edhe Tajlanda dhe Kamboxhia u pajtuan të ndalojnë luftërat, pas ditëve me trazira përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.
Trampi tha se ka biseduar në telefon me kryeministrin kamboxhian Hun Manet dhe Anutin, duke shkruar në platformën e tij Truth Social se dy liderët u pajtuan t’i ndërpresin të gjitha armiqësitë “në fuqi prej sonte.
Nuk është e qartë për cilën zonë kohore ka menduar Trampi.
Luftërat ndërmjet Tajlandës dhe Kamboxhias zgjasin tashmë disa ditë në shumë pika të kufirit të tyre, në kushte të kontestit shumëvjeçar rreth pretendimeve territoriale. Çdonjëra palë e akuzon tjetrën se e para e ka shkelur armëpushimin e dakorduar më parë përgjatë kufirit të gjatë rreth 800 kilometra.
Përleshjet zhvendosën më shumë se 500.000 banorë dhe vranë më shumë se 20 persona, duke përfshirë disa civilë, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur, thonë persona zyrtarë. fc/
Foto: EPA