• петок, 05 декември 2025

Janë gjetur 13 telefona celularë në burg tek një i akuzuar për "Puls", gjykimi vazhdon

Janë gjetur 13 telefona celularë në burg tek një i akuzuar për

Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Në burg tek i pandehuri Xhevair Kamberi nga Ministria e Ekonomisë për rastin "Puls", u gjetën 13 telefona celularë dhe një laptop, informoi gjykatësja Diana Gruevska Ilievska pak para fillimit të seancës së sotme dhe i dha vërejtje të pandehurit.

Ai deklaroi se i gjeti telefonat kur arriti atje.

"I gjeta telefonat kur arrita atje", tha i pandehuri para Gjykatës.

Pak para fillimit të seancës së sotme, ajo informoi gjithashtu se janë parashtruar autorizime të reja për personat e dëmtuar.

Në seancën e sotme pritet shpallje e fajlësisë dhe fjalë hyrëse nga mbrojtja, ndërsa opiioni publik mund ta ndjekë drejtpërdrejt përmes kanaleve të MIA-s.

Gjykimi po zhvillohet nën masa të përforcuara sigurie, me praninë e të pandehurve, të afërmve të viktimave, prokurorisë, mbrojtjes dhe gazetarëve të shumtë.

Prokuroria, e përfaqësuar nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë, njoftoi se dëshmitë do të tregonin se klubi "Puls" ishte një kurth vdekjeprurës që nga fillimi, rezultat i neglizhencës sistematike dhe dështimeve institucionale.

Në bankën e të akuzuarve u ulën 37 të pandehur - pronarë, menaxherë, inspektorë, ish-kryetarë komune, roje sigurie dhe nëpunës civilë, përfshirë Xhevair Kamberin, telefonat e të cilit u gjetën.

Në zjarrin tragjik në diskoteken "Puls" në Koçan, humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u lënduan. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан