• петок, 02 јануари 2026

Javën e ardhshme analizë nëse ka pasur sjellje devijante të tregtarëve dhe çmime të rritura para festave

Javën e ardhshme analizë nëse ka pasur sjellje devijante të tregtarëve dhe çmime të rritura para festave

Shkup, 2 janar 2026 (MIA) - Ministria e Ekonomisë dhe Punës javën e ardhshme do të analizojë çmimet e produkteve në fund të muajit të kaluar dhe në fillim të këtij muaji për të përcaktuar nëse ka pasur rritje të çmimeve dhe sjellje devijante nga ana e tregtarëve.

"Javën e ardhshme do të analizojmë të dhënat e çmimeve nga ditët e fundit të dhjetorit dhe ditët e para të janarit dhe do të informoheni nëse ka sjellje devijante nga ana e tregtarëve apo rritje të çmimeve. Do të informoheni se si do të veprojmë", tha sot në përgjigje të pyetjes së gazetarëve ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Në një konferencë për shtyp për fillimin e zbatimit të Ligjit për Punësimin e Personave, ministri theksoi se ky ligj do të ulë papunësinë dhe se pensionistët, studentët dhe përfituesit e ndihmës sociale do të mund të punësohen gjatë vitit për jo më shumë se gjashtë muaj.

I pyetur nëse do të ketë një spastrim të listës në Agjencinë e Punësimit ku ka persona të papunë që marrin ndihmë sociale, por nuk pranojnë punësim, ai deklaroi se me ligjin e ri në fuqi ata nuk do të humbasin të drejtat e tyre si të papunë, por do të kenë mundësinë të punësohen në aktivitetet e bujqësisë, peshkimit, pylltarisë dhe hotelerisë.

Sipas analizave të kryera nga Ministria e Ekonomisë, me zbatimin e ligjit pritet të formalizohen 12.000 punëtorë sezonalë në bujqësi dhe rreth 5.400 punëtorë të padeklaruar në turizëm, hotelieri dhe shërbime. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан