Kaja Kallas dhe Marta Kos: BE-ja është e gatshme të sigurojë paqe dhe stabilitet në BeH
- – Me rastin e 30-vjetorit të nënshkrimit zyrtar të Marrëveshjes së Dejtonit, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas dhe komisarja për Zgjerim, Marta Kos, dhanë deklaratë të përbashkët. Ato theksuan se me atë marrëveshja ka përfunduar një nga kapitujt më të errët në Evropë dhe është siguruar paqe e cila zgjat deri në ditën e sotme.
Bruksel, 14 dhjetor 2025 (MIA) – Me rastin e 30-vjetorit të nënshkrimit zyrtar të Marrëveshjes së Dejtonit, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas dhe komisarja për Zgjerim, Marta Kos, dhanë deklaratë të përbashkët. Ato theksuan se me atë marrëveshja ka përfunduar një nga kapitujt më të errët në Evropë dhe është siguruar paqe e cila zgjat deri në ditën e sotme.
Megjithatë, shtojnë ata, 30 vjet më vonë, ende ekzistojnë sfida të pazgjidhura nga e kaluara për Bosnjën e Hercegovinën.
"Edhe pse ky vit ka përfaqësuar pengesa politike, vendi ka mbetur i qëndrueshëm. Qëndrimi në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE si një vend i bashkuar dhe sovran në një rajon të qëndrueshëm dhe të sigurt duhet të mbetet qëllimi përfundimtar", shkruan Kallas dhe Kos.
Ato theksuan se të gjithë liderët politikë duhet të përqendrohen në reformat e nevojshme që shteti të ecën përpara.
Bashkimi Evropian është i gatshëm të sigurojë paqe dhe stabilitet në Bosnjë e Hercegovinë. Kallasi dhe Kosi theksuan se operacioni ushtarak i EUFOR Altea mbetet i patjetërsueshëm për këtë qëllim.
“Tridhjetë vjet pas Dejtonit, Bosnja e Hercegovina duhet ta kapë mundësinë që të formësojë të ardhmen e saj në BE”, theksuan Kos dhe Kallas.
Marrëveshja Paqësore e Dejtonit, ishte nënshkruar në ditën e sotme para saktë 30 vjetëve, më 14 dhjetor të vitit 1995, në Pallatin e Eliseut në Paris, pasi paraprakisht ishte arritur dhe nënshkruar marrëveshja më 21 nëntor 1995 në bazën Rajt – Paterson në Dejton, shteti fderal amerikan Ohajo. fc/
Foto: Arkivi i EPA-s